mund të gërvishtin qelqin qeramik nëse i
lëvizni ato mbi sipërfaqe.
• Mos vini mbi pllakën e nxehtë enë bosh,
për të shmangur dëmtime të enës dhe
qelqit qeramik.
• Mos i përdorni zonat e gatimit me enë
bosh ose pa enë sipër.
• Mos mbuloni asnjë pjesë të pajisjes me
letër alumini.
Paralajmërim Nëse ka ndonjë
plasaritje mbi sipërfaqe,
shkëputeni pajisjen nga korrenti
për të shmangur goditjet elektrike.
INSTALIMI
Përpara instalimit, shënoni numrin e
serisë (Ser. Nr.) nga etiketa e
parametrave.Etiketa e parametrave
të pajisjes ndodhet në pjesën e saj
të poshtme.
EHS60210P
949 594 178 00
58 HAD 56 AO
ELECTROLUX
220-240 V 50-60 Hz
7,1 kW
UDHËZIME PËR SIGURINË
Paralajmërim Duhet t'i lexoni ato!
Sigurohuni që pajisja të mos jetë
dëmtuar nga transportimi. Mos e lidhni
pajisjen nëse është e dëmtuar. Nëse
është e nevojshme, flisni me shitësin.
Vetëm një teknik i autorizuar shërbimi
mund ta instalojë, ta lidhë ose ta
riparojë këtë pajisje. Përdorni vetëm
pjesë këmbimi origjinale.
Pajisjet inkaso përdorini vetëm pasi ta
keni montuar pajisjen siç duhet në
njësitë inkaso dhe në planin e punës,
sipas standardeve në fuqi.
Mos i ndryshoni specifikimet e mos e
modifikoni këtë produkt. Rrezik
plagosjeje dhe dëmtimi të pajisjes.
Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të
vendit ku do të përdorni pajisjen
(normat e sigurisë, normat e riciklimit,
rregullat e sigurisë elektrike, etj.)!
Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera!
Instaloni mbrojtjen kundër goditjeve
elektrike, si për shembull, montoni
sirtarët vetëm me një bazament
mbrojtës nën pajisje!
Ruajini sipërfaqet e çara të planit të
punës kundër lagështirës, me një
izolues të mirë!
Fiksojeni pajisjen me planin e punës pa
lënë asnjë hapësirë, me një mjet të
saktë!
Mbroni bazamentin e pajisjes nga avulli
dhe lagështia e krijuar, p.sh. nga
enëlarësja ose furra!
Mos e instaloni pajisjen prapë dyerve
ose nën dritare! Nëse nuk veproni
kështu, enët e nxehta mund të bien
nga vatra kur hapni dyert apo dritaret.
Paralajmërim Rrezik dëmtimi nga
korrenti elektrik. Ndiqini me kujdes
udhëzimet për lidhjet elektrike.
• Në kontaktet elektrike të pajisjes kalon
rrymë.
• Hiqni tensionin nga kontaktet elektrike të
pajisjes.
• Instalojini ato saktë për të dhënë një
mbrojtje kundër goditjes elektrike.
• Prizat i liruara ose të pasakta si dhe
lidhjet e spinës mund të shkaktojnë
nxehjen e kontakteve elektrike.
• Një elektricist i kualifikuar duhet të kryejë
lidhjet në mënyrë të saktë.
• Përdorni një morsetë shtrënguese tek
kablli.
• Përdorni kabllin e duhur elektrik të tipit
H05BB-F Tmax 90°C (ose më e lartë) për
një lidhje mono-fazë ose dy-fazore.
• Zëvendësoni kabllin e dëmtuar të
ushqimit me një kabëll të posaçëm (type
H05BB-F Tmax 90°C; ose më e lartë).
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Pajisja duhet të ketë instalimin elektrik të
tillë që t'ju lejojë ta shkëpusni pajisjen nga
ushqimi elektrik në të gjithë polet me një
zgavër kontakti prej minimalisht 3 mm.
Duhet të dispononi pajime të sakta
izoluese: Çelësa mbrojtës, siguresa
(siguresa tip vidhash të hequra nga pronari),
çelësa tokëzues dhe kontaktorë.
electrolux 3