Electrolux EDH3897SDE Kullanım kılavuzu

Kategori
Elektrikli çamaşır kurutma makineleri
Tip
Kullanım kılavuzu
EDH3897SDE
SQ THARËSE ME
RROTULLIM
UDHËZIMET PËR PËRDORIM
2
TR ÇAMAŞIR KURUTUCU KULLANMA KILAVUZU 27
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 5
3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT..............................................................................7
4. PANELI I KONTROLLIT..................................................................................... 8
5. TABELA E PROGRAMIT....................................................................................9
6. OPSIONET....................................................................................................... 12
7. CILËSIMET.......................................................................................................14
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................15
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM...........................................................................15
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................... 16
11. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................. 18
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 23
13. TË DHËNA TEKNIKE..................................................................................... 24
MENDOJMË PËR JU
Faleminderit që bletë pajisje Electrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me
vete dekada të tëra inovacioni dhe përvoje nga profesionistë. Ky produkt gjenial
dhe elegant është projektuar duke ju pasur juve në mendje. Pra, sa herë që ta
përdorni mund të ndiheni të sigurt do të merrni rezultate të shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Marrjen e këshillave të përdorimit, broshurave, informacionit për zgjidhjen e
problemeve dhe për shërbimin:
www.electrolux.com
Regjistrimin e produktit tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blerjen e aksesorëve, pjesëve të konsumueshme dhe pjesëve origjinale të
këmbimit për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë origjinale këmbimi.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të
dispononi të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Informacion për sigurinë/kujdesin
Informacion i përgjithshëm dhe këshilla
Informacion mjedisor
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.electrolux.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
- Lexoni udhëzimet e dhëna.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
PARALAJMËRIM!
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose gjymtimi të
përhershëm.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg,
përveçse nëse mbikëqyren vazhdimisht.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg
fëmijëve.
Mbajini të gjitha detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së
pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ne rekomandojmë që ta aktivizoni.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Nëse tharësja e rrobave montohet mbi një lavatriçe,
përdorni setin e varjes së rrobave. Seti i varjes së
SHQIP 3
rrobave, i disponueshëm nga shitësi juaj i autorizuar,
mund të përdoret vetëm me pajisjen e specifikuar në
udhëzime, të cilën e keni marrë me aksesorin.
Lexojeni me kujdes përpara instalimit (Referojuni
broshurës së instalimit).
Pajisja mund të instalohet më vete ose poshtë një
banaku kuzhine me hapësirën e duhur (Referojuni
broshurës së instalimit).
Mos e instaloni pajisjen pas një dere që kyçet, një
dere rrëshqitëse apo një dere me një menteshë në
krahun e kundërt, ku dera e pajisjes nuk mund të
hapet plotësisht.
Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet
të mos bllokohen nga tapeti.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Sigurohuni që të keni një ajrim të mirë në dhomën ku
do të instaloni pajisjen, për të shmangur rrjedhjen e
gazrave nëpër dhomë që lëshojnë pajisje të tjera që
funksionojnë me lëndë djegëse, duke përfshirë zjarret
e hapur.
Ajri që del nuk duhet të shkarkohet në një sistem
aspirimi që përdoret për daljen e tymrave nga pajisjet
që djegin gaz ose karburante të tjera. (nëse ka)
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për
të shmangur rreziqet.
Zbatoni volumin e ngarkesës maksimale prej 9 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
Mos e përdorni pajisjen nëse janë përdorur për
pastrim kimikate industriale.
Fshini pushin që formohet rreth pajisjes.
Mos e përdorni pajisjen pa filtër. Pastrojeni filtrin e
pushit përpara ose pas çdo përdorimi.
Mos thani në tharëse tesha të palara.
www.electrolux.com4
Artikujt që janë ndotur me substanca të tilla si vaj
gatimi, aceton, alkool, benzinë, vajguri, heqës njollash,
terpentine, dyllë dhe heqës dylli, duhet të lahen në ujë
të nxehtë me një sasi shtesë detergjenti, përpara se të
thahet në tharësen e rrobave.
Artikujt e tillë si prej sfungjeri të gomuar (sfungjer
latex), skufjet e dushit, tekstilet rezistente ndaj ujit,
artikuj me pjesë të gomuara si dhe rroba ose jastëkë
me mbushje prej sfungjeri të gomuar, nuk duhet të
thahet në tharësen e rrobave.
Zbutësit e rrobave apo produktet e ngjashëm duhet të
përdoren sipas specifikimeve të udhëzimeve të
prodhuesit.
Hiqni të gjitha sendet nga xhepat, si p.sh. çakmakët
dhe shkrepset.
Mos e ndaloni kurrë procesin e tharëses përpara
përfundimit të ciklit të tharjes, për sa kohë nuk keni
nxjerrë ende të gjitha teshat dhe t'i keni shpërndarë në
mënyrë të tillë që nxehtësia të shpërndahet.
Faza e fundit e ciklit të tharjes realizohet pa nxehtësi
(cikli i ftohjes) për të siguruar që rrobat të kenë një
temperaturë që siguron që rrobat të mos dëmtohen.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Hiqni të gjithë paketimin
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende me temperaturë
nën 5°C ose më të lartë se 35°C.
Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, të
durojë nxehtësinë dhe të jetë e
pastër.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
Gjithmonë lëvizeni pajisjen
vertikalisht.
Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të
vendoset kundrejt murit.
Pasi ta keni vendosur pajisjen në
vendin e saj të përhershëm të punës,
kontrolloni që të jetë tërësisht e
niveluar me ndihmën e një niveluesi.
Nëse nuk është në ekuilibër,
rregulloni këmbëzat derisa të
nivelohet.
SHQIP 5
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e rrymës me duar të lagura.
Vetëm për MB-në dhe Irlandën.
Pajisja ka një spinë 13 amp. Nëse ju
duhet ta ndërroni siguresën në prizë,
përdorni një siguresë 13 amp ASTA
(BS 1362).
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
Përdoreni këtë pajisje vetëm në
mjedis shtëpiak.
Mos thani artikuj të dëmtuar që
përmbajnë material mbushës.
Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharjen në tharëse.
Ndiqni udhëzimet në etiketën e
rrobave.
Nëse i keni larë rrobat tuaja me heqës
njollash, duhet të kryeni një cikël
shtesë shpëlarjeje përpara se të nisni
tharësen e rrobave.
Mos pini ose mos përgatitni ushqime
me ujë të kondensuar/distiluar. Kjo
mund të shkaktojë probleme
shëndetësore te njerëzit dhe kafshët.
Mos u ulni dhe mos peshoni mbi
derën e hapur.
Mos thani në tharëse rroba të lagura
që pikojnë ujë.
PARALAJMËRIM!
Mbusheni rezervuarin e ujit
vetëm për trajtim me avull
me ujë të distiluar. Mos
përdorni uji rubineti ose
solucione të tjera shtesë!
Mund të shkaktohet dëmtim
te pajisja.
Uji i kondensuar nga depozita e ujit të
kondensuar e kësaj pajisjeje mund të
përdoret gjithashtu, nëse filtrohet
fillimisht (p.sh. me një filtër kafeje).
Programet me avull përdorini vetëm
me ujë të distiluar!
Rrobat ose kazani mund të jenë të
nxehta pasi cikli i tharjes ose programi
me avull të jetë ndërprerë. Ka rrezik
djegieje! Tregoni kujdes kur hiqni
rrobat.
Tregoni kujdes kur ndërprisni
programin me avull: Mos e hapni
derën e makinës larëse gjatë fazës
me avull. Avulli i nxehtë mund të
shkaktojë djegie. Në ekran shfaqet një
mesazh për të treguar fazën me avull.
2.4 Drita e brendshme
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi.
Ka rrezatim të dukshëm LED, ndaj
mos i ngulni sytë te drita.
Lloji i llambushkës ose llambushkës
halogjene të përdorur për këtë pajisje
është vetëm për pajisje elektro-
shtëpiake. Mos e përdorni atë për
ndriçim banese.
Për të zëvendësuar dritën e
brendshme, lidhuni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
2.5 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe
avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
www.electrolux.com6
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
2.6 Kompresori
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Kompresori dhe sistemi i tij në
tharësen me rrotullim është i mbushur
me një lëndë të veçantë, e cila nuk
përmban hidrokarbure me fluor dhe
klorur. Sistemi duhet të qëndrojë
hermetik. Dëmtimi i sistemit mund të
shkaktojë rrjedhje.
2.7 Eliminimi i mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
1 2
7
4
3
5
6
9
14
10
11
12
8
13
1
Rezervuar
2
Paneli i kontrollit
3
Drita e brendshme
4
Dera e pajisjes
5
Filtri kryesor
6
Butoni për hapjen e derës së
shkëmbyesit të nxehtësisë
7
Vrimat e qarkullimit të ajrit
8
Këmbëzat e rregullueshme
9
Dera e shkëmbyesit të nxehtësisë
10
Kapaku i shkëmbyesit të nxehtësisë
11
Çelësi për kyçjen e kapakut të
shkëmbyesit të nxehtësisë
12
Etiketa e specifikimeve
13
Treguesi i nivelit të ujit për sistemin
me avull
14
Filtri i riqarkullimit të ujit
Dera e ngarkimit mund të
instalohet nga përdoruesi në
anën e kundërt. Kjo ndihmon
për të futur dhe për të hequr
më lehtë rrobat nga pajisja
ose nëse ka ndonjë kufizim
hapësire për instalimin e
pajisjes (shihni broshurën
tjetër).
SHQIP 7
4. PANELI I KONTROLLIT
1 2
7
3
6
5
4
10 89111213
1
Çelësi i programeve
2
Ekrani
3
Blloku i prekjes Ora
4
Blloku i prekjes Shtyrje
5
Blloku i prekjes Anti-rrudhë
6
Blloku i prekjes Ngarkesë me të
leshta
7
Blloku i prekjes Nisje/Pauzë
8
Blloku i prekjes për rritjen e nivelit
të avullit
9
Blloku i prekjes për uljen e nivelit
të avullit
10
MyFavourite Blloku i prekjes
11
Rikthim plus Blloku i prekjes
12
Tharja Blloku i prekjes
13
Butoni Ndezje/Fikje
Prekni blloqet e prekjes me
gisht në zonën me simbolin
ose emrin e opsionit. Mos
mbani doreza veshur kur
përdorni panelin e kontrollit.
Sigurohuni që paneli i
kontrollit të jetë gjithmonë i
pastër dhe i thatë.
4.1 Treguesit
Treguesit Përshkrimi
Faza e tharjes
Faza e ftohjes
Faza e ruajtjes nga rrudhat
Kondensatori
Depozita e ujit
Filtri
www.electrolux.com8
Treguesit Përshkrimi
Shtyrje e programit
Bllokimi për fëmijët
Sinjalet akustike
Rikthim plus
Niveli i tharjes
Pastrimi i filtrit të riqarkullimit të ujit
Depozita e avullit bosh
Faza me avull
Niveli i avullit
Kohëzgjatja e programit
-
Kohëzgjatja e tharjes me kohë
-
Kohëzgjatja e shtyrjes së programit
5. TABELA E PROGRAMIT
Programet Lloji i ngarkesës
Ngarkesa
(maks.)
1)
/Shenja
e rrobave
Të pambukta
Niveli i tharjes: Tharje shtesë,
Tharje për në dollap+, Tharje për
në dollap
2)3)
, Tharje me hekurosje
3)
9 kg/
Të përziera
Për pëlhura të pambukta dhe sintetike.
Program me temperaturë të ulët. Pro‐
gram delikat me ajër të ngrohtë.
3 kg/
Sintetike
Niveli i tharjes: Tharje shtesë,
Tharje për në dollap
3)
, Tharje me he‐
kurosje
3)
3,5 kg/
SHQIP 9
Programet Lloji i ngarkesës
Ngarkesa
(maks.)
1)
/Shenja
e rrobave
Hekurosje e
lehtë
Pëlhura që kërkojnë kujdes dhe për të
cilat nevojitet hekurosje minimale. Rezul‐
tatet e tharjes mund të ndryshojnë nga
një lloj pëlhure në tjetrën. Shkundini arti‐
kujt përpara se t'i futni në pajisje. Kur
programi të përfundojë, hiqini menjëherë
artikujt dhe vendosini në një nderëse rro‐
bash.
1 kg (ose 5 këmi‐
sha)/
E shpejtë
Përdor temperaturë të ulët për të tharë
pëlhura të pambukta dhe sintetike.
2 kg/
Tharje e progra‐
muar
Me këtë program, mund të përdorni op‐
sionin Ora dhe të vendosni kohëzgjatjen
e programit.
9 kg/
Të leshta
4)
Pëlhura të leshta. Tharje delikate e rro‐
bave të leshta që mund të lahen. Hiqini
menjëherë artikujt kur programi përfun‐
don.
1 kg
Delikate
Pëlhura delikate.
2 kg/
Jorgan
Për të tharë një ose dy jorganë dhe jas‐
tëkë (me pupla, push ose me mbushje
sintetike).
3 kg/
Sportive
Për rroba sportive, pëlhura të holla dhe
të lehta, rrobat me mikrofibra, prej polies‐
tre, të cilat nuk hekurosen.
2 kg/
www.electrolux.com10
Programet Lloji i ngarkesës
Ngarkesa
(maks.)
1)
/Shenja
e rrobave
Xhinse
Veshje të përditshme, të tilla si xhinse,
bluza tutash etj., me trashësi të
ndryshme materiali (p.sh. në pjesën e
qafës, manshetave dhe tegelave).
9 kg/
1)
Pesha maksimale u referohet artikujve të tharë.
2)
Programi
Të pambukta Tharje për në dollap është "Programi standard i të pambuk‐
tave" dhe është i përshtatshëm për të tharë rrobat e pambukta me lagie normale dhe është
programi më efikas për sa i përket konsumit të energjisë për tharjen e rrobave të pambukta
të lagura.
3)
Vetëm për institutet e testimit: Programet standarde të testimit specifikohen në doku‐
mentin e EN 61121.
4)
Cikli për tharjen e të leshtave në këtë tharëse rrobash me rrotullim është testuar dhe mir‐
atuar nga kompania Woolmark. Cikli është i përshtatshëm për të tharë rroba të leshta me
etiketën "larje me dorë" me kusht që rrobat të lahen në një cikël me larje me dorë të mira‐
tuar nga Woolmark dhe të thahen në tharëse sipas udhëzimeve të dhëna nga prodhuesi.
1780SW13W.
5.1 Programet me avull
Programet
Niveli i avullit/Ngarkesa/Këmi‐
sha
Lloji i ngarkesës
Rifreskim
/1 palë pantallona/1 copë
/1 xhaketë/1 copë
/1 kostum/1 copë
Për një kostum ose deri në
dy xhaketa ose palë pantal‐
lona, ose rroba të
ngjashme. Vlen edhe për
heqjen e aromave të këqija.
Vetëm për rroba të thata.
Sintetike
/0,2 - 0,5 kg/1-2 copë
/0,5 - 1 kg/3-4 copë
/1 - 1,5 kg/5-6 copë
Për zbutjen e rrobave që
kërkojnë kujdes. Maks. 20%
fibra natyrale (pambuk, lino
etj.).
Të pambukta
/0,5 - 1 kg/1-2 copë
/1 - 2 kg/3-4 copë
/2 - 3 kg/5-6 copë
Për zbutjen e rrobave prej
pambuku. Min. 80% fibra
natyrale (pambuk, lino etj.).
SHQIP 11
I gjithë informacioni i dhënë
për zgjedhjen e nivelit të
avullit dhe ngarkesa
përkatëse është vetëm si
sugjerim. Në disa raste,
përdorimi i një niveli më të
lartë avulli ose i një
ngarkese më të vogël mund
të japë rezultate më të mira.
Programi Rifreskim është
një program i butë avulli për
tekstilet që nuk lahen. Çdo
prishje e formës së rrobave
që mund të ndodhë në disa
raste, mund të rregullohet
me hekurosje.
Koha e saktë e programit
shfaqet në ekran pas
kryerjes së njohjes së
njomjes/thatësisë nga
makina larëse.
Duke marrë parasysh
gamën e gjerë të niveleve
dhe vetive të ndryshme të
tekstilit që mund të
prodhohet sot me anë të
proceseve të ndryshme
mekanike dhe kimike, ne
rekomandojmë nisjen e
programeve të para të avullit
në nivele të ulëta avulli dhe
me një numër të vogël
rrobash, sa më të ngjashme.
Më vonë, mund të filloni t'i
ndryshoni me kujdes kushtet
e programeve të avullit duke
mësuar nga përvoja se si të
merrni rezultatet më të mira
nga vëllimi i rrobave të
ngarkuara, cilësia e
tekstileve dhe nivelet dhe
programet më të përdorura
të avullit. Mbani gjithashtu
parasysh Udhëzuesin e
tekstileve.
6. OPSIONET
6.1 Ora
Ky opsion aplikohet vetëm për programin
Tharje e programuar. Ju mund të
vendosni kohëzgjatjen e programit, për
një minimum 10 minutash deri
maksimumi në 2 orë. Vendosja e
kohëzgjatjes lidhet me sasinë e rrobave
në pajisje.
Rekomandojmë që të
vendosni një kohëzgjatje të
shkurtër për sasi të vogla
rrobash ose vetëm për një
artikull.
6.2 Ngarkesë me të leshta
Ky opsion aplikohet vetëm për programin
Të leshta. Që rrobat të thahen më
shumë, shtypni fushën me prekje
Ngarkesë me të leshta
në mënyrë të
përsëritur për të rritur kohëzgjatjen e
programit.
6.3 Anti-rrudhë
E çon deri në 60 minuta fazën standarde
kundër rrudhave (30 minuta) në
përfundim të ciklit të tharjes. Ky funksion
parandalon krijimin e rrudhave në rroba.
Rrobat mund të nxirren nga pajisja gjatë
fazës kundër rrudhave.
6.4 Niveli i avullit
Ky opsion zbatohet për programet Avull.
Për të marrë rezultatet më të mira, për
vëllime të ndryshme rrobash nevojiten
nivele të ndryshme avulli.
Përdorni bllokun me prekje Niveli i avullit
për të caktuar nivelin e duhur të avullit:
MIN, MED ose MAX.
6.5 Rikthim plus
Për të tharë më lehtë rroba sensitive dhe
ato sensitive ndaj temperaturës (p.sh.
akrilike, viskozë). Ky funksion ndihmon
edhe në zvogëlimin e rrudhave të
rrobave. Për rrobat me simbolin
etiketë.
www.electrolux.com12
6.6 Tharja
Ky funksion ndihmon që rrobat të jenë
më të thara. Ka 4 përzgjedhje të
mundshme:
Tharje shtesë
Tharje për në dollap+ (vetëm për
të pambukta)
Tharje për në dollap
Tharje me hekurosje
6.7 MyFavourite
Ju mund të bëni konfigurimin që doni për
programin dhe opsionet e tij dhe ta ruani
atë në memorien e pajisjes.
Për të memorizuar konfigurimin
tuaj:
1. Vendosni programin dhe opsionet e
mundshme.
2. Mbani prekur MyFavourite për disa
sekonda.
Tingulli dhe mesazhi në ekran
konfirmojnë që konfigurimi është ruajtur.
Për ta aktivizuar konfigurimin
që keni ruajtur:
1. Aktivizoni pajisjen.
2. Prekni MyFavourite.
6.8 Tabela e opsioneve
Programet
1)
Të pambukta
Të përziera
Sintetike
Hekurosje e
lehtë
E shpejtë
Tharje e progra‐
muar
Të leshta
Delikate
Jorgan
Sportive
Xhinse
Me avull Rifre‐
skim
Me avull Sintetike
SHQIP 13
Programet
1)
Me avull Të pam‐
bukta
1)
Së bashku me programin mund të vendosni 1 ose më shumë opsione. Për t'i aktivizuar
ose çaktivizuar ato, shtypni fushën përkatëse me prekje.
7. CILËSIMET
A
D
B
C
E
I
J
FGH
A) Ora Blloku i prekjes
B) Shtyrje Blloku i prekjes
C) Anti-rrudhë Blloku i prekjes
D) Ngarkesë me të leshta Blloku i
prekjes
E) Nisje/Pauzë Blloku i prekjes
F) Blloku i prekjes për rritjen e nivelit
të avullit
G) Blloku i prekjes për uljen e nivelit
të avullit
H) MyFavourite Blloku i prekjes
I) Rikthim plus Blloku i prekjes
J) Tharja Blloku i prekjes
7.1 Funksioni i bllokimit për
fëmijët
Ky opsion nuk lejon që fëmijët të luajnë
me pajisjen gjatë kohës që ajo është në
punë. Çelësi i programeve dhe blloku i
prekjes bllokohen.
Zhbllokohet vetëm butoni ndezje/fikje.
Aktivizimi i opsionit të bllokimit
për fëmijët:
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
2. Prisni afërsisht 8 sekonda.
3. Prekni dhe mbani prekur
njëkohësisht blloqet e prekjes (A)
dhe (D). Treguesi i bllokimit për
fëmijët ndizet.
Treguesi i bllokimit për fëmijët ndizet.
Opsioni i bllokimit për fëmijët
mund të çaktivizohet
ndërkohë që është në punë
një program. Prekni dhe
mbani prekur të njëjtat blloqe
prekjeje derisa treguesi i
bllokimit për fëmijët të fiket.
7.2 Zilja aktive/jo aktive
Për të çaktivizuar ose aktivizuar sinjalet
akustike, shtypni dhe mbani shtypur për
rreth 2 sekonda blloqet e prekjes (B) dhe
(C) në të njëjtën kohë.
7.3 Rregullimi i shkallës së
lagështisë së rrobave të
mbetura
Për të ndryshuar shkallën e paracaktuar
të lagështisë së mbetur të rrobave:
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
2. Prisni afërsisht 8 sekonda.
3. Prekni dhe mbani prekur
njëkohësisht butonat (A) dhe (B).
Një nga këta tregues ndizet:
maksimumi i rrobave të
thata
rrobat më të thata
www.electrolux.com14
rrobat me thatësi
standarde
4. Shtypni butonin (E) vazhdimisht
derisa të ndizet treguesi i nivelit të
duhur.
5. Për të konfirmuar rregullimin, shtypni
dhe mbani shtypur butonat (A) dhe
(B) njëkohësisht për rreth 2 sekonda.
7.4 Treguesi i depozitës së ujit
Si parazgjedhje, treguesi i depozitës së
ujit është aktiv. Ai ndizet kur programi ka
përfunduar ose kur nevojitet zbrazja e
depozitës së ujit.
Nëse është instaluar
kompleti i zbrazjes (aksesor
shtesë), pajisja e zbraz
automatikisht ujin nga
depozita e ujit. Në këtë rast,
ne rekomandojmë që ta
çaktivizoni treguesin e
depozitës së ujit.
Referojuni informacionit të
ofruar për aksesorët që janë
në dispozicion.
Çaktivizimi i treguesit të
depozitës së ujit:
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
2. Prisni afërsisht 8 sekonda.
3. Prekni dhe mbani prekur
njëkohësisht blloqet e prekjes (J) dhe
(I).
Ekrani tregon një nga këto 2 konfigurime:
Treguesi është i fikur dhe
treguesi është i ndezur.
Treguesi i depozitës së ujit është i
çaktivizuar. Pas rreth 4
sekondash, të 2 treguesit fiken.
Treguesi dhe janë të
ndezur.
Treguesi i depozitës së ujit është i
aktivizuar. Pas rreth 4 sekondash,
të 2 treguesit fiken.
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
Përpara se ta përdorni pajisjen për herë
të parë, kryeni këto veprime:
Pastroni me një leckë të njomë
kazanin e tharëses me rrotullim.
Nisni një program të shkurtër (p.sh.
30 minuta) me rroba të njoma.
Mbushni enën mbajtëse të avullit
përpara se ta përdorni për herë të
parë programin e avullit (shihni
kapitullin "
Kujdesi dhe pastrimi —
Mbushja e enës mbajtëse të avullit
").
Në fillim të ciklit të tharjes
(3-5 min.) niveli i zhurmës
mund të jetë paksa më i
lartë. Kjo ndodh për shkak të
ndezjes së kompresorit, gjë
e cila është normale për
pajisjet që punojnë me
kompresor, si p.sh.:
frigoriferët, ngrirësit.
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
9.1 Nisja e një programi pa
shtyrjen e programit
1. Përgatitni rrobat dhe ngarkoni
pajisjen.
KUJDES!
Sigurohuni që kur të
mbyllni derën, rrobat të
mos ngecin mes derës
së pajisjes dhe
guarnicionit prej gome.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
3. Vendosni programin dhe opsionet e
duhura sipas llojit të ngarkesës.
SHQIP 15
Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit.
4. Shtypni bllokun e prekjes Nisje/
Pauzë.
Niset programi.
9.2 Nisja e programit me
shtyrjen e fillimit të programit
1. Vendosni programin dhe opsionet e
duhura sipas llojit të ngarkesës.
2. Shtypni butonin e shtyrjes së
programit vazhdimisht derisa ekrani
të shfaqë kohën e vonesës që
dëshironi të vendosni.
Ju mund të shtyni fillimin
e një programi nga
minimumi 30 minuta deri
maksimumi në 20 orë.
3. Shtypni bllokun e prekjes Nisje/
Pauzë.
Ekrani tregon numërimin mbrapsht të
shtyrjes së programit.
Programi fillon pas përfundimit të
numërimit mbrapsht.
9.3 Ndryshimi i një programi
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të çaktivizuar pajisjen
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
3. Caktoni programin.
9.4 Në përfundim të programit
Kur programi ka përfunduar:
Bie një sinjal akustik i ndërprerë.
Pulson treguesi .
Pulson treguesi .
Treguesi Nisje/Pauzë është i ndezur.
Pajisja vazhdon të punojë me fazën e
ruajtjes nga rrudhat për rreth 30 minuta
të tjera.
Faza e ruajtjes nga rrudhat heq rrudhat
nga rrobat tuaja.
Mund t'i hiqni rrobat përpara përfundimit
të fazës së ruajtjes nga rrudhat. Për
rezultate më të mira, rekomandojmë t'i
hiqni rrobat kur faza të ketë përfunduar
ose pothuajse të ketë përfunduar.
Kur faza e ruajtjes nga rrudhat ka
përfunduar:
Treguesi është i ndezur, por nuk
pulson.
Treguesi është i ndezur, por nuk
pulson.
Treguesi Nisje/Pauzë fiket.
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të çaktivizuar pajisjen.
2. Hapni derën e pajisjes.
3. Nxirrni rrobat nga pajisja.
Për të ruajtur efektet e
trajtimit me avull, rrobat
duhet të hiqen njëra pas
tjetrës gjatë fazës
kundër rrudhosjes dhe të
varen menjëherë në
varësen e rrobave për t'u
tharë (për minimalisht
5-15 min, në varësi të
pëlhurës dhe nivelit të
zgjedhur të avullit).
Mbërtheni kopsat dhe
tërhiqeni rrobën sipas
formës, duke bërë
kujdes të veçantë për
mëngët dhe tegelat.
4. Mbyllni derën e pajisjes.
Gjithmonë pastroni filtrin dhe
zbrazni mbajtësin e ujit kur
të përfundojë programi.
9.5 Funksioni Fikja automatike
Për të ulur konsumin e energjisë, ky
funksion çaktivizon automatikisht
pajisjen:
Pas rreth 5 minutash nëse nuk nisni
programin.
Pas 5 minutash nga përfundimi i
programit.
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
10.1 Përgatitja e rrobave
Mbyllni zinxhirët.
Mbyllni mbërthyeset e këllëfëve të
jorganëve.
www.electrolux.com16
Mos i lini të palidhura kollaret ose
rripat (p.sh. rripat e përparëseve).
Lidhini ato përpara se të nisni një
program.
Nxirrini të gjithë artikujt nga xhepat.
Nëse një artikull ka shtresë të
brendshme prej pambuku, kthejeni
anën e brendshme jashtë. Sigurohuni
që shtresa e pambukut të jetë
gjithmonë jashtë
Rekomandojmë që të vendosni
programin e duhur për llojin e
pëlhurave që janë në pajisje.
Mos vendosni pëlhura me ngjyra të
forta së bashku me pëlhura me ngjyra
të çelura. Ngjyrat e forta mund të
lëshojnë bojë.
Përdorni programin përkatës për
fanella pambuku dhe trikotazhe për të
parandaluar hyrjen e tyre në ujë.
Sigurohuni që pesha e rrobave të mos
jetë më shumë se pesha maksimale
në tabelën e programeve.
Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharjen në tharëse.
Referojuni etiketës së pëlhurës që
kanë artikujt.
Shënime të veçanta rreth sistemit të
avullit
Tekstilet e mëposhtme nuk mund të
trajtohen me anë të programeve të
avullit: veshje të leshta me thurje,
lëkurë, tekstile me pjesë të mëdha
metalike, druri ose plastike, tekstile
me pjesë metalike që zënë ndryshk,
rroba me përbërje vaji ose dylli.
Për të zbutur ose freskuar rrobat me
programin e avullit, ndajini rrobat
sipas madhësisë, peshës, materialit
dhe ngjyrës. Zbutni vetëm tekstile që
janë të ngjashme në madhësi, peshë,
material dhe ngjyrë.
Mos thani rroba të reja dhe me ngjyra,
së bashku me rroba të çelëta. Ngjyrat
mund të zbehen (kontrolloni fortësinë
e ngjyrës së pëlhurës në një zonë që
nuk vihet re kur të jetë e lagur).
Mos përdorni komplete pastrimi kimik
në kombinim me programet e avullit.
Përpara trajtimit të rrobave me
programin e ndihmës së hekurosjes,
hiqni njollat duke larë ose duke
përdorur metodën e heqjes së
lokalizuar të njollave.
Rrobat me dy shtresa kthejeni nga
jashtë brenda (si p.sh. në rastin e një
xhupi pambuku me kapuç, shtresa e
pambukut duhet të jetë nga jashtë).
Në këtë mënyrë këto rroba do të
thahen më mirë.
Etiketa e pël‐
hurës
Përshkrimi
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse.
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse. Vendosni
temperaturën me temperaturë standarde.
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse. Vendosni
programin me temperaturë të ulët.
Rroba që nuk janë të përshtatshme për tharjen në tharëse.
SHQIP 17
11. KUJDESI DHE PASTRIMI
11.1 Mbushni enën e ujit të avullit
1. 2.
3.
FILTER
4.
5.
MAX
MED
MIN
6.
FILTER
7.
KUJDES!
Përpara futjes së depozitës,
kontrolloni me kujdes që
kapaku i panelit të kontrollit të
jetë mbyllur plotësisht.
Mbushja e enës së mbajtjes
së avullit duhet të bëhet në
përdorimin e parë.
KUJDES!
Mbusheni enën e mbajtjes
së avullit vetëm me ujë të
distiluar ose ujë plotësisht të
shkripëzuar. Mos përdorni
ujë rubineti ose aditivë!
Mund të përdorni gjithashtu
ujë të kondensuar nga ena,
për sa kohë që e filtroni atë
fillimisht (përdorni enën e
dhënë me filtrin të instaluar).
www.electrolux.com18
KUJDES!
Mos pini ose përgatitni
ushqime me ujin e distiluar
që jepet. Kjo mund të
shkaktojë probleme
shëndetësore te njerëzit dhe
kafshët.
11.2 Mbushni enën e ujit të
avullit
Gjatë procesit normal të tharjes, depozita
e avullit do të mbushet automatikisht. Ju
lutemi të kontrolloni nivelin e ujit brenda
depozitës përpara përdorimit të ciklit të
avullit. Nëse është bosh, mbushni enën e
ujit të avullit (shihni kapitullin
"Kujdesi
dhe pastrimi — Mbushja e enës së ujit të
avullit"
).
11.3 Zbrazja e enës së ujit të avullit
1. 2.
2
1
3.
11
22
4.
5. 6.
22
11
7.
SHQIP 19
Zbrazni enën e mbajtjes së
avullit nëse tharësi nuk
përdoret për një periudhë të
gjatë.
11.4 Pastrimi i filtrit të riqarkullimit të ujit
1. 2.
3.
FILTER
4.
FILTER
5.
1)
FILTER
6.
FILTER
7.
FILTER
8.
1)
nëse është e nevojshme, pastrojeni filtrin me ujë të nxehtë.
KUJDES!
Hiqni dhe pastroni filtrin e
riqarkullimit të ujit çdo 4
muaj ose nëse tharësi nuk
përdoret për një periudhë të
gjatë.
www.electrolux.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52

Electrolux EDH3897SDE Kullanım kılavuzu

Kategori
Elektrikli çamaşır kurutma makineleri
Tip
Kullanım kılavuzu