Electrolux EDH3498RDE Kullanım kılavuzu

Kategori
Elektrikli çamaşır kurutma makineleri
Tip
Kullanım kılavuzu
EDH3498RDE
SQ THARËSE ME
RROTULLIM
UDHËZIMET PËR PËRDORIM
2
TR ÇAMAŞIR KURUTUCU KULLANMA KILAVUZU 22
UK СУШИЛЬНИЙ БАРАБАН ІНСТРУКЦІЯ 43
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 5
3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT..............................................................................7
4. PANELI I KONTROLLIT..................................................................................... 7
5. TABELA E PROGRAMEVE................................................................................9
6. OPSIONET....................................................................................................... 11
7. CILËSIMET.......................................................................................................13
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................14
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM...........................................................................15
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................... 16
11. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................. 17
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 19
13. TË DHËNA TEKNIKE..................................................................................... 20
MENDOJMË PËR JU
Faleminderit që bletë pajisje Electrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me
vete dekada të tëra inovacioni dhe përvoje nga profesionistë. Ky produkt gjenial
dhe elegant është projektuar duke ju pasur juve në mendje. Pra, sa herë që ta
përdorni mund të ndiheni të sigurt do të merrni rezultate të shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Marrjen e këshillave të përdorimit, broshurave, informacionit për zgjidhjen e
problemeve dhe për shërbimin:
www.electrolux.com
Regjistrimin e produktit tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blerjen e aksesorëve, pjesëve të konsumueshme dhe pjesëve origjinale të
këmbimit për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë origjinale këmbimi.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të
dispononi të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Informacion për sigurinë/kujdesin
Informacion i përgjithshëm dhe këshilla
Informacion mjedisor
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.electrolux.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
- Lexoni udhëzimet e dhëna.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
PARALAJMËRIM!
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose gjymtimi të
përhershëm.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg,
përveçse nëse mbikëqyren vazhdimisht.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg
fëmijëve.
Mbajini të gjitha detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së
pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ne rekomandojmë që ta aktivizoni.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Nëse tharësja e rrobave montohet mbi një lavatriçe,
përdorni setin e varjes së rrobave. Seti i varjes së
SHQIP 3
rrobave, i disponueshëm nga shitësi juaj i autorizuar,
mund të përdoret vetëm me pajisjen e specifikuar në
udhëzime, të cilën e keni marrë me aksesorin.
Lexojeni me kujdes përpara instalimit (Referojuni
broshurës së instalimit).
Pajisja mund të instalohet më vete ose poshtë një
banaku kuzhine me hapësirën e duhur (Referojuni
broshurës së instalimit).
Mos e instaloni pajisjen pas një dere që kyçet, një
dere rrëshqitëse apo një dere me një menteshë në
krahun e kundërt, ku dera e pajisjes nuk mund të
hapet plotësisht.
Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet
të mos bllokohen nga tapeti.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Sigurohuni që të keni një ajrim të mirë në dhomën ku
do të instaloni pajisjen, për të shmangur rrjedhjen e
gazrave nëpër dhomë që lëshojnë pajisje të tjera që
funksionojnë me lëndë djegëse, duke përfshirë zjarret
e hapur.
Ajri që del nuk duhet të shkarkohet në një sistem
aspirimi që përdoret për daljen e tymrave nga pajisjet
që djegin gaz ose karburante të tjera. (nëse ka)
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për
të shmangur rreziqet.
Zbatoni volumin e ngarkesës maksimale prej 9 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
Mos e përdorni pajisjen nëse janë përdorur për
pastrim kimikate industriale.
Fshini pushin që formohet rreth pajisjes.
Mos e përdorni pajisjen pa filtër. Pastrojeni filtrin e
pushit përpara ose pas çdo përdorimi.
Mos thani në tharëse tesha të palara.
www.electrolux.com4
Artikujt që janë ndotur me substanca të tilla si vaj
gatimi, aceton, alkool, benzinë, vajguri, heqës njollash,
terpentine, dyllë dhe heqës dylli, duhet të lahen në ujë
të nxehtë me një sasi shtesë detergjenti, përpara se të
thahet në tharësen e rrobave.
Artikujt e tillë si prej sfungjeri të gomuar (sfungjer
latex), skufjet e dushit, tekstilet rezistente ndaj ujit,
artikuj me pjesë të gomuara si dhe rroba ose jastëkë
me mbushje prej sfungjeri të gomuar, nuk duhet të
thahet në tharësen e rrobave.
Zbutësit e rrobave apo produktet e ngjashëm duhet të
përdoren sipas specifikimeve të udhëzimeve të
prodhuesit.
Hiqni të gjitha sendet nga xhepat, si p.sh. çakmakët
dhe shkrepset.
Mos e ndaloni kurrë procesin e tharëses përpara
përfundimit të ciklit të tharjes, për sa kohë nuk keni
nxjerrë ende të gjitha teshat dhe t'i keni shpërndarë në
mënyrë të tillë që nxehtësia të shpërndahet.
Faza e fundit e ciklit të tharjes realizohet pa nxehtësi
(cikli i ftohjes) për të siguruar që rrobat të kenë një
temperaturë që siguron që rrobat të mos dëmtohen.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Hiqni të gjithë paketimin
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende me temperaturë
nën 5°C ose më të lartë se 35°C.
Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, të
durojë nxehtësinë dhe të jetë e
pastër.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
Gjithmonë lëvizeni pajisjen
vertikalisht.
Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të
vendoset kundrejt murit.
Pasi ta keni vendosur pajisjen në
vendin e saj të përhershëm të punës,
kontrolloni që të jetë tërësisht e
niveluar me ndihmën e një niveluesi.
Nëse nuk është në ekuilibër,
rregulloni këmbëzat derisa të
nivelohet.
SHQIP 5
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e rrymës me duar të lagura.
Vetëm për MB-në dhe Irlandën.
Pajisja ka një spinë 13 amp. Nëse ju
duhet ta ndërroni siguresën në prizë,
përdorni një siguresë 13 amp ASTA
(BS 1362).
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
Përdoreni këtë pajisje vetëm në
mjedis shtëpiak.
Mos thani artikuj të dëmtuar që
përmbajnë material mbushës.
Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharjen në tharëse.
Ndiqni udhëzimet në etiketën e
rrobave.
Nëse i keni larë rrobat tuaja me heqës
njollash, duhet të kryeni një cikël
shtesë shpëlarjeje përpara se të nisni
tharësen e rrobave.
Mos pini ose mos përgatitni ushqime
me ujë të kondensuar/distiluar. Kjo
mund të shkaktojë probleme
shëndetësore te njerëzit dhe kafshët.
Mos u ulni dhe mos peshoni mbi
derën e hapur.
Mos thani në tharëse rroba të lagura
që pikojnë ujë.
2.4 Drita e brendshme
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi.
Ka rrezatim të dukshëm LED, ndaj
mos i ngulni sytë te drita.
Lloji i llambushkës ose llambushkës
halogjene të përdorur për këtë pajisje
është vetëm për pajisje elektro-
shtëpiake. Mos e përdorni atë për
ndriçim banese.
Për të zëvendësuar dritën e
brendshme, lidhuni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
2.5 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe
avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
2.6 Kompresori
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Kompresori dhe sistemi i tij në
tharësen me rrotullim është i mbushur
me një lëndë të veçantë, e cila nuk
përmban hidrokarbure me fluor dhe
klorur. Sistemi duhet të qëndrojë
hermetik. Dëmtimi i sistemit mund të
shkaktojë rrjedhje.
2.7 Eliminimi i mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
www.electrolux.com6
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
1 2
7
4
3
5
6
9
10
11
12
8
1
Rezervuar
2
Paneli i kontrollit
3
Drita e brendshme
4
Dera e pajisjes
5
Filtri kryesor
6
Butoni për hapjen e derës së
shkëmbyesit të nxehtësisë
7
Vrimat e qarkullimit të ajrit
8
Këmbëzat e rregullueshme
9
Dera e shkëmbyesit të nxehtësisë
10
Kapaku i shkëmbyesit të nxehtësisë
11
Çelësi për kyçjen e kapakut të
shkëmbyesit të nxehtësisë
12
Etiketa e specifikimeve
Dera e ngarkimit mund të
instalohet nga përdoruesi në
anën e kundërt. Kjo ndihmon
për të futur dhe për të hequr
më lehtë rrobat nga pajisja
ose nëse ka ndonjë kufizim
hapësire për instalimin e
pajisjes (shihni broshurën
tjetër).
4. PANELI I KONTROLLIT
4321
910111213
5
8
7
6
1
Çelësi i programeve
2
Dryness (Tharja) Blloku i prekjes i
SHQIP 7
3
Reverse Plus (Rikthim plus) Blloku i
prekjes i
4
Ekrani
5
Blloku i prekjes i Time (Koha)
6
Blloku i prekjes i Delay (Shtyrja)
7
Blloku i prekjes i Buzzer
(Sinjalizuesi)
8
Blloku i prekjes i Anti-crease
(Antirrudhë)
9
Blloku i prekjes i Start/Pause
(Nisja/Pauza)
10
Blloku i prekjes për rritjen e kohës
së skarës së tharjes
11
Blloku i prekjes për uljen e kohës
së skarës së tharjes
12
Blloku i prekjes i MyFavourite+
13
Butoni Ndezje/Fikje
Prekni blloqet e prekjes me
gisht në zonën me simbolin
ose emrin e opsionit. Mos
mbani doreza veshur kur
përdorni panelin e kontrollit.
Sigurohuni që paneli i
kontrollit të jetë gjithmonë i
pastër dhe i thatë.
4.1 Treguesit
Treguesit Përshkrimi
Faza e tharjes
Faza e ftohjes
Faza e ruajtjes nga rrudhat
Kondensuesi
Depozita e ujit
Filtri
Shtyrja e programit
Bllokimi për fëmijët
Sinjalet akustike
Rikthim plus
Ekstra i qetë
Niveli i tharjes
Fusha e tekstit
Kohëzgjatja e programit
-
Kohëzgjatja e tharjes me kohë
www.electrolux.com8
Treguesit Përshkrimi
-
Kohëzgjatja e shtyrjes së programit
5. TABELA E PROGRAMEVE
Programet Lloji i ngarkesës
Ngarkesa
(maks.)
1)
/Shenja
e rrobave
Cotton (Të pam‐
bukta)
Niveli i tharjes: Extry Dry (Tharje ek‐
stra), Cupboard Dry+ (Tharje për dol‐
lap+),
Cupboard Dry (Tharje për
dollap)
2)3)
, Iron Dry (Tharje për he‐
kurosje)
3)
9kg/
Synthetic (Sinte‐
tike)
Niveli i tharjes: Extry Dry (Tharje ek‐
stra), Cupboard Dry (Tharje për dol‐
lap)
3)
, Iron Dry (Tharje për hekur‐
osje)
3)
3,5 kg/
Sports (Sportive)
Për rroba sporti, pëlhura të holla dhe të
lehta, rrobat me mikrofibra, poliestër, të
cilat nuk hekurosen.
2 kg/
Duvets (Jorgan)
Për të tharë një ose dy jorganë dhe jas‐
tëkë (me pupla, push ose me mbushje
sintetike).
3 kg/
Drying Rack
(Skara e tharjes)
4)
Për tharjen e atleteve vetëm me Drying
Rack (Skara e tharjes) (shihni manualin e
posaçëm të përdorimit, i cili ofrohet me
skarën e tharjes).
1 kg (ose 1 palë
atlete)
Wool (Të leshta)
5)
Pëlhura të leshta. Tharje delikate e rro‐
bave të leshta që mund të lahen. Nxirrini
menjëherë artikujt kur programi të ketë
përfunduar.
1 kg
SHQIP 9
Programet Lloji i ngarkesës
Ngarkesa
(maks.)
1)
/Shenja
e rrobave
Rapid (E shpejtë)
Përdor temperaturë të ulët për të tharë
pëlhura të pambukta dhe sintetike.
2 kg/
Others (Të tjera)
6)
Cottons Extra Silent
(Të pambukta ekstra i
heshtur)
Thajini artikujt e pambukut butësisht e
me zhurmë të ulur në minimum. Progra‐
mi mund të përdoret natën.
Niveli i tharjes: Extry Dry (Tharje ek‐
stra), Cupboard Dry+ (Tharje për dol‐
lap+), Cupboard Dry (Tharje për dol‐
lap)
9kg/
Jeans (Xhinse)
Veshje sportive, të tilla si xhinse, bluza
etj., me trashësi të ndryshme materiali
(p.sh. në pjesën e qafës, manshetave
dhe tegelave).
9kg/
Silk (Mëndafsh)
Për të tharë veshje të mëndafshta me
ajër të ngrohtë dhe lëvizje të buta.
1 kg/
Easy Iron (Hekurosje
e lehtë)
Pëlhura që kërkojnë kujdes, për të cilat
nevojitet hekurosje minimale. Rezultatet
e tharjes mund të ndryshojnë nga një lloj
pëlhure në tjetrën. Shkundini artikujt për‐
para se t'i vendosni ato brenda pajisjes.
Kur programi të ketë përfunduar, nxirrini
menjëherë artikujt dhe vendosini në një
nderëse rrobash.
1 kg (ose 5 këmi‐
sha)/
Time Drying (Tharje e
programuar)
Me këtë program mund të përdorni op‐
sionin Time (Koha) dhe të vendosni ko‐
hëzgjatjen e programit.
9kg/
www.electrolux.com10
Programet Lloji i ngarkesës
Ngarkesa
(maks.)
1)
/Shenja
e rrobave
Refresh (Rifreskim)
Për rifreskimin e rrobave që kanë nden‐
jur brenda në dollap.
1 kg
1)
Pesha maksimale u referohet artikujve të tharë.
2)
Programi
Cotton (Të pambukta) Cupboard Dry (Tharje për dollap) është "Programi
standard i të pambuktave" dhe është i përshtatshëm për të tharë rrobat e pambukta me la‐
gie normale dhe është programi më efikas për sa i përket konsumit të energjisë për tharjen
e rrobave të pambukta të lagura.
3)
Vetëm për institutet e testimit: Programet standarde të testimit specifikohen në doku‐
mentin e EN 61121.
4)
Vetëm me skarën e tharjes (aksesor standard ose opsional, në varësi të modelit).
5)
Cikli për tharjen e të leshtave në këtë tharëse rrobash me rrotullim është testuar dhe mir‐
atuar nga kompania Woolmark. Cikli është i përshtatshëm për të tharë rroba të leshta me
etiketën "larje me dorë" me kusht që rrobat të lahen në një cikël me larje me dorë të mira‐
tuar nga Woolmark dhe të thahen në tharëse sipas udhëzimeve të dhëna nga prodhuesi.
1780SW13W.
6)
Shtypni bllokun e prekjes Others (Të tjera) vazhdimisht derisa të shfaqet në ekran
programi i nevojshëm
6. OPSIONET
6.1 Time (Koha)
Ky opsion aplikohet vetëm për programin
Time Drying (Tharje e programuar). Ju
mund të vendosni kohëzgjatjen e
programit, për një minimum 10 minutash
deri maksimumi në 2 orë. Vendosja e
kohëzgjatjes lidhet me sasinë e rrobave
në pajisje.
Rekomandojmë që të
vendosni një kohëzgjatje të
shkurtër për sasi të vogla
rrobash ose vetëm për një
artikull.
6.2 Anti-crease (Antirrudhë)
E çon deri në 60 minuta fazën standarde
kundër rrudhave (30 minuta) në
përfundim të ciklit të tharjes. Ky funksion
parandalon krijimin e rrudhave në rroba.
Rrobat mund të nxirren nga pajisja gjatë
fazës kundër rrudhave.
6.3 Dryness (Tharja)
Ky funksion ndihmon që rrobat të jenë
më të thara. Ka 4 përzgjedhje të
mundshme:
Extry Dry (Tharje ekstra)
Cupboard Dry+ (Tharje për dollap
+) (vetëm për të pambukta)
Cupboard Dry (Tharje për dollap)
Iron Dry (Tharje për hekurosje)
6.4 Reverse Plus (Rikthim plus)
Për të tharë më lehtë rroba sensitive dhe
ato sensitive ndaj temperaturës (p.sh.
akrilike, viskozë). Ky funksion ndihmon
edhe në zvogëlimin e rrudhave të
rrobave. Për rrobat me simbolin
etiketë.
6.5 Tharja e programuar me
skarë
Ky opsion përdoret vetëm në programin
Skara e tharjes. Ju mund të vendosni
SHQIP 11
kohëzgjatjen e programit, për një
minimum 30 minutash deri maksimumi
në 4 orë. Vendosja e kohëzgjatjes lidhet
me sasinë e rrobave në pajisje.
Rekomandojmë që të vendosni një
kohëzgjatje të shkurtër për sasi të vogla
rrobash ose vetëm për një artikull.
6.6 Buzzer (Sinjalizuesi)
mund ta dëgjoni zilen:
në përfundim të ciklit
në fillim dhe përfundim të fazës së
kundër rrudhave
në ndërprerjen e ciklit
Funksioni i sinjalizuesit është vendosur
nga fabrika që të qëndrojë ndezur. Ju
mund ta përdorni këtë funksion për të
aktivizuar ose çaktivizuar funksionin
sinjalin.
Ju mund të aktivizoni
opsionin Buzzer
(Sinjalizuesi) me të gjitha
programet.
6.7 MyFavourite+
Herën e parë që aktivizoni pajisjen, nëse
shtypni MyFavourite+ ekrani tregon që
memoria është bosh. Pajisja mund të
memorizojë automatikisht programet më
të përdorura pas disa përdorimesh.
Me këtë fushë me prekje ju mund të
vendosni një nga 3 opsionet më të
përdorura të tharjes.
Shtypni MyFavourite+ një herë për të
vendosur My Favourite 1
Shtypni MyFavourite+ dy herë për të
vendosur My Favourite 2
Shtypni MyFavourite+ tre herë për të
vendosur My Favourite 3
6.8 Tabela e opsioneve
Programet
1)
Cotton (Të pam‐
bukta)
Synthetic (Sinte‐
tike)
Sports (Sportive)
Drying Rack
(Skara e tharjes)
Rapid (E shpejtë)
Duvets (Jorgan)
Wool (Të leshta)
Others (Të tjera)
Cottons Extra Silent
(Të pambukta ekstra i
heshtur)
www.electrolux.com12
Programet
1)
Jeans (Xhinse)
Silk (Mëndafsh)
Easy Iron (Hekurosje
e lehtë)
Time Drying (Tharje e
programuar)
Refresh (Rifreskim)
1)
Së bashku me programin mund të vendosni 1 ose më shumë opsione. Për t'i aktivizuar
ose çaktivizuar ato, shtypni fushën përkatëse me prekje.
7. CILËSIMET
A
D
B
C
E
I
J
FGH
A) Time (Koha) Blloku i prekjes i
B) Delay (Shtyrja) Blloku i prekjes i
C) Buzzer (Sinjalizuesi) Blloku i prekjes i
D) Anti-crease (Antirrudhë) Blloku i
prekjes i
E) Start/Pause (Nisja/Pauza) Blloku i
prekjes i
F) Blloku i prekjes për rritjen e kohës
së skarës së tharjes
G) Blloku i prekjes për uljen e kohës
së skarës së tharjes
H) Blloku i prekjes i MyFavourite+
I) Reverse Plus (Rikthim plus) Blloku i
prekjes i
J) Dryness (Tharja) Blloku i prekjes i
7.1 Funksioni i bllokimit për
fëmijët
Ky opsion nuk lejon që fëmijët të luajnë
me pajisjen gjatë kohës që ajo është në
punë. Çelësi i programeve dhe blloku i
prekjes bllokohen.
Zhbllokohet vetëm butoni ndezje/fikje.
Aktivizimi i opsionit të bllokimit
për fëmijët:
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
2. Prisni afërsisht 8 sekonda.
3. Prekni dhe mbani prekur
njëkohësisht blloqet e prekjes (A)
dhe (D). Treguesi i bllokimit për
fëmijët ndizet.
Treguesi i bllokimit për fëmijët ndizet.
Opsioni i bllokimit për fëmijët
mund të çaktivizohet
ndërkohë që është në punë
një program. Prekni dhe
mbani prekur të njëjtat blloqe
prekjeje derisa treguesi i
bllokimit për fëmijët të fiket.
7.2 Gjuha
Për të ndryshuar gjuhën:
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
2. Prisni afërsisht 8 sekonda.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat
(B) dhe (C) në të njëjtën kohë derisa
të shfaqet gjuha e zgjedhur më parë.
4. Shtypni bllokun e prekjes
ose
për të vendosur gjuhën.
5. Për të memorizuar përzgjedhjen
shtypni bllokun e prekjes (E).
SHQIP 13
7.3 Rregullimi i shkallës së
lagështisë së rrobave të
mbetura
Për të ndryshuar shkallën e paracaktuar
të lagështisë së mbetur të rrobave:
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
2. Prisni afërsisht 8 sekonda.
3. Prekni dhe mbani prekur
njëkohësisht butonat (A) dhe (B).
Një nga këta tregues ndizet:
maksimumi i rrobave të
thata
rrobat më të thata
rrobat me thatësi
standarde
4. Shtypni butonin (E) vazhdimisht
derisa të ndizet treguesi i nivelit të
duhur.
5. Për të konfirmuar rregullimin, shtypni
dhe mbani shtypur butonat (A) dhe
(B) njëkohësisht për rreth 2 sekonda.
7.4 Treguesi i depozitës së ujit
Si parazgjedhje, treguesi i depozitës së
ujit është aktiv. Ai ndizet kur programi ka
përfunduar ose kur nevojitet zbrazja e
depozitës së ujit.
Nëse është instaluar
kompleti i zbrazjes (aksesor
shtesë), pajisja e zbraz
automatikisht ujin nga
depozita e ujit. Në këtë rast,
ne rekomandojmë që ta
çaktivizoni treguesin e
depozitës së ujit.
Referojuni informacionit të
ofruar për aksesorët që janë
në dispozicion.
Çaktivizimi i treguesit të
depozitës së ujit:
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
2. Prisni afërsisht 8 sekonda.
3. Prekni dhe mbani prekur
njëkohësisht blloqet e prekjes (J) dhe
(I).
Ekrani tregon një nga këto 2 konfigurime:
Treguesi është i fikur dhe
treguesi është i ndezur.
Treguesi i depozitës së ujit është i
çaktivizuar. Pas rreth 4
sekondash, të 2 treguesit fiken.
Treguesi dhe janë të
ndezur.
Treguesi i depozitës së ujit është i
aktivizuar. Pas rreth 4 sekondash,
të 2 treguesit fiken.
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
Përpara se ta përdorni pajisjen për herë
të parë, kryeni këto veprime:
Pastroni me një leckë të njomë
kazanin e tharëses me rrotullim.
Nisni një program të shkurtër (p.sh.
30 minuta) me rroba të njoma.
www.electrolux.com14
Në fillim të ciklit të tharjes
(3-5 min.) niveli i zhurmës
mund të jetë paksa më i
lartë. Kjo ndodh për shkak të
ndezjes së kompresorit, gjë
e cila është normale për
pajisjet që punojnë me
kompresor, si p.sh.:
frigoriferët, ngrirësit.
8.1 Gjuha
Ju mund ta ndryshoni gjuhën
sa herë që të dëshironi
(shihni kapitullin
Cilësimet
).
Herën e parë që aktivizoni pajisjen, në
ekran shfaqet gjuha e parazgjedhur e
pajisjes. Ju mund ta konfirmoni ose
mund të vendosni gjuhë tjetër. Për të
vendosur gjuhën tjetër:
1. Shtypni bllokun e prekjes ose
për të vendosur gjuhën.
2. Për të memorizuar përzgjedhjen
shtypni bllokun e prekjes Nisja/
Pauza.
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
9.1 Nisja e një programi pa
shtyrjen e programit
1. Përgatitni rrobat dhe ngarkoni
pajisjen.
KUJDES!
Sigurohuni që kur të
mbyllni derën, rrobat të
mos ngecin mes derës
së pajisjes dhe
guarnicionit prej gome.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
3. Vendosni programin dhe opsionet e
duhura sipas llojit të ngarkesës.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit.
4. Shtypni bllokun e prekjes Start/Pause
(Nisja/Pauza).
Niset programi.
9.2 Nisja e programit me
shtyrjen e fillimit të programit
1. Vendosni programin dhe opsionet e
duhura sipas llojit të ngarkesës.
2. Shtypni butonin e shtyrjes së
programit vazhdimisht derisa ekrani
të shfaqë kohën e vonesës që
dëshironi të vendosni.
Ju mund të shtyni fillimin
e një programi nga
minimumi 30 minuta deri
maksimumi në 20 orë.
3. Shtypni bllokun e prekjes Start/Pause
(Nisja/Pauza).
Ekrani tregon numërimin mbrapsht të
shtyrjes së programit.
Programi fillon pas përfundimit të
numërimit mbrapsht.
9.3 Ndryshimi i një programi
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të çaktivizuar pajisjen
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
3. Caktoni programin.
9.4 Në përfundim të programit
Kur programi ka përfunduar:
Bie një sinjal akustik i ndërprerë.
Treguesi ndizet.
Treguesi Start/Pause (Nisja/Pauza)
ndizet.
Pajisja vazhdon të punojë me fazën e
ruajtjes nga rrudhat për rreth 30 minuta
të tjera.
Faza e ruajtjes nga rrudhat heq rrudhat
nga rrobat tuaja.
Ju mund të hiqni rrobat përpara se të
përfundojë faza e ruajtjes nga rrudhat.
Rekomandojmë, për rezultate më të
mira, të hiqni rrobat kur faza ka
përfunduar ose pothuajse ka përfunduar.
SHQIP 15
Kur faza e ruajtjes nga rrudhat ka
përfunduar:
Treguesi ndizet.
Start/Pause (Nisja/Pauza) fiket.
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të çaktivizuar pajisjen.
2. Hapni derën e pajisjes.
3. Nxirrni rrobat nga pajisja.
4. Mbyllni derën e pajisjes.
Gjithmonë pastroni filtrin dhe
zbrazni mbajtësin e ujit kur
të përfundojë programi.
9.5 Funksioni Fikja automatike
Për të ulur konsumin e energjisë, ky
funksion çaktivizon automatikisht
pajisjen:
Pas rreth 5 minutash nëse nuk nisni
programin.
Pas 5 minutash nga përfundimi i
programit.
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
10.1 Përgatitja e rrobave
Mbyllni zinxhirët.
Mbyllni mbërthyeset e këllëfëve të
jorganëve.
Mos i lini të palidhura kollaret ose
rripat (p.sh. rripat e përparëseve).
Lidhini ato përpara se të nisni një
program.
Nxirrini të gjithë artikujt nga xhepat.
Nëse një artikull ka shtresë të
brendshme prej pambuku, kthejeni
anën e brendshme jashtë. Sigurohuni
që shtresa e pambukut të jetë
gjithmonë jashtë
Rekomandojmë që të vendosni
programin e duhur për llojin e
pëlhurave që janë në pajisje.
Mos vendosni pëlhura me ngjyra të
forta së bashku me pëlhura me ngjyra
të çelura. Ngjyrat e forta mund të
lëshojnë bojë.
Përdorni programin përkatës për
fanella pambuku dhe trikotazhe për të
parandaluar hyrjen e tyre në ujë.
Sigurohuni që pesha e rrobave të mos
jetë më shumë se pesha maksimale
në tabelën e programeve.
Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharjen në tharëse.
Referojuni etiketës së pëlhurës që
kanë artikujt.
Etiketa e pël‐
hurës
Përshkrimi
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse.
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse dhe rezis‐
tojnë temperatura të larta në tharje.
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse, por vetëm
me temperatura të ulëta në tharje.
Rroba që nuk janë të përshtatshme për tharjen në tharëse.
www.electrolux.com16
11. KUJDESI DHE PASTRIMI
11.1 Pastrimi i filtrit
1. 2.
1
2
3.
1
2
4.
5.
1)
6.
2
1
1)
Nëse nevojitet, pastrojeni filtrin me ujë të ngrohtë rubineti duke përdorur furçë dhe/ose
fshesë me korrent.
11.2 Shkarkimi i depozitës së ujit
1. 2.
3. 4.
SHQIP 17
Ju mund të përdorni ujin nga
depozita e ujit si alternative
për ujë të distiluar (p.sh. për
hekurosje me avull). Përpara
se të përdorni ujin, hiqni
papastërtitë me filtër.
11.3 Pastrimi i kondensatorit
1. 2.
3.
2
1
4.
11
22
5. 6.
22
11
8.
11.4 Pastrimi i kazanit
PARALAJMËRIM!
Shkëputeni pajisjen nga
korrenti përpara se ta
pastroni.
Përdorni një sapun larës neutral
standard për të pastruar sipërfaqen e
brendshme të kazanit dhe pjesët e tij.
Thajini sipërfaqet e pastruara me një
leckë të butë.
KUJDES!
Mos përdorni materiale
gërryese apo lesh teli për të
pastruar kazanin.
www.electrolux.com18
11.5 Pastrimi i panelit të
kontrollit dhe karkasës
Përdorni një sapun larës neutral
standard për të pastruar panelin e
kontrollit dhe karakasën.
Pastrojeni me një pëlhurë të njomë.
Thajini sipërfaqet e pastruara me një
leckë të butë.
KUJDES!
Mos përdorni agjentë për
pastrimin e mobilieve ose
agjentë pastrues të cilët
mund të shkaktojnë
gërryerje gjatë pastrimit të
pajisjes.
11.6 Pastrimi i vrimave të
qarkullimit të ajrit
Përdorni një fshesë me korrent për të
hequr pushin nga vrimat e qarkullimit të
ajrit.
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Problemi Zgjidhja e mundshme
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
Kontrolloni siguresën në kutinë e sigure‐
save (instalimin shtëpiak).
Programi nuk fillon. Shtypni Start/Pause (Nisja/Pauza).
Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e
mbyllur.
Dera e pajisjes nuk mbyllet. Sigurohuni që instalimi i filtrit të jetë bërë
si duhet.
Sigurohuni që rrobat të mos ngecin mes
derës së pajisjes dhe guarnicionit prej
gome.
Pajisja ndalon gjatë punës. Sigurohuni që depozita e ujit të jetë bosh.
Shtypni Start/Pause (Nisja/Pauza) për ta
nisur programin sërish.
Ekrani tregon kohëzgjatje të gjatë progra‐
mi.
1)
Sigurohuni që pesha e rrobave të jetë në
përputhje me kohëzgjatjen e programit.
Sigurohuni që filtri të jetë i pastër.
Rrobat janë tepër të lagura. Centrifugojini
rrobat sërish në makinën larëse.
Sigurohuni që temperatura e dhomës të
mos jetë tepër e ngrohtë.
Ekrani tregon kohëzgjatje të shkurtër pro‐
grami.
Vendosni programin Time Drying (Tharje
e programuar) ose Extry Dry (Tharje ek‐
stra).
SHQIP 19
Problemi Zgjidhja e mundshme
Në ekran shfaqet Err. Nëse dëshironi të vendosni një program
të ri, çaktivizoni dhe aktivizoni pajisjen.
Sigurohuni që opsionet të jenë të dispo‐
nueshme për programin.
Ekrani shfaq (p.sh. E51). Çaktivizoni dhe aktivizoni pajisjen. Nisni
një program të ri. Nëse problemi ndodh
përsëri, kontaktoni qendrën e shërbimit.
1)
Pas afro 5 orësh, programi përfundon automatikisht
Nëse rezultatet e tharjes janë të
pakënaqshme
Programi i vendosur ishte i pasaktë.
Filtri është i bllokuar.
Kondensuesi është i bllokuar.
Në pajisje ka shumë rroba.
Kazani është i papastër.
Cilësim i pasaktë i sensorit të
përçueshmërisë.
Vrimat e qarkullimit të ajrit janë të
bllokuara.
13. TË DHËNA TEKNIKE
Gjerësia x Lartësia x Thellësia 850 x 600 x 600 mm (maksimumi 640
mm)
Thellësia maksimale me derën e pajisjes
të hapur
1090 mm
Gjerësia maksimale me derën e pajisjes
të hapur
950 mm
Lartësia e rregullueshme 850 mm (+ 15 mm - rregullimi i këmbëve)
Vëllimi i kazanit 118 l
Vëllimi maksimal i ngarkesës 9 kg
Tensioni 230 V
Frekuenca 50 Hz
Siguresa e nevojshme 4 A
Fuqia totale 900 W
Klasifikimi i energjisë A++
Konsumi i energjisë
1)
2,28 kWh
Konsumi vjetor i energjisë
2)
259 kWh
Majtas - thithja e energjisë në modalitetin
e mbetur ndezur
0,50 W
Thithja e energjisë në modalitetin fikur 0,50 W
www.electrolux.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68

Electrolux EDH3498RDE Kullanım kılavuzu

Kategori
Elektrikli çamaşır kurutma makineleri
Tip
Kullanım kılavuzu