• Përdorni vetëm enë gatimi diametri i
pjesës së fundit të të cilave përket me
dimensionet e vatrave.
• Tenxheret nuk duhet të shkelin mbi
pjesën e butonave.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
apo mbështetëse.
• Mos përdorni kurrë enë gatimi që janë të
paqëndrueshme për të shmangur
rrëzimin dhe aksidentet.
• Mos vendosni ose mbani produkte që
marrin flakë (ose sende e materiale që
janë të lagura me produkte që marrin
flakë) dhe/ose objekte që shkrihen (të
përbëra nga plastikë ose alumin) afër ose
brenda në pajisje. Rrezik shpërthimi ose
zjarri.
• Përdorni vetëm aksesorët e ofruar me
pajisjen.
• Bëni kujdes kur lidhni pajisjen në prizat
pranë saj. Mos lini kabllot elektrike të
prekin pajisjen ose enët e nxehta. Mos lini
të koklaviten kabllot elektrike.
Paralajmërim Nëse ka ndonjë
plasaritje mbi sipërfaqe,
shkëputeni pajisjen nga korrenti
për të shmangur goditjet elektrike.
Si të shmangni një dëmtim në pajisje
• Nëse objektet ose enët bien mbi xhamin
qeramik, sipërfaqja mund të dëmtohet.
• Enët prej çeliku të derdhur, alumini të
derdhur ose me bazament të dëmtuar
mund të gërvishtin xhamin qeramik nëse i
lëvizni ato mbi sipërfaqe.
• Mos vini mbi pllakën e nxehtë enë bosh,
për të shmangur dëmtime të enës dhe
xhamit qeramik.
• Zonat e gatimit mos i përdorni me enë të
zbrazëta ose pa enë gatimi.
• Mos mbuloni asnjë pjesë të pajisjes me
letër alumini.
• Lini një hapësirë ajrosjeje prej 5 mm
midis sipërfaqes së gatimit dhe
pjesës ballore të njësisë nën të.
Instalimi
Paralajmërim Duhet t’i lexoni këto!
Pajisja nuk është e projektuar për të
funksionuar me një kohëmatës të
jashtëm ose me një sistem komandimi
të veçuar.
• Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar
nga transportimi. Mos e lidhni pajisjen në
rrjet, po të jetë dëmtuar. Nëse është e
nevojshme, flisni me shitësin.
•
Instalimi dhe lidhja e pajisjes me
rrjetin elektrik dhe sistemin e gazit
duhet të kryhet vetëm nga personel i
kualifikuar.
• Përdorni vetëm pajisje të integruara pasi
ta keni montuar pajisjen siç duhet në
njësitë e integruara dhe në sipërfaqet e
punës që përputhen me standardet në
fuqi.
• Mos ndryshoni specifikimet ose
modifikoni këtë produkt. Mund të lëndoni
veten dhe të tjerët ose të dëmtoni
pajisjen.
• Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të vendit
ku do të përdorni pajisjen (normat e
sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e
sigurisë elektrike etj.)!
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera!
• Instaloni mbrojtjen kundër goditjeve
elektrike, si për shembull, montoni sirtarët
vetëm me një bazament mbrojtës nën
pajisje!
• Ruajini sipërfaqet e çara të pjesës së
sipërme nga lagështira, me një izolues të
saktë!
• Fiksojeni pajisjen me pjesën e sipërme pa
lënë asnjë hapësirë, me një izolues të
saktë!
• Mbroni bazamentin e pajisjes nga avulli
dhe lagështia e krijuar, p.sh. nga
enëlarësja ose furra!
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare! Përndryshe, dyert dhe
dritaret që hapen mund të përmbysin enë
të nxehta gatimi nga vatra.
•
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti
elektrik, përpara se të kryeni çdo
veprim pastrimi ose mirëmbajtjeje.
• Para instalimit, sigurohuni që kushtet e
furnizimit lokal (lloji i gazit dhe presioni)
dhe përshtatja e pajisjes të jenë të
përputhshme. Kushtet e përshtatjes për
këtë pajisje tregohen në etiketën e
electrolux 3