Electrolux EDH3686GDE Kullanım kılavuzu

Kategori
Elektrikli çamaşır kurutma makineleri
Tip
Kullanım kılavuzu
EDH3686GDE
SQ Tharëse me Rrotullim Udhëzimet për përdorim 2
TR Çamaşır Kurutucu Kullanma Kılavuzu 20
PËRMBAJTJA
1. INFORMACION SIGURIE.................................................................................. 3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 5
3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT..............................................................................7
4. PANELI I KONTROLLIT..................................................................................... 8
5. TABELA E PROGRAMIT....................................................................................9
6. OPSIONET....................................................................................................... 10
7. CILËSIMET.......................................................................................................11
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................12
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM...........................................................................12
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................... 13
11. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................. 14
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 17
13. TË DHËNAT TEKNIKE................................................................................... 18
MENDOJMË PËR JU
Faleminderit që bletë pajisje Electrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me
vete dekada të tëra inovacioni dhe përvoje nga profesionistë. Ky produkt gjenial
dhe elegant është projektuar duke ju pasur juve në mendje. Pra, sa herë që ta
përdorni mund të ndiheni të sigurt do të merrni rezultate të shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Marrjen e këshillave të përdorimit, broshurave, informacionit për zgjidhjen e
problemeve dhe për shërbimin:
www.electrolux.com/webselfservice
Regjistrimin e produktit tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blerjen e aksesorëve, pjesëve të konsumueshme dhe pjesëve origjinale të
këmbimit për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë origjinale këmbimi.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të
dispononi të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Informacion për sigurinë/kujdesin
Informacion i përgjithshëm dhe këshilla
Informacion mjedisor
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.electrolux.com2
1. INFORMACION SIGURIE
Përpara fillimit të instalimit dhe përdorimit të kësaj
pajisjeje, lexoni me kujdes udhëzimet e dhëna.
Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet
si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm.
Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe
ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
- Lexoni udhëzimet e dhëna.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
PARALAJMËRIM!
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose gjymtimi të
përhershëm.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara me
kusht që t'u jenë dhënë udhëzime dhe/ose të
mbikëqyrjen në lidhje me përdorimin e sigurt të
pajisjes dhe të kuptojnë rreziqet e mundshme të
përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Fëmijët e moshës 3 vjeç e poshtë duhet të mbahen
gjithmonë larg nga kjo pajisje kur ajo është në punë.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe
hidheni atë siç kërkohet.
Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së
pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ky duhet aktivizuar.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes nga përdoruesi pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
SHQIP 3
Nëse tharësja e rrobave montohet mbi një lavatriçe,
përdorni setin e varjes së rrobave. Seti i varjes së
rrobave, i disponueshëm nga shitësi juaj i autorizuar,
mund të përdoret vetëm me pajisjen e specifikuar në
udhëzime, të cilën e keni marrë me aksesorin.
Lexojeni me kujdes përpara instalimit (Referojuni
broshurës së instalimit).
Pajisja mund të instalohet më vete ose poshtë një
banaku kuzhine me hapësirën e duhur (Referojuni
broshurës së instalimit).
Mos e instaloni pajisjen pas një dere që kyçet, një
dere rrëshqitëse apo një dere me menteshë në krahun
e kundërt, e cila mund të pengojë hapjen e plotë të
derës së pajisjes.
Vrima e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) nuk
duhet të mbulohet nga tapeti, rrugica apo ndonjë
mbulesë tjetër dyshemeje.
Futeni spinën në prizë vetëm në fund të procesit të
montimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
Siguroni ajrim në mirë të dhomës së montimit për të
shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve të
padëshiruara që lëshojnë pajisjet që djegin gaz ose
lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.
Ajri i shkarkimit nuk duhet të shkarkohet në një sistem
aspirimi që përdoret për shkarkimin e tymrave nga
pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse.
Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose
persona me kualifikim të ngjashëm.
Mos tejkaloni ngarkesën maksimale prej 8 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
Mos e përdorni pajisjen nëse artikujt janë të ndotur me
kimikate industriale.
Fshini pushin ose mbetjet e paketimit që janë
grumbulluar përreth pajisjes.
www.electrolux.com4
Mos e përdorni pajisjen pa filtër. Pastrojeni filtrin prej
liri përpara ose pas çdo përdorimi.
Mos thani artikuj të palarë në tharëse.
Artikujt e ndotur me substanca të tilla si vaj gatimi,
aceton, alkool, benzinë, vajguri, heqës njollash,
terpentinë, dyllë dhe heqës dylli duhet të lahen në ujë
të nxehtë me një sasi shtesë detergjenti, përpara se të
thahen në tharësen e rrobave.
Artikujt e tillë si sfungjeri i gomuar (sfungjer lateks),
skufjet e dushit, tekstilet rezistente ndaj ujit, artikujt me
pjesë të gomuara dhe rrobat ose jastëkët me mbushje
prej sfungjeri të gomuar nuk duhet të thahen në
tharësen e rrobave.
Zbutësit e rrobave ose produkte të ngjashme duhet të
përdoren vetëm sipas specifikimeve të udhëzimeve të
prodhuesit të produktit.
Hiqni të gjitha objektet nga artikujt që mund të bëhen
burim zjarri, të tillë si çakmakët apo shkrepëset.
Mos e fikni asnjëherë tharësen përpara përfundimit të
ciklit të tharjes, nëse të gjithë artikujt nuk nxirren
shpejt dhe nuk hapen në mënyrë që nxehtësia të
shpërndahet.
Faza e fundit e ciklit të tharëses kryhet pa nxehtësi
(cikli i ftohjes) për të siguruar që artikujt të mbeten në
një temperaturë që garanton mosdëmtimin e tyre.
Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni
pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Hiqni paketimin dhe bulonat e
transportit.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe
veshjet e dhëna për këmbët.
Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende ku temperatura
mund të jetë nën 5°C ose më të lartë
se 35°C.
Zona e dyshemesë ku do të instalohet
pajisja duhet të jetë e sheshtë, e
qëndrueshme, rezistente ndaj
nxehtësisë dhe e pastër.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
Gjithmonë mbajeni pajisjen
vertikalisht kur e transportoni.
SHQIP 5
Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të
vendoset kundrejt murit.
Pasi ta keni vendosur pajisjen në
vendin e saj të përhershëm të punës,
kontrolloni që të jetë tërësisht e
niveluar me ndihmën e një niveluesi.
Nëse jo, rregulloni këmbëzat siç
duhet.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatues.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e rrymës me duar të lagura.
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak.
Mos thani artikuj të dëmtuar (të grisur,
të çarë) që përmbajnë material
mbushës.
Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharjen në tharëse.
Ndiqni udhëzimet në etiketën e
rrobave.
Nëse i keni larë rrobat tuaja me heqës
njollash, duhet të kryeni një cikël
shtesë shpëlarjeje përpara se të
ndizni tharësen e rrobave.
Mos pini ose mos përgatitni ushqime
me ujë të kondensuar/distiluar. Kjo
mund të shkaktojë probleme
shëndetësore te njerëzit dhe kafshët.
Mos u ulni dhe mos peshoni mbi
derën e hapur.
Mos thani në tharëse rroba të lagura
që pikojnë ujë.
2.4 Drita e brendshme
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi.
Ka rrezatim të dukshëm LED, ndaj
mos i ngulni sytë te drita.
Lloji i llambushkës ose llambushkës
halogjene të përdorur për këtë pajisje
është vetëm për pajisje elektro-
shtëpiake. Mos e përdorni atë për
ndriçim banese.
Për të zëvendësuar dritën e
brendshme, lidhuni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
2.5 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe
avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale të
ashpra pastruese, tretës ose objekte
metalike.
2.6 Kompresori
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Kompresori dhe sistemi i tij në
tharësen me rrotullim është i mbushur
me një lëndë të veçantë, e cila nuk
përmban hidrokarbure me fluor dhe
klorur. Sistemi duhet të qëndrojë
hermetik. Dëmtimi i sistemit mund të
shkaktojë rrjedhje.
www.electrolux.com6
2.7 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji dhe ai me ujë.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe
të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.
Hidheni pajisjen në përputhje me
kërkesat lokale për hedhjen e
pajisjeve mbeturina elektrike dhe
elektronike (WEEE).
3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
1 2
7
4
3
5
6
9
10
11
12
8
1
Rezervuar
2
Paneli i kontrollit
3
Drita e brendshme
4
Dera e pajisjes
5
Filtri kryesor
6
Butoni për hapjen e derës së
shkëmbyesit të nxehtësisë
7
Vrimat e qarkullimit të ajrit
8
Këmbëzat e rregullueshme
9
Dera e shkëmbyesit të nxehtësisë
10
Kapaku i shkëmbyesit të nxehtësisë
11
Çelësi për kyçjen e kapakut të
shkëmbyesit të nxehtësisë
12
Etiketa e specifikimeve
Për të ngarkuar me lehtësi
rrobat ose për të lehtësuar
instalimin, dera mund t'i
ndryshohet krahu i hapjes.
(shihni broshurën tjetër).
SHQIP 7
4. PANELI I KONTROLLIT
1 2
7
3
6
5
4
8
1
Çelësi i programeve
2
Ekrani
3
Blloku i prekjes Koha
4
Blloku i prekjes Shtyrja
5
Blloku i prekjes Sinjalizuesi
6
Blloku i prekjes Ngarkesë me të
leshta
7
Blloku i prekjes Nisja/Pauza
8
Butoni Ndezje/Fikje
Prekni blloqet e prekjes me
gisht në zonën me simbolin
ose emrin e opsionit. Mos
mbani doreza veshur kur
përdorni panelin e kontrollit.
Sigurohuni që paneli i
kontrollit të jetë gjithmonë i
pastër dhe i thatë.
4.1 Treguesit
Treguesit Përshkrimi
Faza e tharjes
Faza e ftohjes
Faza e ruajtjes nga rrudhat
Kondensatori
Depozita e ujit
Filtri
Shtyrja e programit
Bllokuesi për fëmijët
Sinjalet akustike
www.electrolux.com8
Treguesit Përshkrimi
Kohëzgjatja e programit
-
Kohëzgjatja e tharjes me kohë
-
Kohëzgjatja e shtyrjes së programit
5. TABELA E PROGRAMIT
Programet Lloji i ngarkesës
Ngarkesa
(maks.)
1)
/Shenja
e rrobave
Të pambukta
Tharje ekstra
Niveli i tharjes: tharje ekstra.
8 kg/
Tharje për dollap+
Niveli i tharjes: tharje e fortë.
8 kg/
Tharje për
dollap
2)
3)
Niveli i tharjes: tharje për dollap.
8 kg/
Tharje për
hekurosje
2)
Niveli i tharjes: e përshtatshme për
hekurosje.
8 kg/
Sintetike
Tharje ekstra
Niveli i tharjes: tharje ekstra.
3,5 kg/
Tharje për
dollap
2)
Niveli i tharjes: tharje për dollap.
3,5 kg/
Tharje për
hekurosje
Niveli i tharjes: e përshtatshme për
hekurosje.
3,5 kg/
E shpejtë
Për të tharë të pambukta dhe sintetike.
2 kg/
Tharje e
programuar
Me këtë program mund të përdorni
opsionin Koha dhe të vendosni
kohëzgjatjen e programit.
8 kg/
Rifreskim
Për rifreskimin e rrobave që kanë
ndenjur brenda në dollap.
1 kg
SHQIP 9
Programet Lloji i ngarkesës
Ngarkesa
(maks.)
1)
/Shenja
e rrobave
Të leshtat
4)
Pëlhura të leshta. Tharje delikate e
rrobave të leshta që mund të lahen.
Nxirrini menjëherë artikujt kur programi të
ketë përfunduar.
1 kg
Për tharjen e atleteve vetëm me Skarën
e tharjes (shihni manualin e posaçëm të
përdorimit, i cili ofrohet me skarën e
tharjes).
1 palë atlete
Delikate
Pëlhura delikate.
2 kg/
Jorgan
Për të tharë jorganë tek ose dopjo dhe
jastëkë (me pupla apo me mbushje
sintetike).
3 kg/
Hekurosje e
lehtë
Pëlhura që kërkojnë kujdes, për të cilat
nevojitet hekurosje minimale. Rezultatet
e tharjes mund të ndryshojnë nga një lloj
pëlhure në tjetrën. Shkundini artikujt
përpara se t'i vendosni ato brenda
pajisjes. Kur programi të ketë
përfunduar, nxirrini menjëherë artikujt
dhe vendosini në një nderëse rrobash.
1 kg (ose 5
këmisha)/
1)
Pesha maksimale u referohet artikujve të tharë.
2)
Vetëm për institutet e testimit: Programet standarde të testimit specifikohen në
dokumentin e EN 61121. Pastroni filtrin kryesor dhe filtrin e shkëmbyesit të nxehtësisë pas
çdo cikli.
3)
Programi
Të pambukta Tharje për dollap është “Programi standard për të
pambuktat”. Është i përshtatshëm për tharjen e rrobave të lagura normale prej pambuku
dhe ky është programi më efikas për sa i përket konsumit të energjisë për tharjen e rrobave
të lagura prej pambuku.
4)
Cikli i larjes për të leshtat i kësaj makine është miratuar nga The WoolmarkCompany për
tharjen në makinë të produkteve të leshta me kusht që rrobat të lahen dhe thahen sipas
udhëzimeve në etiketën e rrobës dhe ato të lëshuara nga prodhuesi i kësaj makine. M1221.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Hong-Kong dhe Indi, simboli Woolmark është markë
tregtare certifikimi.
6. OPSIONET
6.1 Koha
Opsioni është i disponueshëm për
programin Tharje e programuar dhe
programin Të leshtat (vetëm me skarën
tharëse).
www.electrolux.com10
Rekomandojmë që të
vendosni një kohëzgjatje të
shkurtër për sasi të vogla
rrobash ose vetëm për një
artikull.
Tharje e programuar programi: Ju
mund të vendosni kohëzgjatjen e
programit, për një minimum 10
minutash deri maksimumi në 2 orë.
Vendosja e kohëzgjatjes lidhet me
sasinë e rrobave në pajisje.
Të leshtat programi: Ju mund të
vendosni kohëzgjatjen e programit,
për një minimum 30 minutash deri
maksimumi në 4 orë. Vendosja e
kohëzgjatjes lidhet me sasinë e
rrobave në pajisje.
6.2 Ngarkesë me të leshta
Ky opsion aplikohet vetëm për programin
Të leshta. Që rrobat të thahen më
shumë, shtypni fushën me prekje
Ngarkesë me të leshta në mënyrë të
përsëritur për të rritur kohëzgjatjen e
programit.
6.3 Sinjalizuesi
mund ta dëgjoni zilen:
në përfundim të ciklit
në fillim dhe përfundim të fazës së
kundër rrudhave
në ndërprerjen e ciklit
Funksioni i sinjalizuesit është vendosur
nga fabrika që të qëndrojë ndezur. Ju
mund ta përdorni këtë funksion për të
aktivizuar ose çaktivizuar funksionin
sinjalin.
Ju mund të aktivizoni
opsionin Sinjalizuesi me të
gjitha programet.
6.4 Tabela e opsioneve
Programet
1)
Tharje e
programuar
Të leshtat
2)
1)
Së bashku me programin mund të vendosni 1 ose më shumë opsione. Për t'i aktivizuar
ose çaktivizuar ato, shtypni fushën përkatëse me prekje.
2)
Vetëm me skarën e tharjes (aksesor standard ose opsional, në varësi të modelit).
7. CILËSIMET
A
D
B
C
E
A. Koha Blloku i prekjes
B. Shtyrja Blloku i prekjes
C. Sinjalizuesi Blloku i prekjes
D. Ngarkesë me të leshta Blloku i
prekjes
E. Nisja/Pauza Blloku i prekjes
7.1 Funksioni i bllokimit për
fëmijët
Ky opsion nuk lejon që fëmijët të luajnë
me pajisjen gjatë kohës që ajo është në
punë. Çelësi i programeve dhe blloku i
prekjes bllokohen.
Zhbllokohet vetëm butoni ndezje/fikje.
SHQIP 11
Aktivizimi i opsionit të bllokimit
për fëmijët:
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
2. Prisni afërsisht 8 sekonda.
3. Prekni dhe mbani prekur
njëkohësisht blloqet e prekjes (A)
dhe (D). Treguesi i bllokimit për
fëmijët ndizet.
Treguesi i bllokimit për fëmijët ndizet.
Opsioni i bllokimit për fëmijët
mund të çaktivizohet
ndërkohë që është në punë
një program. Prekni dhe
mbani prekur të njëjtat blloqe
prekjeje derisa treguesi i
bllokimit për fëmijët të fiket.
7.2 Rregullimi i shkallës së
lagështisë së rrobave të
mbetura
Për të ndryshuar shkallën e paracaktuar
të lagështisë së mbetur të rrobave:
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
2. Prisni afërsisht 8 sekonda.
3. Prekni dhe mbani prekur
njëkohësisht butonat (A) dhe (B).
Një nga këta tregues ndizet:
maksimumi i rrobave të
thata
rrobat më të thata
rrobat me thatësi
standarde
4. Shtypni butonin (E) vazhdimisht
derisa të ndizet treguesi i nivelit të
duhur.
5. Për të konfirmuar rregullimin, shtypni
dhe mbani shtypur butonat (A) dhe
(B) njëkohësisht për rreth 2 sekonda.
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
Përpara se të përdorni pajisjen për herë
të parë:
Pastroni me një leckë të njomë
kazanin e tharëses me rrotullim.
Nisni një program të shkurtër (p.sh.
30 minuta) me rroba të njoma.
Në fillim të ciklit të tharjes (3
- 5 min.) niveli i zhurmës
mund të jetë paksa më i
lartë. Kjo ndodh për shkak të
ndezjes së kompresorit. Kjo
është normale për pajisjet
me kompresor të tilla si
frigoriferët dhe ngrirësit.
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
9.1 Nisja e një programi pa
vonimin e fillimit
1. Përgatitni rrobat dhe ngarkoni
pajisjen.
KUJDES!
Sigurohuni që kur të
mbyllni derën, rrobat të
mos ngecin mes derës
së pajisjes dhe
guarnicionit prej gome.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
3. Vendosni programin dhe opsionet e
duhura sipas llojit të ngarkesës.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit.
www.electrolux.com12
Koha e tharjes që shihni i
përkon një ngarkese prej 5
kg për programet për të
pambukta dhe xhinse. Për
programet e tjera koha e
tharjes u përkon ngarkesave
të rekomanduara. Koha e
tharjes së programit për të
pambukta dhe xhinse me
ngarkesë mbi 5 kg është më
e gjatë.
4. Shtypni bllokun e prekjes Nisja/
Pauza.
Niset programi.
9.2 Nisja e programit me
shtyrjen e fillimit të programit
1. Vendosni programin dhe opsionet e
duhura sipas llojit të ngarkesës.
2. Shtypni butonin e shtyrjes së
programit vazhdimisht derisa ekrani
të shfaqë kohën e vonesës që
dëshironi të vendosni.
Ju mund të shtyni fillimin
e një programi nga
minimumi 30 minuta deri
maksimumi në 20 orë.
3. Shtypni bllokun e prekjes Nisja/
Pauza.
Ekrani tregon numërimin mbrapsht të
shtyrjes së programit.
Programi fillon pas përfundimit të
numërimit mbrapsht.
9.3 Ndryshimi i një programi
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të çaktivizuar pajisjen
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
3. Caktoni programin.
9.4 Në përfundim të programit
Kur programi ka përfunduar:
Bie një sinjal akustik i ndërprerë.
Pulson treguesi .
Pulson treguesi .
Treguesi Nisja/Pauza është i ndezur.
Pajisja vazhdon të punojë me fazën e
ruajtjes nga rrudhat për rreth 30 minuta
të tjera.
Faza e ruajtjes nga rrudhat parandalon
rrudhat nga rrobat tuaja.
Mund t'i hiqni rrobat përpara përfundimit
të fazës së ruajtjes nga rrudhat. Për
rezultate më të mira, rekomandojmë t'i
hiqni rrobat kur faza pothuajse të ketë
përfunduar.
Kur faza e ruajtjes nga rrudhat ka
përfunduar:
Treguesi
është i ndezur, por nuk
pulson.
Treguesi është i ndezur, por nuk
pulson.
Treguesi Nisja/Pauza fiket.
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të çaktivizuar pajisjen.
2. Hapni derën e pajisjes.
3. Nxirrni rrobat nga pajisja.
4. Mbyllni derën e pajisjes.
Gjithmonë pastroni filtrin dhe
zbrazni depozitën e ujit kur
të përfundojë programi.
9.5 Funksioni i pritjes aktive
Për të ulur konsumin e energjisë, ky
funksion çaktivizon automatikisht
pajisjen:
Pas rreth 5 minutash nëse nuk nisni
programin.
Pas 5 minutash nga përfundimi i
programit.
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
10.1 Përgatitja e rrobave
Mbyllni zinxhirët.
Mbyllni mbërthyeset e këllëfëve të
jorganëve.
Mos i thani të palidhura kollaret ose
rripat (p.sh. rripat e përparëseve).
Lidhini ato përpara se të nisni një
program.
Nxirrini të gjithë artikujt nga xhepat.
SHQIP 13
Nëse një artikull ka shtresë të
brendshme prej pambuku, kthejeni
anën e brendshme jashtë. Sigurohuni
që shtresa e pambukut të jetë
gjithmonë jashtë.
Rekomandojmë që të vendosni
programin e duhur të përshtatshëm
për llojin e pëlhurave që janë në
pajisje.
Mos i vendosni ngjyrat e errëta së
bashku me ngjyrat e çelura. Ngjyrat e
errëta mund të lëshojnë bojë.
Përdorni një programin të
përshtatshëm për fanella pambuku
dhe trikotazhe për të parandaluar
hyrjen në ujë.
Sigurohuni që sasia e rrobave të mos
jetë më shumë se sasia maksimale e
treguar në tabelën e programeve.
Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharjen në tharëse.
Referojuni etiketës së pëlhurës që
kanë artikujt.
Mos thani së bashku artikuj shumë të
mëdhenj dhe artikuj shumë të vegjël.
Artikujt e vegjël mund të ngecin
brenda artikujve të mëdhenj dhe
mbeten të lagur.
Etiketa e
pëlhurës
Përshkrimi
Rrobat janë të papërshtatshme për tharjen.
Rrobat janë të papërshtatshme për tharjen në tharëse me
temperatura të larta.
Rrobat janë të papërshtatshme për tharjen në tharëse vetëm me
temperatura të ulëta.
Rrobat nuk janë të papërshtatshme për tharjen në tharëse.
11. KUJDESI DHE PASTRIMI
11.1 Pastrimi i filtrit
1. 2.
1
2
3.
1
2
4.
www.electrolux.com14
5.
1)
6.
2
1
1)
Nëse nevojitet, pastrojeni filtrin me ujë të ngrohtë rubineti duke përdorur furçë dhe/ose
fshesë me korrent.
11.2 Zbrazja e depozitës së ujit
1. 2.
3. 4.
Ju mund të përdorni ujin nga
depozita e ujit si alternative
për ujë të distiluar (p.sh. për
hekurosje me avull). Përpara
se të përdorni ujin, hiqni
papastërtitë me filtër.
11.3 Pastrimi i kondensatorit
1. 2.
SHQIP 15
3.
2
1
4.
11
22
5. 6.
22
11
7.
KUJDES!
Mos prekni sipërfaqet
metalike me duar të
zhveshura. Rrezik lëndimi.
Vishni dorashka mbrojtëse.
Pastroni me kujdes që të
shmangni dëmtimin e
sipërfaqes metalike.
11.4 Pastrimi i kazanit
PARALAJMËRIM!
Shkëputeni pajisjen nga
korrenti përpara se ta
pastroni.
Përdorni një sapun larës neutral
standard për të pastruar sipërfaqen e
brendshme të kazanit dhe filtrat e
kazanit. Thajini sipërfaqet e pastruara
me një leckë të butë.
KUJDES!
Mos përdorni materiale
gërryese apo lesh teli për të
pastruar kazanin.
11.5 Pastrimi i panelit të
kontrollit dhe karkasës
Përdorni një sapun larës neutral
standard për të pastruar panelin e
kontrollit dhe karakasën.
Pastrojeni me një pëlhurë të njomë.
Thajini sipërfaqet e pastruara me një
leckë të butë.
KUJDES!
Mos përdorni agjentë për
pastrimin e mobilieve ose
agjentë pastrues të cilët
mund të shkaktojnë
gërryerje gjatë pastrimit të
pajisjes.
11.6 Pastrimi i vrimave të
qarkullimit të ajrit
Përdorni një fshesë me korrent për të
hequr pushin nga vrimat e qarkullimit të
ajrit.
www.electrolux.com16
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Problemi Zgjidhja e mundshme
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
Kontrolloni siguresën në kutinë e
siguresave (instalimin shtëpiak).
Programi nuk fillon. Shtypni Nisja/Pauza.
Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e
mbyllur.
Dera e pajisjes nuk mbyllet. Sigurohuni që instalimi i filtrit të jetë bërë
si duhet.
Sigurohuni që rrobat të mos ngecin mes
derës së pajisjes dhe guarnicionit prej
gome.
Pajisja ndalon gjatë punës. Sigurohuni që depozita e ujit të jetë bosh.
Shtypni Nisja/Pauza për ta nisur
programin sërish.
Koha e ciklit është tepër e gjatë ose ka
rezultate të pakënaqshme në tharje.
1)
Sigurohuni që pesha e rrobave të jetë në
përputhje me kohëzgjatjen e programit.
Sigurohuni që filtri të jetë i pastër.
Rrobat janë tepër të lagura. Centrifugojini
rrobat sërish në lavatriçe.
Sigurohuni që temperatura e dhomës të
jetë më e lartë se +5°C dhe më e ulët se
+35°C. Temperatura optimale e dhomës
është 19°C deri në 24°C.
Vendosni programin Tharje e programuar
ose Tharje ekstra.
2)
Në ekran shfaqet Err. Nëse dëshironi të vendosni një program
të ri, çaktivizoni dhe aktivizoni pajisjen.
Sigurohuni që opsionet të jenë të
disponueshme për programin.
Ekrani shfaq (p.sh. E51). Çaktivizoni dhe aktivizoni pajisjen. Nisni
një program të ri. Nëse problemi ndodh
përsëri, kontaktoni qendrën e shërbimit.
1)
Pas maksimumi 5 orësh, programi përfundon automatikisht.
2)
Mund të ndodhë që disa zona të mbeten të lagështa kur thani artikuj të mëdhenj (p.sh.
çarçafë krevati).
Nëse rezultatet e tharjes janë të
pakënaqshme
Programi i vendosur ishte i pasaktë.
Filtri është i bllokuar.
Kondensatori është bllokuar.
Në pajisje ka shumë rroba.
Kazani është i papastër.
SHQIP 17
Cilësim i pasaktë i sensorit të
përçueshmërisë (shihni kapitullin
"
Cilësimet - Rregullimi i nivelit të
mbetur të lagështirës në rroba
" për
cilësim më të mirë).
Vrimat e qarkullimit të ajrit janë të
bllokuara.
Temperatura e dhomës është tepër e
ulët ose tepër e lartë (temperatura
optimale e dhomës është 19°C deri
24°C )
13. TË DHËNAT TEKNIKE
Gjerësia x Lartësia x Thellësia 850 x 600 x 600 mm (maksimumi 640
mm)
Thellësia maksimale me derën e pajisjes
të hapur
1090 mm
Gjerësia maksimale me derën e pajisjes
të hapur
950 mm
Lartësia e rregullueshme 850 mm (+ 15 mm - rregullimi i këmbëve)
Vëllimi i kazanit 118 l
Vëllimi maksimal i ngarkesës 8 kg
Tensioni 230 V
Frekuenca 50 Hz
Siguresa e nevojshme 5 A
Fuqia totale 950 W
Kategoria e efikasitetit të energjisë A+
Konsumi i energjisë
1)
2,65 kWh
Konsumi vjetor i energjisë
2)
308 kWh
Majtas - thithja e energjisë në modalitetin
e mbetur ndezur
0,44 W
Thithja e energjisë në modalitetin fikur 0,44 W
Lloji i përdorimit Shtëpiak
Temperatura e lejuar e ambientit + 5°C deri në + 35°C
Niveli i mbrojtjes ndaj hyrjes së grimcave
të ngurta dhe lagështisë sigurohet nga
kapaku mbrojtës, përveç rastit kur pajisja
me tension të ulët nuk ka mbrojtje kundër
lagështisë
IPX4
Ky produkt përmban gaz të fluorinuar të mbyllur hermetikisht
Emërtimi i gazit R134a
Pesha 380 g
www.electrolux.com18
Potenciali i ngrohjes globale (GWP) 1430
1)
Referuar EN 61121. 8 kg pambuk, i centrifuguar me 1000 rpm.
2)
Konsumi i energjisë në vit në kWh, bazuar në 160 cikle tharjeje të programit standard për
të pambuktat me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme dhe konsumi i modaliteteve me fuqi të
ulët. Konsumi aktual i energjisë për cikël do të varet nga mënyra se si përdoret pajisja
(RREGULLORJA (BE) Nr. 392/2012).
13.1 Vlerat e konsumit
Programi
Centrifugimi në / lagështia e
mbetur
Koha e
tharjes
Konsumi i
energjisë
Të pambukta 8 kg
Tharje për dollap 1400 rpm / 50% 159 min. 2,32 kWh
1000 rpm / 60% 181 min. 2,65 kWh
Tharje për hekurosje 1400 rpm / 50% 111 min. 1,66 kWh
1000 rpm / 60% 127 min. 1,89 kWh
Sintetike 3,5 kg
Tharje për dollap 1200 rpm / 40% 57 min. 0,64 kWh
800 rpm / 50% 65 min. 0,72 kWh
14. PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN
Ricikloni të gjitha materialet e shënuara
me simbolin . Hidhini të gjitha
materialet ambalazhuese siç kërkohet
dhe ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe
të brezave të ardhshëm. Mos hidhni
pajisjet elektrike të shënuara me simbolin
së bashku me mbetjet e përgjithshme
shtëpiake. Hidhini të gjitha mallrat
elektrike pranë pikave përkatëse të
grumbullimit të autoriteteve lokale, pranë
autoritetit lokal ose pranë qendrave
komerciale të riciklimit.
SHQIP 19
İÇİNDEKİLER
1. GÜVENLIK BILGILERI..................................................................................... 21
2. GÜVENLIK TALIMATLARI............................................................................... 23
3. ÜRÜN TANIMI.................................................................................................. 25
4. KONTROL PANELI...........................................................................................26
5. PROGRAM TABLOSU..................................................................................... 27
6. OPSIYONLAR.................................................................................................. 28
7. AYARLAR......................................................................................................... 29
8. İLK KULLANIMDAN ÖNCE.............................................................................. 30
9. GÜNLÜK KULLANIM........................................................................................30
10. İPUÇLARI VE YARARLI BILGILER................................................................31
11. BAKIM VE TEMIZLIK......................................................................................32
12. SORUN GIDERME......................................................................................... 34
13. TEKNIK VERILER.......................................................................................... 36
14. TÜKETICININ SEÇIMLIK HAKLARI............................................................... 37
SİZİ DÜŞÜNÜR
Bir Electrolux cihazı aldığınız için teşekkürler. Size onlarca yıllık profesyonel
deneyim ve yenilik sunan bir ürün tercih ettiniz. Sizi düşünerek tasarlanan yaratıcı
ve şık bir ürün. Bu ürünü her kullandığınızda, daima en iyi sonuçları
alacağınızdan emin olabilirsiniz.
Electrolux'e hoş geldiniz.
Aşağıdakiler için web sitemizi ziyaret edin:
Kullanım önerileri, broşürler, sorun giderme bilgileri, servis bilgileri alın:
www.electrolux.com/webselfservice
Ürününüzü daha iyi servis için kaydedin:
www.registerelectrolux.com
Cihazınız için Aksesuarlar, Sarf Malzemeleri ve Orijinal yedek parçalar satın
alın:
www.electrolux.com/shop
MÜŞTERİ HİZMETLERİ VE SERVİS
Orijinal yedek parça kullanılmasını tavsiye ederiz.
Yetkili Servis Merkezimizle iletişim sırasında, aşağıdaki verilerin bulunduğunu
kontrol edin: Model, PNC, Seri Numarası.
Bilgiler, bilgi etiketinde yazılıdır.
Uyarı / Dikkat-Güvenlik bilgileri
Genel bilgiler ve tavsiyeler
Çevre ile ilgili bilgiler
Önceden haber verilmeksizin değişiklik yapma hakkı saklıdır.
www.electrolux.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40

Electrolux EDH3686GDE Kullanım kılavuzu

Kategori
Elektrikli çamaşır kurutma makineleri
Tip
Kullanım kılavuzu