Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në www.electrolux.com
Të dhëna të rëndësishme për sigurinë
E rëndësishme Në interes të sigurisë tuaj si
dhe për një përdorim të saktë, përpara se të
instaloni dhe të përdorni për herë të parë
pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të
përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe
paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe
aksidente të panevojshme, është e
rëndësishme që të gjithë personat që do të
përdorin këtë pajisje, të njohin mirë mënyrën
e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini
këto udhëzime dhe sigurohuni që t'i
bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni
apo do ta shisni atë, në mënyrë që kushdo që
do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të
jetë i mirinformuar për përdorimin e pajisjes
dhe sigurinë ndaj saj.
- Ju lutemi lexoni manualin e udhëzimeve
përpara se të përdorni këtë pajisje.
Siguria e përgjithshme
• Është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet
apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt në
çdo mënyrë të mundshme.
• Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t'u përdorur
nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi
fizike dhe ndjesore të kufizuara ose mungesë
përvoje dhe njohurive, nëse ata nuk mbikëqyrjen
ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e
pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e
tyre.
• Sigurohuni që fëmijët e vegjël ose kafshët
shtëpiake të mos futen brenda në kazan. Për ta
shmangur këtë, ju lutemi kontrollojeni kazani
përpara se të përdorni pajisjen.
• Çdo objekt i tillë si monedha, paramane,
gozhdë, vidha, guriçka ose çdo lloj tjetër
materiali i mprehtë mund të shkaktojë dëmtime
të mëdha, kështu që nuk duhet të vendoset
brenda në pajisje.
• Për të shmangur rreziqe zjarri të shkaktuara nga
një tharje e tepruar, mos e përdorni pajisjen për
tharjen e artikujve të mëposhtëm: Jastëkë,
jorganë dhe të ngjashme me to (pasi këta artikuj
grumbullojnë nxehtësi).
• Artikujt e tillë si prej sfungjeri të gomuar (sfungjer
latex), skufjet e dushit, tekstilet rezistente ndaj
ujit, artikuj me pjesë të gomuara si dhe rroba ose
jastëkë me mbushje prej sfungjeri të gomuar,
nuk duhet të thahet në tharësen e rrobave.
• Shkëputeni pajisjen gjithmonë nga rrjeti elektrik
pas përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes.
• Në asnjë rast mos u përpiqni të riparoni pajisjen
vetë. Riparimet e kryera nga persona pa përvojë,
do të shkaktojnë plagosje ose keqfunksionim
serioz. Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Këmbëngulni gjithmonë në përdorimin e pjesëve
të këmbimit origjinale.
• Artikujt që janë ndotur me substanca të tilla si vaj
gatimi, aceton, benzinë, vajguri, heqës njollash,
terpentine, dyllë dhe heqës dylli, duhet të lahen
në ujë të nxehtë me një sasi shtesë detergjenti,
përpara se të thahet në tharësen e rrobave.
•
Rrezik shpërthimi: Mos futni kurrë në tharëse
tesha të thata që kanë qenë në kontakt me
solucione që marrin flakë, si (benzinë, tretësira
metili, solucione për pastrim në të thatë dhe të
ngjashme me to). Duke qenë se këto substanca
janë të avullueshme,mund të shkaktojnë një
shpërthim. Thani vetëm tesha të lara
paraprakisht me ujë.
• Rrezik zjarri: për teshat e ndotura apo të
ngjyera me vaj vegjetal apo vaj gatimi, të cilat
përbëjnë rrezik zjarri dhe nuk duhet të futen në
tharësen e rrobave.
• Nëse i keni larë teshat tuaja me heqës njollash,
duhet të kryeni një cikël shtesë shpëlarjeje
përpara se t'i fusni në tharësen e rrobave.
• Ju lutemi të siguroheni që në xhepat e teshave
që do të fusni në pajisje, të mos kenë mbetur
rastësisht çakmakë apo shkrepëse
Paralajmërim
• Rrezik zjarri! Mos e ndaloni kurrë
procesin e tharëses përpara
përfundimit të ciklit të tharjes, për sa
kohë nuk keni nxjerrë ende të gjitha
teshat dhe t'i keni shpërndarë në
mënyrë të tillë që nxehtësia të
shpërndahet.
•
Mos lini që brenda në tharësen e rrobave të
grumbullohen pushra.
•
Rrezik goditjeje elektrike! Mos përdorni
spërkatës me ujë në pajisje.
• Procesi i fundit i ciklit të tharjes realizohet pa
nxehtësi (cikli i ftohjes) për të siguruar që teshat
të mbeten në një temperaturë që i mbron ato
nga dëmtimi.
• Tharësja e rrobave nuk duhet të përdoret në
rastin kur mbi tesha keni aplikuar kimikate
industriale për pastrim.
• Sigurohuni që të keni një ajrim të mirë në
dhomën ku do të instaloni pajisjen, për të
shmangur rrjedhjen e gazrave nëpër dhomë që
lëshojnë pajisje të tjera që funksionojnë me lëndë
djegëse, duke përfshirë zjarret e hapur.
2 electrolux