Electrolux EHM60132K Kullanım kılavuzu

Tip
Kullanım kılavuzu
udhëzimet për përdorim
Ръководство за употреба
Упатство за ракување
kullanma kılavuzu
Vatër e përzier
Смесена плоча
Комбинирана површина за готвење
3 gözü gazlı, 1 gözü elektrikli ocak
EHM60132K
AL
BG
MK
TR
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Instalimi 4
Përshkrim i produktit 9
Funksionimi 10
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 13
Kujdesi dhe pastrimi 15
Si të veprojmë nëse… 15
Të dhëna teknike 17
Probleme që lidhen me mjedisin 18
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Paralajmërim Këto udhëzime janë të
vlefshme vetëm në vendet simbolet e
të cilave shfaqen në kapakun e kësaj
broshure.
Lexoni me kujdes këtë manual para
instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo
është në interes të sigurisë suaj dhe
për të siguruar funksionimin e duhur.
Mbajini këto udhëzime dhe sigurohuni
që të jenë me pajisjen kur ajo
zhvendoset ose shitet. Të gjithë
personat që përdorin pajisjen duhet të
dinë plotësisht për funksionimin e saj
dhe veçoritë e sigurisë.
SIGURIA E PËRGJITHSHME
Paralajmërim Personat (duke
përfshirë fëmijët) me aftësi fizike,
ndjesore dhe mendore të kufizuara ose
me mungesë përvoje dhe njohurish nuk
duhet ta përdorin pajisjen. Këta njerëz
duhet të jenë nën mbikëqyrje ose të
udhëzohen për përdorimin e pajisjes,
nga një person përgjegjës për siguri
e tyre.
SIGURIA PËR FËMIJËT
Këtë pajisje mund ta përdorin vetëm
personat e rritur. Fëmijët duhet të
mbikëqyren për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
larg fëmijëve. Ekziston rreziku i asfiksimit
ose lëndimit fizik.
Fëmijët mbajini larg nga pajisja gjatë dhe
pas punës së saj, derisa pajisja të jetë
ftohur.
Paralajmërim Aktivizoni mekanizmin e
sigurisë së fëmijëve për të parandaluar
fëmijët e vegjël dhe kafshët shtëpiake
të aktivizojnë pajisjen aksidentalisht.
SIGURIA GJATË FUNKSIONIMIT
Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresa
mbrojtëse nga pajisja para përdorimit të
parë.
Fikini në "off" zonat e gatimit pas çdo
përdorimi.
Ka rrezik djegieje! Mos vendosni sende
metalike, për shembull takëme ose
kapakë tenxheresh mbi sipërfaqen e
gatimit, pasi mund të nxehen shumë.
Përdoruesit me stimulues kardiak të
implantuar, duhet ta mbajnë trupin
minimalisht 30 cm larg zonave të gatimit
me induksion ndërsa janë të ndezura.
Paralajmërim Rrezik zjarri!Yndyra
dhe vajrat e tejnxehur marrin flakë
shumë shpejt.
Paralajmërim Mos përdorni enë
argjile, skarë ose pllaka thekëse mbi
vatrat e gazit.
PËRDORIMI I SAKTË
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë
punës.
Mos lejoni që lëngjet të derdhen te vrimat
mbi vatrën
Mos e përdorni kurrë vatrën pa enë
gatimi mbi të.
Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime
gatimi! Mos e përdorni atë për qëllime
komerciale apo industriale ose për çdo
2 electrolux
qëllim tjetër të ndryshëm nga ai për të
cilin është projektuar. Në këtë mënyrë, do
të shmangni rrezikun ndaj personit ose
pronës.
Përdorni vetëm enë gatimi diametri i
pjesës së fundit të të cilave përket me
dimensionet e vatrave.
Tenxheret nuk duhet të shkelin mbi
pjesën e butonave.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
apo mbështetëse.
Mos përdorni kurrë enë gatimi që janë të
paqëndrueshme për të shmangur
rrëzimin dhe aksidentet.
Mos vendosni ose mbani produkte që
marrin flakë (ose sende e materiale që
janë të lagura me produkte që marrin
flakë) dhe/ose objekte që shkrihen (të
përbëra nga plastikë ose alumin) afër ose
brenda në pajisje. Rrezik shpërthimi ose
zjarri.
Përdorni vetëm aksesorët e ofruar me
pajisjen.
Bëni kujdes kur lidhni pajisjen në prizat
pranë saj. Mos lini kabllot elektrike të
prekin pajisjen ose enët e nxehta. Mos lini
të koklaviten kabllot elektrike.
Paralajmërim Nëse ka ndonjë
plasaritje mbi sipërfaqe,
shkëputeni pajisjen nga korrenti
për të shmangur goditjet elektrike.
SI TË SHMANGNI NJË DËMTIM NË
PAJISJE
Nëse objektet ose enët bien mbi xhamin
qeramik, sipërfaqja mund të dëmtohet.
Enët prej çeliku të derdhur, alumini të
derdhur ose me bazament të dëmtuar
mund të gërvishtin xhamin qeramik nëse i
lëvizni ato mbi sipërfaqe.
Mos vini mbi pllakën e nxehtë enë bosh,
për të shmangur dëmtime të enës dhe
xhamit qeramik.
Zonat e gatimit mos i përdorni me enë të
zbrazëta ose pa enë gatimi.
Mos mbuloni asnjë pjesë të pajisjes me
letër alumini.
Lini një hapësirë ajrosjeje prej 5 mm
midis sipërfaqes së gatimit dhe
pjesës ballore të njësisë nën të.
INSTALIMI
Paralajmërim Duhet t’i lexoni këto!
Pajisja nuk është e projektuar për të
funksionuar me një kohëmatës të
jashtëm ose me një sistem komandimi
të veçuar.
Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar
nga transportimi. Mos e lidhni pajisjen në
rrjet, po të jetë dëmtuar. Nëse është e
nevojshme, flisni me shitësin.
Instalimi dhe lidhja e pajisjes me
rrjetin elektrik dhe sistemin e gazit
duhet të kryhet vetëm nga personel i
kualifikuar.
Përdorni vetëm pajisje të integruara pasi
ta keni montuar pajisjen siç duhet
njësitë e integruara dhe në sipërfaqet e
punës që përputhen me standardet në
fuqi.
Mos ndryshoni specifikimet ose
modifikoni këtë produkt. Mund të lëndoni
veten dhe të tjerët ose të dëmtoni
pajisjen.
Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të vendit
ku do të përdorni pajisjen (normat e
sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e
sigurisë elektrike etj.)!
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera!
Instaloni mbrojtjen kundër goditjeve
elektrike, si për shembull, montoni sirtarët
vetëm me një bazament mbrojtës nën
pajisje!
Ruajini sipërfaqet e çara të pjesës së
sipërme nga lagështira, me një izolues të
saktë!
Fiksojeni pajisjen me pjesën e sipërme pa
lënë asnjë hapësirë, me një izolues të
saktë!
Mbroni bazamentin e pajisjes nga avulli
dhe lagështia e krijuar, p.sh. nga
enëlarësja ose furra!
Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare! Përndryshe, dyert dhe
dritaret që hapen mund të përmbysin enë
të nxehta gatimi nga vatra.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti
elektrik, përpara se të kryeni çdo
veprim pastrimi ose mirëmbajtjeje.
electrolux 3
Para instalimit, sigurohuni që kushtet e
furnizimit lokal (lloji i gazit dhe presioni)
dhe përshtatja e pajisjes të jenë të
përputhshme. Kushtet e përshtatjes për
këtë pajisje tregohen në etiketën e
parametrave, e cila mund të gjendet afër
tubit të furnizimit me gaz.
Kjo pajisje nuk është lidhur me një sistem
të nxjerrjes së tymrave të djegies. Ajo
duhet të instalohet dhe të lidhet në pajtim
me rregulloret ekzistuese për instalimin.
Duhet bërë kujdes i veçantë për të
plotësuar kërkesat që kanë të bëjnë me
ajrimin.
Përdorimi i një pajisjeje gatimi me
gaz shkakton nxehtësi dhe lagështi
në dhomën ku është instaluar pajisja.
Sigurohuni që kuzhina të jetë e ajruar
mirë: vrimat natyrore të ajrimit lërini
hapur ose instaloni një pajisje
mekanike për ajrosje (kapuç mekanik
për ajrim).
Nëse e përdorni pajisjen intensivisht
për një kohë të gjatë, nevojitet më
shumë ajrim (për shembull, duke
hapur dritaren ose duke shtuar
nivelin e ajrimit mekanik, nëse
ekziston).
Paralajmërim Rrezik dëmtimi nga
rryma elektrike. Ndiqini me kujdes
udhëzimet për lidhjet elektrike.
Terminali i kabullit kryesor ka tension
elektrik.
Shkëputeni tensionin nga terminali.
Siguroni mbrojtjen nga goditja elektrike
nëpërmjet montimit profesional.
Lidhjet e lira dhe joprofesionale spinë-
prizë mund ta tejnxehin terminalin.
Lidhjet me grupin e prizës duhet të
kryhen saktë nga një elektricist i
kualifikuar.
Përdorni një kapëse në kabllo për
parandaluar përdredhjen e tij.
Përdorni kabllon e duhur për lidhje me
rrymën dhe ndërroni kabllot e dëmtuar
me kabllo të përshtatshme speciale.
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Pajisja duhet të ketë instalimin elektrik të
tillë që t'ju lejojë ta shkëpusni pajisjen nga
ushqimi elektrik në të gjitha polet me një
zgavër kontakti prej së paku 3 mm.
Duhet të dispononi mjetet e duhura
izoluese: çelësa mbrojtës, siguresa
(siguresa tip vidhash të hequra nga pronari),
çelësa tokëzues dhe kontaktorë.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
ndonjë lëndim të personave dhe
kafshëve shtëpiake ose për dëmtimin e
pronës që shkaktohet nga mosndjekja
e këtyre kërkesave.
HEDHJA E PAJISJES
Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve
ose dëmtimeve fizike
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti.
Priteni kordonin elektrik atje ku lidhet
me pajisjen dhe hidheni.
Shtypini tubat e jashtëm të gazit nëse
janë të montuar.
Kontaktoni vendet lokale të autorizuara
për hedhjen e pajisjes tuaj.
INSTALIMI
Paralajmërim Udhëzimet e
mëposhtme lidhur me instalimin dhe
mirëmbajtjen duhet të kryhen nga një
personel i kualifikuar dhe në përputhje
me standardet dhe rregullat vendore në
fuqi.
LIDHJA E GAZIT
Zgjidhni lidhje të palëvizshme ose përdorni
një tub fleksibël prej inoksi në përputhje me
rregulloren në fuqi. Nëse përdorni tuba
metalikë fleksibël, bëni kujdes që këta të
mos bien në kontakt me pjesët e lëvizshme
ose që të mos shtypen. Gjithashtu kini
kujdes kur vatra të vendoset bashkë me
furrën.
4 electrolux
E rëndësishme Sigurohuni që presioni i
furnizimit me gaz të pajisjes u bindet vlerave
të rekomanduara. Rekordi tip bërryl lidhet
me linjën e ushqimit me gaz nëpërmjet një
dadoje të filetuar G 1/2". Vidhosini pjesët
dhe shtrëngojini me shirit Tefloni, nëse
është e nevojshme, për të gjetur drejtimi e
duhur.
1
2
3
1
Fundi i boshtit me vidhë
2
Larja
3
Krahu (nëse nevojitet)
Lidhja e tubave fleksibël jometalik
Nëse është e mundur që të kontrollohet
lehtësisht lidhja në të gjithë sipërfaqen e saj,
ju mund të përdorni një tub fleksibël. Lidhni
fort tubin fleksibël me borseta.
Gazi i lëngët: përdorni mbajtësen e tubit
prej gome. Gjithmonë përdorni rondelën.
Më pas vazhdoni me lidhjen e gazit. Tubi
fleksibël është gati për punë kur:
s'mund të nxehet më shumë se
temperatura e dhomës, më shumë se
30°C;
nuk është më i gjatë se 1500 mm;
të mos shfaqë përthyerje;
të mos tërhiqet apo përdridhet;
të mos bjerë në kontakt me pjesë të
mprehta ose qoshe;
të jetë lehtësisht i kontrollueshëm për të
kontrolluar gjendjen e tij.
Kontrollet për ruajtjen e tubit fleksibël bëhen
në mënyrë që:
të mos kenë plasaritje, prerje, shenja
djegieje në të dyja pjesët si dhe përgjatë
tij;
materiali përbërës i tij të mos jetë i forcuar
por të ketë elasticitetin e duhur;
morsetat shtrënguese të mos jenë
ndryshkur;
afati i skadimit të mos ketë kaluar.
Nëse vihen re një ose më shumë anomali,
mos u përpiqni ta ndreqni tubin por thjesht
zëvendësojeni atë.
E rëndësishme Kur të ketë përfunduar
instalimi, sigurohuni që guarnicion i çdo
lidhje tubi të jetë si duhet. Përdorni një
solucion me sapun, jo flakë!
ZËVENDËSIMI I INJEKTORËVE
1. Hiqni skarat mbajtëse të tenxhereve.
2. Hiqni kapakët dhe kurorat e pipëzës.
3. Me një çelës me madhësi 7 hiqni
injektorët dhe zëvendësojini me të
duhurit për llojin e gazit që përdorni
(shihni tabelën në paragrafin Të dhënat
teknike).
4. Rimontoni pjesët, duke ndjekur të
njëjtat hapa në rend të kundërt.
5. Zëvendësoni etiketën e specifikimeve
(që është vendosur pranë tubit të
furnizimit me gaz) me një tjetër
përshtatshëm për llojin e gazit. Mund ta
gjeni këtë etiketë në ambalazhin që keni
marrë bashkë me pajisjen.
Nëse presioni i furnizimit me gas është i
ndryshueshëm ose i ndryshëm nga presioni
i duhur, ju duhet të vendosni një rregullues
presioni të përshtatshëm në tubin e
furnizimit me gas.
RREGULLIMI I NIVELIT MINIMAL
Për të rregulluar nivelin e pipëzave:
1. Ndizni pipëzën.
2. Rrotulloni çelësin në pozicionin minimal.
3. Hiqni dorezën e kontrollit.
electrolux 5
4. Me një kaçavidë të hollë, rregulloni
pozicionin e vidës së kalimit anësor.
1
1
Dadoja e rregullimit minimal
Nëse kaloni nga gazi natyral 20 mbar
(ose gazi natyral 13 mbar
1)
) në gaz
të lëngshëm, vidhoseni deri në fund
vidën e shuntimit.
Nëse ndryshoni nga gazi i lëngshëm
në gaz natyror 20 mbar, zhvidhosni
vidhën e shuntimit rreth 1/4 rrotullim.
Nëse kaloni nga gazi natyral 20 mbar
në gaz natyral 13 mbar
1)
lironi vidën
anashkaluese me një rrotullim rreth
1/4.
Nëse kaloni nga gazi i lëngshëm në
gaz natyral 13 mbar
1)
, lironi vidën
anashkaluese me një rrotullim rreth
1/2.
Nëse kaloni nga gazi natyral 13
mbar
1)
në gaz natyror 20 mbar
shtrëngoni vidhën e shuntimit rreth
1/4 rrotullim.
Paralajmërim Kontrolloni që flaka të
mos fiket kur e rrotulloni çelësin shpejt
nga pozicioni maksimal në atë minimal.
LIDHJA ELEKTRIKE
Tokëzojeni pajisjen sipas udhëzimeve të
sigurisë.
Sigurohuni që vlerat e tensionit dhe lloji i
fuqisë në pllakën e specifikimeve të
përkojnë me tensionin dhe fuqinë e rrjetit
tuaj.
Kjo pajisje është e pajisur me një kabllo
elektrike. Duhet të jetë e pajisur me
spinën e duhur, që përballon ngarkesën e
shënuar në pllakën identifikues. Spina
duhet të futet në një prizë të
përshtatshme.
Çdo komponent elektrike duhet instaluar
ose zëvendësuar nga tekniku i Qendrës
së autorizuar të Shërbimit ose nga
personel i kualifikuar shërbimi.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar
dhe të instaluar si duhet.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr spinën nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur
nga spina.
Pajisja nuk duhet lidhur me kabllo
zgjatuese, adaptor ose lidhje të
shumëfishta (rrezik zjarri). Kontrolloni që
tokëzimi të jetë bërë në pajtim me
standardet dhe rregulloret në fuqi.
Kabulli elektrik duhet të vendoset në
mënyrë të tillë që të mos prekë pjesët e
nxehta.
Lidheni pajisjen me rrjetin nëpërmjet një
pajisjeje që lejon shkëputje të pajisjes nga
rrjeti në të gjitha polet, me distancë prej
së paku 3 mm midis kontakteve në
gjendje të hapur, p.sh. automat mbrojtës
të linjës, automat humbjesh në neutral
ose siguresë.
Asnjë nga pjesët e kabllos ushqyese nuk
duhet lejuar të nxehet deri në 90°C.
Kablloja neutrale ngjyrë blu duhet të
lidhet me bllokun e terminalit të shënuar
me "N". Kablloja e fazës me ngjyrë të
kafe ose të zezë (e futur në kontaktin e
bllokut terminal të shënuar me "L") duhet
të lidhet gjithnjë me fazën e rrjetit.
ZËVENDËSIMI I KABLLOS ELEKTRIKE
Për të zëvendësuar kabllon lidhëse përdorni
vetëm H05V2V2-F T90 ose një lloj të
barazvlefshëm. Sigurohuni që seksioni i
kabllos të jetë i përshtatshëm për tensionin
e rrjetit dhe temperaturën e punës. Fija e
tokëzimit me ngjyrë të verdhë/të gjelbër
duhet të jetë afërsisht 2 cm më e gjatë se
fija e fazës me ngjyrë kafe (ose të zezë).
1) vetëm për Rusi
6 electrolux
MONTIMI
min.
55mm
min.
450mm
min.
650mm
min.
5mm
A
A — guarnicioni i ofruar
490
+1
mm
560
+1
mm
600mm
R 5mm
min.
38 mm
min.
5 mm
electrolux 7
min.
25 mm
min.
5 mm
min.
20 mm
MUNDËSITË E MONTIMIT NË MOBILIE
Njësi kuzhine me derë
Paneli i instaluar poshtë rrafshit të gatimit
duhet të hiqet me lehtësi dhe të arrihet me
lehtësi për rastet kur nevojitet ndërhyrje e
ndihmës teknike.
60 mm
b
a
a) Paneli i çmontueshëm
b) Hapësirë për lidhjet
Njësi kuzhine me furrë të integruar
Dimensionet e zgavrës së rrafshit të gatimit
duhet të zbatojnë udhëzimet dhe mobiliet e
kuzhinës duhet të pajisjen me ventilim për
të mundësuar qarkullimin e vazhdueshëm
të ajrit. Lidhja elektrike e rrafshit të gatimit
dhe e furrës duhet instaluar veçmas për
arsye sigurie dhe për të lëvizur me lehtësi
furrën nga mobilia.
50 cm
2
360 cm
2
180 cm
2
120 cm
2
8 electrolux
PËRSHKRIM I PRODUKTIT
PAMJA E SIPËRFAQES SË GATIMIT
140
mm
210
mm
1 2
3
6
5 4
1
Zonë gatimi me induksion 1400W, me
funksion fuqie 2500W
2
Pipëza me ndezje të shpejtë
3
Vatra gjysmë e shpejtë
4
Çelësat e kontrollit
5
Paneli i kontrollit me prekje
6
Zonë gatimi me induksion 2300W, me
funksion fuqie 3300W
DOREZAT E KONTROLLIT
Simboli Përshkrimi
nuk ka furnizim gazi /
pozicioni fikur
pozicioni i ndezjes / furnizim
me gaz në maksimum
Simboli Përshkrimi
furnizim me gaz në minimum
PAMJA E PANELIT TË KONTROLLIT
1 2 4 5 63
7810 9
Përdorni fushat me sensor për të vënë në funksionim pajisjen. Ekranet, treguesit
dhe sinjalet akustike tregojnë se cilat funksione janë aktive.
fusha me sensor funksioni
1
nis dhe ndalon vatrën
2
bllokon/zhbllokon panelin e kontrollit
3
/
ngre ose ul cilësimin e nxehtësisë
4
treguesi i cilësimit të nxehtësisë tregon cilësimin e nxehtësisë
5
treguesit e kohëmatësit për zonat e
gatimit
tregon se për cilën zonë po e cilësoni kohëmatësin
electrolux 9
fusha me sensor funksioni
6
ekrani i kohëmatësit tregon kohën në minuta
7
përzgjedh zonën e gatimit
8
/
shton ose pakëson kohën
9
aktivizon funksionin e fuqisë
10
nis dhe ndalon funksionin STOP+GO
EKRANET E PËRZGJEDHJES SË NXEHTËSISË
Ekrani Përshkrimi
Zona e gatimit është e fikur
Funksioni i ruajtjes ngrohtë/ STOP+GO është aktiv
-
Zona e gatimit është në përdorim
Funksioni i nxehjes automatike është aktiv
Zona e gatimit me induksion nuk e dallon enën
Ka një keqfunksionim
Një zonë gatimi është ende e nxehtë (nxehtësi e mbetur)
Bllokimi/Sigurimi i fëmijëve është i aktivizuar
Funksioni i fuqisë është aktiv
Fikja automatike është e aktivizuar
TREGUES I NXEHTËSISË SË MBETUR
Paralajmërim Rrezik djegieje nga
nxehtësia e mbetur!
Zonat e gatimit me induksion e lëshojnë
nxehtësinë drejtpërdrejt në bazamentin e
enës. Qeramika e xhamit nxehet nga
nxehtësia e mbetur e enës.
FUNKSIONIMI
NDEZJA E PIPËZËS
Paralajmërim Bëni shumë kujdes kur
përdorni zjarre në mjedisin e kuzhinës.
Prodhuesi nuk mban asnjë përgjegjësi
në rast se flaka keqpërdoret
Ndizni gjithnjë pipëzën përpara se të
vendosni enët.
Për të ndezur një pipëz:
1. Rrotulloni dorezën e kontrollit në
drejtimin kundraorar deri në pozicionin
maksimum (
) dhe shtypeni.
2. Mbajeni shtypur dorezën për rreth 5
sekonda; kjo do të lejojë që elementi
termik të ngrohet. Nëse jo, furnizimi me
gaz do të ndërpritet.
3. Rregulloni flakën mbasi të jetë si duhet.
Nëse pas disa përpjekjesh pipëza nuk
ndizet, kontrolloni nëse kurora dhe
kapaku i saj janë vendosur mirë.
1
2
3
1
Kapaku dhe kurora e pipëzës
10 electrolux
2
Termoçifti
3
Kandela e ndezjes
Paralajmërim Mos e mbani çelësin e
kontrollit të shtypur për më shumë se
15 sekonda.
Nëse pipëza nuk ndizet mbas 15
sekondash, lëshoni dorezën e kontrollit,
kthejeni në pozicionin fikur dhe provoni
të ndizni përsëri pipëzën mbas
minimumi 1 minute.
E rëndësishme Kur nuk ka rrymë elektrike,
mund ta ndizni vatrën pa ndihmën e
ndezësit elektrik; në këtë rast afrojini vatrës
një flakë, shtyjeni dorezën përkatëse dhe
kthejeni në drejtim kundërorar në pozicionin
e çlirimit të gazit në maksimum.
Nëse pipëza fiket aksidentalisht,
rrotulloni dorezën e kontrollit në
pozicionin fikur dhe provoni të ndizni
pipëzën përsëri mbas minimumi 1
minute.
Prodhuesi i shkëndijës mund të ndizet
automatikisht kur ju lidhni rrjetin
elektrik, mbas instalimit të një
ndërprerësi elektrik. Kjo është normale.
FIKJA E PIPËZËS
Për të fikur flakën, rrotullojeni çelësin në
simbolin (
).
Paralajmërim Gjithmonë uleni flakën
ose fikeni atë para se të hiqni enët nga
pipëza.
PËRDORIMI I ZONAVE ME INDUKSION
NDEZUR DHE FIKUR
Prekni
për 1 sekondë për të ndezur apo
fikur pajisjen.
Pas përdorimit, fikini elementët e vatrës me
kontrollet e saj dhe mos besoni tek dalluesi
i enës
FIKJE AUTOMATIKE
Funksioni ndalon automatikisht vatrën
nëse:
të gjitha zonat e gatimit janë të fikura
.
nuk caktoni nivelin e nxehtësisë pasi
ndizni vatrën.
mbuloni një fushë sensori me ndonjë
objekt (tavë, pëlhurë, etj.) ose lëng për
më shumë se 10 sekonda. Alarmi bie për
një kohë dhe vatra ndalet. Hiqni objektin
ose pastroni panelin e kontrollit.
ju përdorni enë gatimi të
papërshtatshme.
ndizet dhe pas 2
minutash zona e gatimit ndalon
automatikisht.
nuk ndaloni një zonë gatimi e nuk
ndryshoni përzgjedhjen e nxehtësisë pas
pak kohësh. Shikoni tabelën.
ndizet.
Kohët e fikjes automatike
Cilësimi i
nxehtësisë
, - - -
Ndalon pas 6 orësh 5 orësh 4 orësh 1,5 orësh
PËRZGJEDHJA E NXEHTËSISË
Prekni
për të ngritur përzgjedhjen e
nxehtësisë. Prekni
për të ulur
përzgjedhjen e nxehtësisë. Në ekran
shfaqet përzgjedhja e nxehtësisë. Prekni
dhe njëkohësisht për ta fikur.
NGROHJE AUTOMATIKE
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
0
123456789
electrolux 11
Ju mund ta arrini cilësimin e nevojitur të
nxehjes brenda një kohe më të shkurtër
nëse aktivizoni funksionin e ngrohjes
automatike. Ky funksion vendos për pak
kohë cilësimin më të lartë të nxehjes (shiko
grafikun), e më pas zbret te cilësimi i
nevojitur i nxehjes.
Për të aktivizuar funksionin e nxehjes
automatike për një zonë gatimi:
1.
Prekni
. shfaqet në ekran.
2.
Prekni menjëherë
. shfaqet në
ekran.
3.
Prekni menjëherë
vazhdimisht derisa
të shfaqet cilësimi i nevojitur i nxehjes.
Pas 3 sekondash
shfaqet në ekran.
Për të ndaluar funksionin prekni
.
NDEZJA DHE FIKJA E FUNKSIONIT TË
FUQISË
Funksioni i fuqisë i jep një zone gatimi
shumë fuqi për jo më shumë se 10 minuta.
Pas kësaj kohe, zona e gatimit me
induksion rivendoset sërish në
. Për ta
ndezur atë, prekni
dhe ndizet. Për ta
ndaluar atë, vendosni një përzgjedhje
nxehtësie midis
dhe .
Menaxhimi i fuqisë
Menaxhimi i fuqisë ndaj fuqinë elektrike
ndërmjet dy zonave të gatimit. Funksioni i
Fuqisë e shton fuqinë në nivel maksimal për
një zonë gatimit në çift dhe e pakëson
automatikisht në zonën e dytë të gatimit në
një nivel më të ulët. Ekrani për zonën e
reduktuar alternohet. Përparësi i jepet
zonës më të fundit të cilësuar.
PËRDORIMI I KOHËMATËSIT
Kohëmatësi me numërim zbritës
Përdorni kohëmatësin për të vendosur
kohëzgjatjen e punës së zonës së gatimit
për një sesion gatimi.
Cilësojeni kohëmatësin pasi të
përzgjidhni zonën e gatimit.
Ju mund të vendosni përzgjedhjen e
nxehtësisë para ose pasi të zgjidhni
kohëmatësin.
Përzgjedhja e zonës së gatimit:prekni
vazhdimisht derisa treguesi i zonës së
nevojshme të gatimit të ndizet.
Fillimi i kohëmatësit të numërimit
zbritës: prekni
e kohëmatësit për të
vendosur kohën (
00
-
99
minuta). Kur
treguesi i zonës së gatimit pulson më
ngadalë, koha fillon zbret.
Kontrollimi i kohës së mbetur: zgjidhni
zonën e gatimit me
. Treguesi i zonës
së gatimit pulson më shpejt. Ekrani shfaq
kohën e mbetur të zonës që do të
ndalojë e para.
Ndryshimi i kohëmatësit të numërimit
zbritës: zgjidhni zonën e gatimit me
prekni ose .
Ndalimi i kohëmatësit: zgjidhni zonën e
gatimit me
. Prekni . Koha e
mbetur numëron mbrapsht deri në
00
.
Treguesi i zonës së gatimit fiket. Për ta
fikur, mund të prekni gjithashtu
dhe
njëkohësisht.
Kur koha mbaron, tingulli aktivizohet dhe
00
pulson. Zona e gatimit fiket.
Treguesi i Minutave
Ju mund ta përdorni kohëmatësin si një
matës minutash kur zonat e gatimit nuk
janë në punë. Prekni
. Prekni ose
të kohëmatësit për të përzgjedhur kohën.
Kur koha mbaron, tingulli aktivizohet dhe
00
pulson.
Ndalimi i tingullit: prekni
NDEZJA E STOP&GO
Funksioni
vendos një përzgjedhje për
ruajtjen e ngrohtësisë për gjithë zonat e
gatimit.
Prekni
për të aktivizuar këtë
funksion. Simboli
ndizet.
Prekni
për të ndaluar këtë funksion.
Ndizet përzgjedhja e nxehtësisë që keni
vendosur më parë.
nuk e ndalon funksionin e kohëmatësit.
e bllokon tërësisht panelin e kontrollit
por jo fushën ndjesore
.
BLLOKIMI / ZHBLLOKIMI I PANELIT
KONTROLLIT
Ju mund ta bllokoni panelin e kontrollit. Kjo
parandalon një ndryshim aksidental të
përzgjedhjes së nxehtësisë.
Në fillim vendosni cilësimin e nxehtësisë.
Për të filluar këtë funksion prekni
.
Simboli
ndizet për 4 sekonda.
Kohëmatësi mbetet i ndezur.
12 electrolux
Për ta ndaluar këtë funksion prekni .
Ndizet përzgjedhja e nxehtësisë që keni
vendosur më parë.
Kur fikni pajisjen, çaktivizohet edhe ky
funksion.
MEKANIZMI I SIGURISË SË FËMIJËVE
Ky funksion parandalon përdorimin
aksidental të vatrës.
Aktivizimi i mekanizmit të sigurisë së
fëmijëve
Startojeni vatrën me
. Mos vendosni
përzgjedhjet e nxehtësisë.
Prekni
për 4 sekonda. Simboli
ndizet.
Ndalojeni vatrën me
.
Fikja e mekanizmit të sigurisë së
fëmijëve
Startojeni vatrën me
. Mos vendosni
përzgjedhjet e nxehtësisë. Prekni
për 4 sekonda. Simboli ndizet.
Ndalojeni vatrën me
.
Anulimi i mekanizmit të sigurisë së
fëmijëve për një sesion gatimi
Startojeni vatrën me
. Simboli
ndizet.
Prekni
për 4 sekonda. Vendosni
përzgjedhjen e nxehtësisë në më pak
se 10 sekonda. Ju mund të përdorni
vatrën.
Kur ndaloni vatrën me
, mekanizmi i
sigurisë së fëmijëve punon sërish.
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
KURSIMET E ENERGJISË
Nëse është e mundur, vendosuni enëve
gjithmonë kapak.
Kur lëngu fillon të valojë, uleni flakën për
ta zierë lëngun ngadalë.
Paralajmërim Përdorni tenxhere dhe
tiganë me fund që përkojnë me
përmasat e vatrës.
Mos përdorni enë gatimi që dalin jashtë
përmasave të vatrës.
Vatra Diametrat e enëve të
gatimit
Me ndezje të
shpejtë
180 - 220 mm
Gjysmë e
shpejtë
120 - 180 mm
Paralajmërim Mos vendosni letër
aluminini në vatër për të mbajtur
sipërfaqen të pastër gjatë.
Tenxheret nuk duhet të shkelin mbi
pjesën e butonave.
Paralajmërim Sigurohuni që dorezat e
tenxhereve të mos dalin jashtë skajit
ballor të skarës së sipërme por
tenxheret të jenë pozicionuar në
qendër mbi unaza, në mënyrë që të
arrihet stabiliteti maksimal dhe një
konsum sa më i ulët i gazit.
Mos vendosni mbi unaza tenxhere që nuk
qëndrojnë mirë ose të deformuara për të
parandaluar derdhjen dhe lëndimet.
ENË TË PËRSHTATSHME PËR ZONAT
E GATIMIT ME INDUKSION
Në gatimin me induksion, një fushë e
fuqishme elektromagnetike prodhon një
nxehtësi të menjëhershme brenda
enës.
Materiali i enëve
të përshtatshme: hekur i derdhur, çelik,
çelik i smaltuar, Inoks, me bazament me
shumë shtresa (e cilësuar si e
përshtatshme nga prodhuesi).
të papërshtatshme: alumin, bakër,
tunxh, qelq, qeramikë, porcelan.
Ena është e përshtatshme për një vatër
me induksion, nëse ...
... në një zonë me përzgjedhjen më të
lartë të nxehtësisë, zien ujë shumë shpejt
electrolux 13
... bazamenti i enës tërhiqet nga një
magnet.
Bazamenti i enës duhet të jetë sa më
i trashë dhe i rrafshët të jetë e mundur.
Përmasat e enës së gatimit: zonat e gatimit
me induksion i përshtaten përmasave të
bazamentit të enëve automatikisht deri
diku. Megjithatë pjesa magnetike e fundit të
enëve të gatimit duhet të ketë një diametër
minimal në varësi të diametrit të zonës së
gatimit:
Zona e gatimit Diametri minimal i enëve
të gatimit
Para 185 mm
Prapa 120 mm
KONSUMI I ENERGJISË
Nëse është e mundur, vendosuni
enëve gjithmonë kapak.
Vendosini enët mbi një zonë gatimi
përpara se ta ndizni atë.
Fikini zonat e gatimit përpara
përfundimit të kohës së gatimit për të
përdorur nxehtësinë e mbetur.
Bazamenti i tenxhereve dhe zonat e
gatimit duhet të kenë përmasa të
njëjta.
SHEMBUJ GATIMI
Të dhënat në tabelë janë vetëm udhëzuese.
Përzgj
edhja
e
nxeht
ësisë
Përdoreni për të: Koha Këshilla
1
Mbajtur të ngrohta ushqimet e gatuara sipas
nevojës
Mbulojini
1-2 Salcë holandeze, e shkrirë: gjalpë,
çokollatë, xhelatinë
5-25
min
Trazojini herë pas here
1-2 Ngurtësojini: Omëleta, vezë të pjekura 10-40
min
Gatuani me kapak
2-3 Oriz i zier dhe gatesa me bazë
qumështi, ngrohje e ushqimeve të
gatuara
25-50
min
Shtoni të paktën dy herë lëng sa
orizi, trazojini gatesat me qumësht
3-4 Zierje me avull perimesh, peshku, mishi 20-45
min
Shtoni disa lugë gjelle lëng
4-5 Patate të ziera me avull 20-60
min
Përdorni maksimumi ¼ l ujë për 750
g patate
4-5 Gatuani sasi më të mëdha ushqimi,
gjyveçi dhe supash
60-150
min
Deri në 3 l lëng plus ingredientët
6-7 Skuqje e lehtë: eskallop, mish viçi me
djathë e proshutë, kotëleta, qofte,
salsiçe, mëlçi, salcëm vezë, petulla
sipas
nevojës
Kthejini nga ana tjetër në gjysmën e
gatimit
7-8 Skuqje e fortë, të thekura, fileto mishi,
biftekë
5-15
min
Kthejini nga ana tjetër në gjysmën e
gatimit
9 Zieni sasi të mëdha uji, gatuani makarona, thani mishin (gulash, mish rosto), patate te
skuqura
Funksioni i Fuqisë është i përshtatshëm për
ngrohjen e sasive të mëdha të ujit.
ZHURMAT GJATË PUNËS
Nëse arrini të dëgjoni
zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra
nga materiale të ndryshme (strukture
sandwich).
fishkëllimë: po përdorni një ose
shumë zona gatimi me nivele të larta
14 electrolux
fuqie dhe ena është e përbërë nga
materiale të ndryshme (struktura
sanduiç).
zukatje: po përdorni nivele të larte fuqie.
klik: po ndodh një proces elektrik.
fërshëllimë, gumëzhimë: ventilatori po
punon.
Zhurmat janë normale dhe nuk tregojnë
se ka ndonjë defekt.
Informacion mbi akrilamidet
E rëndësishme Sipas zbulimeve të fundit
shkencore, nëse e thekni ushqimin
(veçanërisht ato me përmbajtje niseshteje),
akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për
shëndetin.Për këtë arsye, ju këshillojmë të
gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të
mos e thekni shumë ushqimin.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament të
pastër.
Paralajmërim Objektet e mprehta dhe
agjentët pastrues gërryes e dëmtojnë
pajisjen.
Për sigurinë tuaj, mos e pastroni
pajisjen me pastrues me avull ose me
pastrues me presion të lartë.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
qeramikën e xhamit nuk ndikojnë në
funksionimin e pajisjes.
Heqja e ndotjeve:
1. Hiqni menjëherë: materialet plastike
që shkrijnë, letrat plastike dhe
ushqimet që përmbajnë sheqer.
Përdorni kruajtëse të posaçme për
qeramikën e xhamit. Vendoseni
kruajtësen mbi sipërfaqen e xhamit
qeramik në një kënd të ngushtë dhe
rrëshqiteni tehun mbi sipërfaqe.
Fikni pajisjen dhe lëreni të ftohet
para se të pastroni: njollat e çmërsit,
rrëketë e ujit, njollat e yndyrës,
çngjyrosjet metalike. Përdorni një
pastrues të posaçëm për qeramikën
e xhamit ose inoksin.
2. Pastrojeni pajisjen me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent.
Mbajtëset e tenxhereve nuk duhen larë
në pjatalarëse; ato duhen larë me
dorë. Pas pastrimit, sigurohuni që
skarat mbështetëse të jenë vendosur
mirë.
3. Në fund, thajeni pajisjen duke e
fërkuar me një leckë të pastër.
PASTRIMI I KANDELËS NDEZËSE
Kjo karakteristikë realizohet nëpërmjet një
kandele ndezëse prej qeramike me një
elektrodë metalike. Këta elementë mbajini
të pastra për të shmangur vështirësitë në
ndezje, si dhe kontrolloni që vrimat e
kurorës së pipëzës të mos jenë të
bllokuara.
MIRËMBAJTJA PERIODIKE
Flisni periodikisht me Qendrën tuaj lokale të
Shërbimit që të kontrollojnë gjendjen e tubit
të gazit dhe rregulluesin e presionit, nëse
është i pranishëm.
SI TË VEPROJMË NËSE…
Problemi Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Nuk mund të ndizni ose të
përdorni pajisjen.
Keni prekur 2 ose më shumë fusha me sensor njëkohësisht.
Prekni vetëm një fushë me sensor.
Mbi panelin e kontrollit ka ujë ose njolla yndyre. Pastroni panelin
e kontrollit.
Ndizeni pajisjen sërish dhe cilësojeni nxehtësinë brenda 10
sekondash.
Mekanizmi i sigurisë së fëmijëve ose bllokimi i butonave Stop
+Goështë aktiv. Shihni kapitullin Përdorimi i pajisjes.
electrolux 15
Problemi Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Një sinjal akustik dëgjohet kur
pajisja është e fikur.
Keni mbuluar një ose më shumë fusha me sensor. Zbuloni fushat
me sensor.
Treguesi i nxehtësisë së mbetur
nuk ndizet.
Zona e gatimit nuk është e nxehtë sepse ka punuar vetëm për
pak kohë. Nëse zona e gatimit është në fakt e nxehtë, lidhuni me
Shërbimin e Pas-shitjes.
Cilësimi i nxehtësisë alternohet Keni aktivizuar Bllokun e ushqimit. Shihni seksionin Blloku i
ushqimit.
Dëgjohet një sinjal akustik dhe
pajisja ndizet, pastaj fiket
sërish. Pas 5 sekondash
dëgjohen një ose më shumë
sinjale akustike.
Keni mbuluar . Zbuloni fushën ndjesore.
ndizet
Fikja automatike është aktive. Fikeni pajisjen dhe ndizeni sërish.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes për zonën e gatimit është aktive.
Fikeni zonën e gatimit. Ndizeni sërish zonën e gatimit.
ndizet
Nuk ka enë gatimi në zonën e gatimit. Vendosni enë në zonën
e gatimit.
Enë jo e përshtatshme. Përdorni enë të përshtatshme.
Diametri i bazamentit të enës është shumë i vogël për zonën e
gatimit. Çojeni enën në një zonë gatimi më të vogël.
dhe numri ndizen
Ka një defekt në pajisje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti për pak kohë. Hiqni siguresën e
sistemit elektrik të shtëpisë. Lidheni sërish. Nëse
ndizet sërish,
kontaktoni Shërbimin e Klientit.
ndizet
Në pajisje ka një defekt, sepse enës i ka avulluar krejt uji ose po
përdorni enë të papërshtatshme. Mbrojtja ndaj mbinxehjes për
zonën e gatimit është aktive. Fikja automatike është aktive.
Fikni pajisjen. Hiqeni enën e nxehtë. Pas afro 30 sekondave,
ndizeni sërish zonën e gatimit. duhet të zhduket, treguesi i
nxehtësisë së mbetur mund të qëndrojë i ndezur. Ftoheni enën
dhe kontrolloni përshtatshmërinë e saj në seksionin "Enët për
zonën e gatimit me induksion".
Nuk ka shkëndija kur ndizni
gazin.
Nuk ka rrymë elektrike. Sigurohuni që njësia të jetë e lidhur me
rrjetin dhe furnizimi me energji elektrike të jetë aktivizuar.
Kontrolloni siguresën elektrike të shtëpisë.
Kapaku dhe kurora e gatimit janë vendosur të paniveluara.
Sigurohuni që kapaku dhe kurora të jenë në pozicionet e
duhura.
Flaka fiket menjëherë pas
ndezjes.
Termoçifti nuk është nxehur sa duhet. Pasi të keni ndezur flakën,
mbajeni çelësin të shtypur për rreth 5 sekonda.
Unaza e gazit nuk e shpërndan
flakën në mënyrë të
njëtrajtshme.
Kurora e vatrës është e bllokuar nga mbetjet ushqimore.
Sigurohuni që injektori të mos jetë bllokuar si dhe që kurora të
mos ketë copëza ushqimi.
16 electrolux
Nëse ka një defekt, provoni fillimisht të gjeni
vetë një zgjidhje për problemin. Nëse nuk
mund të gjeni vetë një zgjidhje të problemit,
kontaktoni shitësin ose Qendrën e
shërbimit.
Nëse nuk e keni përdorur siç duhet
pajisjen ose nëse instalimi nuk është
kryer nga një inxhinier i licencuar, vizita
nga tekniku i shërbimit të klientit nuk do
të jetë falas, edhe pse brenda afatit të
garancisë.
ETIKETAT QË MERREN ME ÇANTËN E
AKSESORËVE
Ngjisni etiketat adezive siç tregohet më
poshtë:
MOD.
PROD.NO.
SER.NO
DATA
MOD.
PROD.NO.
SER.NO
DATA
MODELMODEL
MOD.
PROD.NO.
SER.NO.
03 IT
MADE IN ITALY
TYPE
230V-50Hz
IP20
0049
1 2 3
1
Ngjiteni mbi letrën e garancisë dhe
dërgoni këtë pjesë
2
Ngjiteni mbi letrën e garancisë dhe
mbajeni këtë pjesë
3
Ngjiteni mbi librin e udhëzimeve
Këto të dhëna ju ndihmojnë në mënyrë
të shpejtë dhe të saktë. Këto të dhëna
gjendjen në etiketën e specifikimeve.
Përshkrimi i modelit .................
Numri i produktit (PNC) .................
Numri i serisë (S N.) .................
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Ato janë të disponueshme pranë Qendrës
së Shërbimit dhe dyqaneve të miratuara të
pjesëve të këmbimit.
TË DHËNA TEKNIKE
Përmasat e rrafshit të gatimit
Gjerësia: 590 mm
Gjatësia: 520 mm
Përmasat e zgavrës së rrafshit të
gatimit
Gjerësia: 560 mm 0/+1
Gjatësia: 490 mm 0/+1
Fuqia nxehëse
Vatra gjysmë e
shpejtë:
1,9 kW
Vatra e shpejtë: 2,9 kW
Zona e pasme e
gatimit:
1.4 kW (2.5 kW në
cilësimin P)
Zona e përparme e
gatimit:
2,3 kW (3,3 kW në
cilësimin P)
Fuqia totale e gazit: G20 (2H) 20 mbar =
4,8 kW
G30 (3B/P) 30 mbar =
334 g/h
G31 (3B/P) 30 mbar =
329 g/h
G20 (2H) 13 mbar =
3.2 kW për Rusinë
electrolux 17
Fuqia totale e
elektricitetit:
3,7 kW
Furnizimi elektrik: 230 V ~ 50 Hz
Kategoria: II2H3B/P
Furnizimi me gaz: G20 (2H) 20 mbar
Kategoria e pajisjes: 3
Diametrat e devijimit
Vatra Ø Devijim në 1/100
mm.
Gjysmë e shpejtë 32
E shpejtë 42
Vatrat e gazit
VATRA
FUQI
NORMAL
E
FUQI E
REDUKT
UAR
FUQI NORMALE
GAZ NATYROR
G20 (2H) 20 mbar
LPG
(Butan/Propan) (3B/P)
G30/G31 30/30 mbar
kW kW
inj. 1/100
mm
m³/orë
inj. 1/100
mm
G30
30
mbar
G31
30
mbar
g/orë g/orë
Vatra gjysmë e
shpejtë
1.9 0.45 96 0.181 71 138 136
Vatra e shpejtë
2,9 (gaz
natyror)
2,7 (LPG)
0.75 119 0.276 86 196 193
Injektorë vetëm për Rusinë GAZ NATYROR G20 - 13 mbar
VATRA
FUQI NORMALE
FUQI E
REDUKTUAR
FUQI NORMALE
GAZ NATYROR
G20 13 mbar
kW kW inj. 1/100
mm
m³/orë
Vatra gjysmë e shpejtë 1.4 0.45 105 0.148
Vatra e shpejtë 1.8 0.75 120 0.191
PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN
MATERIALI AMBALAZHUES
Materialet e paketimit janë të
padëmshme për ambientin dhe mund
të riciklohen. Elementët plastikë
identifikohen nga shenjat: >PE<,>PS<,
etj. Mënjanoni materialet paketues në
formën e plehrave shtëpiake, në
vendgrumbullimin e plehrave të lagjes
tuaj.
18 electrolux
Electrolux. Thinking of you.
Споделете още от нашето мислене на
www.electrolux.com
СЪДЪРЖАНИЕ
Информация за безопасност 19
Инсталиране 22
Описание на уреда 26
Действие 28
Полезни препоръки и съвети 31
Грижи и почистване 33
Как да постъпите, ако 34
Технически данни 36
Опазване на околната среда 37
Запазваме си правото на изменения
ИНФОРМАЦИЯ ЗА БЕЗОПАСНОСТ
ПРЕДУПРЕЖДЕНИЕ! Тези
инструкции важат само за страни,
символите на които са показани на
корицата на тази книжка.
Прочетете внимателно това ръко-
водство, преди да инсталирате и
използвате уреда. Това е в интерес
на вашата безопасност и ще осигу-
ри правилната експлоатация. Запа-
зете тези инструкции и ги съхраня-
вайте заедно с уреда, ако той бъде
преместен или продаден. Всички
лица, които използват уреда трябва
отлично да познават неговата рабо-
та
и функции за безопасност.
ОБЩИ МЕРКИ ЗА БЕЗОПАСНОСТ
ПРЕДУПРЕЖДЕНИЕ! Лица
(включително деца) с намалени
физически, сетивни, умствени
възможности или липса на опит и
познания, не трябва да използват
уреда. Те трябва да са под надзор
или да бъдат инструктирани за
работа с уреда от лице, отговорно
за тяхната безопасност.
ЗАЩИТА ЗА ДЕЦА
Само възрастни могат да работят с
този уред. Децата трябва
да бъдат
под надзор, за да се гарантира, че ня-
ма да си играят с уреда.
Дръжте всички опаковъчни материа-
ли далеч от деца. Съществува риск
от задушаване или телесно нараня-
ване.
Дръжте децата далеч от уреда по
време на и след работа с него, дока-
то уредът изстине.
ПРЕДУПРЕЖДЕНИЕ! Aктивирайте
устройството за безопасност на
децата, за да предотвратите
неволно включване на уреда от
малки деца и домашни животни.
БЕЗОПАСНОСТ ПО ВРЕМЕ НА
УПОТРЕБА
Преди първата употреба отстранете
всички опаковки, лепенки и опаковъч-
ни пластове от уреда.
Изключвайте зоните за готвене след
употреба.
Опасност от изгаряния! Не поставяй-
те метални предмети, например
при-
бори за хранене или капаци на тига-
ни, върху повърхността за готвене,
защото може да се нагорещят.
Потребители с имплантирани пейс-
мейкъри трябва да внимават горната
част на тялото им да не се доближа-
ва на по-малко от 30 см до индук-
ционните зони за готвене, когато те
са включени
.
ПРЕДУПРЕЖДЕНИЕ! Опасност от
пожар!Прегрятата мазнина и олио
могат да се запалят много бързо.
ПРЕДУПРЕЖДЕНИЕ! Не
използвайте тигани от стеатит,
съдове за грил или тостер върху
газовите горелки.
electrolux 19
ПРАВИЛНА РАБОТА
Не оставяйте уреда без надзор по
време на работа.
Винаги наблюдавайте уреда по вре-
ме на работа.
Не позволявайте течности да се из-
ливат в отворите в горната част на
плочата
Никога не използвайте плочата без
готварски съдове.
Използвайте уреда само за домашна
употреба! Не я използвайте за тър-
говски или промишлени цели или за
цели, различни от тези, за които е
предназначена. По този начин ще из-
бегнете рисковете за хора или иму-
щество.
Използвайте само готварски съдове с
диаметър на дъното, подходящ за
размера на горелките.
Съдовете не трябва да навлизат в зо-
ната за управление.
Не използвайте
уреда като работна
повърхност или за съхранение.
Никога не използвайте нестабилни
готварски съдове, за да избегнете
преобръщане и злополуки.
Не поставяйте и не съхранявайте за-
палителни течности (или предмети,
които са намокрени със запалителни
продукти) и материали или предмети,
които могат да се разтопят (напр. от
пластмаса или алуминий), върху или
в близост
до уреда. Има опасност от
експлозия или пожар.
Използвайте само аксесоарите, до-
ставени заедно с уреда.
Внимавайте при свързването на уре-
да към контакти, които се намират на-
близо. Не позволявайте електрически
кабели да се допират до уреда или
до горещи кухненски съдове. Не по-
зволявайте електрическите кабели да
се преплитат.
ПРЕДУПРЕЖДЕНИЕ! Ако
забележите пукнатина по
повърхността, изключете
електрозахранването, за да
предотвратите токов удар.
КАК ДА ИЗБЕГНЕМ ПОВРЕДИ ПО
УРЕДА
Повърхността на стъклокерамиката
може да се повреди при падане на
предмети или готварски съдове върху
нея.
Готварските съдове, направени от чу-
гун или от лят алуминий, както и съ-
довете с повредени дъна, могат при
местене да надраскат стъклокерами-
ката.
Не оставяйте течността в съдовете и
тиганите да изкипи докрай, за да
предотвратите повреждането на го-
тварските съдове и стъклокерамика-
та.
Не използвайте зоните за готвене с
празни готварски съдове или без го-
тварски съдове.
Не покривайте частите на уреда с
алуминиево фолио.
Оставете вентилационно простран
-
ство от 5 мм между работния плот
и предната част на блока под него.
ИНСТАЛИРАНЕ
ПРЕДУПРЕЖДЕНИЕ! Да се
прочете непременно!
Уредът не е предназначен за из-
ползване с външен таймер или от-
делна система за дистанционно
управление.
Уверете се, че уредът не е повреден
при транспортиране. Не включвайте
повреден уред. Ако е необходимо,
информирайте доставчика.
Инсталирането и свързването на
уреда към електрозахранването и
газовата система трябва да се из-
вършат от квалифициран
персо-
нал.
Вградените уреди могат да се използ-
ват, само след като са вградени в
подходящи шкафове и работни пло-
тове, които отговарят на стандартите.
Не променяйте спецификациите и не
видоизменяйте този уред. Опасност
от нараняване и повреда на уреда.
Съблюдавайте точно действащите
закони, разпоредби, директиви и
стандарти (нормативни разпоредби
за безопасност,
разпоредби за реци-
20 electrolux
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72
  • Page 73 73
  • Page 74 74
  • Page 75 75
  • Page 76 76

Electrolux EHM60132K Kullanım kılavuzu

Tip
Kullanım kılavuzu