Electrolux EGD6576NOK Kullanım kılavuzu

Tip
Kullanım kılavuzu
EGD6576NOK
SQ VATËR GATIMI UDHËZIMET PËR PËRDORIM 2
SR ПЛОЧА ЗА КУВАЊЕ УПУТСТВО ЗА УПОТРЕБУ 27
TR OCAK KULLANMA KILAVUZU 53
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 5
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT...............................................................................7
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.............................................................................9
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA............................................................................ 13
6. KUJDESI DHE PASTRIMI................................................................................ 15
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE........................................................................... 16
8. INSTALIMI........................................................................................................ 19
9. TË DHËNA TEKNIKE....................................................................................... 24
ME JU NË MENDJE
Faleminderit që bletë një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt i cili
sjell me vete dekada të tëra me përvojë dhe risi nga profesionistë. Gjenial dhe
elegant, ky produkt është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Pra, sa herë që
ta përdorni mund të ndjeheni të sigurt se çdo herë do të merrni prej tij rezultate të
shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si
dhe për shërbimin:
www.electrolux.com
Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Rekomandojmë përdorimin e pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi
të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, Numri i serisë.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.electrolux.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg
fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes,
gjatë kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e
arritshme janë të nxehta.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ne rekomandojmë që ta aktivizoni.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg,
përveçse nëse mbikëqyren vazhdimisht.
1.2 Siguria e përgjithshme
Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen shumë
gjatë përdorimit. Mos prekni elementet e nxehjes.
Mos e përdorni pajisjen nëpërmjet një kohëmatësi të
jashtëm ose një sistemi komandimi të veçuar.
Mungesa e kontrollit të një gatimi me yndyrë ose vaj
mbi një vatër mund të jetë e rrezikshme dhe mund të
rezultojë në zjarr.
SHQIP 3
Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni
pajisjen dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një
kapak ose me batanije kundër zjarrit.
Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe
kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e
vatrës, sepse mund të nxehen.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
Pas përdorimit, fikini elementët e vatrës me kontrollet
e saj dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit
të enëve.
Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni
pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike
Në rastin e thyerjes së vatrës prej xhami:
fikni menjëherë të gjitha vatrat dhe çdo element
elektrik ngrohjeje dhe izolojeni pajisjen nga rryma
elektrike,
mos e prekni sipërfaqen e pajisjes,
mos e përdorni pajisjen.
Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
Aty ku pajisja lidhet drejtpërdrejt me korrentin,
nevojitet një çelës izolues për të gjitha polet me një
hapësirë kontakti. Duhet të garantohet shkëputja e
plotë në përputhje me kushtet e specifikuara në
kategorinë III të tensionit të tepërt. Kablloja e tokëzimit
përjashtohet nga kjo.
Kur të drejtoni kabllon e rrymës, sigurohuni që kablloja
të mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë (për shembull
nëpërmjet veshjeve izoluese) me pjesët që mund të
arrijnë temperatura prej 50°C mbi temperaturën e
dhomës.
www.electrolux.com4
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
Kjo pajisje është e përshtatshme për
tregjet e mëposhtme : AL RS TR
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instalojë
këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Mbyllini sipërfaqet e prera me një
izolues për të mos lejuar që lagështira
të shkaktojë fryrje.
Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes
nga avulli dhe lagështira.
Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve
ose nën dritare. Duke vepruar kështu
do të parandaloni rënien e enëve të
nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet
dera ose dritarja.
Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të
sipërm, të jetë e mjaftueshme për
qarkullimin e ajrit
Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Sigurohuni që të instalohet
një panel ndarës me material që nuk
digjet poshtë pajisjes për të
parandaluar arritjen e pjesës së
poshtme.
Sigurohuni që te hapësira e ventilimit
prej 2 mm, mes sipërfaqes së gatimit
dhe pjesës ballore të njësisë nën të,
të qëndrojë e lirë. Garancia nuk
mbulon gjithmonë dëmtimet e
shkaktuara nga mungesa e hapësirës
së mjaftueshme të ventilimit.
2.2 Lidhja Elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur
nga rryma.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Sigurohuni që pajisja të instalohet
saktë. Kablloja ose spina e lirë ose e
papërshtatshme elektrike (nëse ka)
mund ta nxehë shumë terminalin.
Përdorni kabllo elektrike të
përshtatshme.
Mos i lini kabllot elektrike të
përdridhen.
Sigurohuni që të jetë instaluar
mbrojtja ndaj goditjeve elektrike.
Përdorni mbërthyesen e lirimit të
tensionit të kabllos.
Sigurohuni që kablloja ose spina
elektrike (nëse ka) të mos prekë
pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të
gatimit, kur e lidhni pajisjen me prizat
që gjenden pranë
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën
elektrike (nëse ka) ose kabllon
elektrike. Kontaktoni me qendrën e
autorizuar të shërbimit ose me një
elektriçist për ndërrimin e kabllos
elektrike të dëmtuar.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me
korrent dhe të izoluara duhet të
shtrëngohet në mënyrë të tillë që të
mos hiqet pa vegla.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni
spinën.
SHQIP 5
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese:
çelësa mbrojtës të linjës, siguresa
(siguresa tip vidë të hequra nga
mbajtësja), çelësa të humbjeve në
neutral dhe kontaktorë.
Instalimi elektrik duhet të ketë një
pajisje instaluese e cila ju lejon të
shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike
në të gjitha polet. Pajisja instaluese
duhet të ketë një hapje kontakti me
gjerësi minimale 3 mm.
2.3 Lidhja me gazin
Të gjitha lidhjet e gazit duhen kryer
nga një person i kualifikuar.
Para instalimit, sigurohuni që kushtet
e furnizimit lokal (lloji i gazit dhe
presioni i gazit) dhe përshtatja e
pajisjes të jenë të përputhshme.
Sigurohuni që rreth pajisjes të
qarkullojë ajër.
Informacioni mbi furnizimin me gaz
ndodhet në pllakën e specifikimeve.
Kjo pajisje nuk është lidhur me një
pajisje që nxjerr tymrat e djegies.
Sigurohuni që të lidhni pajisjen sipas
rregulloreve ekzistuese për instalimin.
Kushtojini vëmendje kërkesave në
lidhje me ajrosjen e mjaftueshme.
2.4 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh dhe
goditjeje elektrike.
Hiqni të gjithë paketimin, etiketat dhe
veshjen mbrojtëse (nëse ka) përpara
përdorimit për herë të parë.
Përdoreni pajisjen në mjedis shtëpiak.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur
gjatë punës.
Fikini zonat e gatimit pas çdo
përdorimi.
Mos u mbështesni në detektorin e
tiganëve.
Mos vendosni takëme dhe kapakë
tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato
mund të nxehen shumë.
Mos e përdorni pajisjen me duar të
lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
pune ose për të mbajtur sende.
Nëse sipërfaqja e pajisjes kriset,
shkëputeni menjëherë pajisjen nga
rrjeti elektrik. Kjo bëhet për të
parandaluar goditjet elektrike.
Përdoruesit me stimulues kardiak
duhet të mbajnë një distancë
minimale prej 30 cm nga zonat e
gatimit me induksion kur pajisja është
në punë.
Kur e vendosni ushqimin në vaj të
nxehtë, ai mund të spërkasë.
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi
Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund
të lëshojnë avuj të ndezshëm.
Mbajeni flakën ose objektet e nxehura
larg nga yndyrat dhe vajrat kur
gatuani me to.
Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë
mund të shkaktojnë ndezje spontane.
Vaji i përdorur që përmban mbetje
ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Mos mbani enë të nxehta mbi panelin
e kontrollit.
Mos vini enë bosh mbi pllakën e
nxehtë.
Bëni kujdes të mos lini objekte ose
enë gatimi të bien mbi pajisje.
Sipërfaqja mund të dëmtohet.
Mos i aktivizoni zonat e gatimit me
enë të zbrazëta ose pa enë gatimi.
Mos vendosni letër alumini mbi
pajisje.
Enët e gatimit prej gize ose alumini të
derdhur ose enët me fund të dëmtuar
mund ta gërvishtin xhamin/qeramikën
prej xhami. Gjithmonë ngrijini këto
www.electrolux.com6
objekte peshë kur duhet t'i lëvizni në
sipërfaqen e gatimit.
Përdorni vetëm enë gatimi të
qëndrueshme me formën e duhur dhe
me diametër më të madh se
dimensionet e vatrës.
Sigurohuni që flaka të mos fiket kur e
rrotulloni çelësin shpejt nga pozicioni
maksimal në atë minimal.
Përdorni vetëm aksesorët e ofruar me
pajisjen.
Mos instaloni një difuzor flake mbi
vatër.
Përdorimi i pajisjes së gatimit me gaz
sjell gjenerim nxehtësie dhe lagështie.
Dhoma ku instalohet pajisja duhet të
ketë ajrosje të mirë.
Përdorimi intensiv dhe për një kohë të
gjatë i pajisjes mund të sjellë nevojën
për më shumë ajrim, si për shembull
për të hapur një dritare ose për një
ajrim më efikas, siç mund të jetë rritja
e nivelit të ajrimit mekanik nëse
mundet.
Kjo pajisje është vetëm për përdorime
gatimi. Ajo nuk duhet të përdoret për
funksione të tjera, për shembull për
ngrohje dhome.
2.5 Kujdesi dhe pastrimi
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Çaktivizojeni pajisjen dhe lëreni të
ftohet para se ta pastroni.
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni
pajisjen nga energjia elektrike.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe
avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
Mos i pastroni vatrat në enëlarëse.
2.6 Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj
për t'u informuar mbi mënyrën e
duhur të hedhjes së pajisjes.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Shtypni tubat e jashtëm të gazit.
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Pamja e sipërfaqes së gatimit
140
mm
210 mm
1 2 3
4
5
1
Paneli i kontrollit
2
Sipërfaqet e gatimit me induksion
3
Vatra e shpejtë
4
Vatra gjysmë e shpejtë
5
Çelësat e kontrollit
SHQIP 7
3.2 Çelësi i kontrollit
Simboli Përshkrimi
nuk ka furnizim gazi /
pozicioni fikur
pozicioni i ndezjes / fur‐
nizim me gaz në maksi‐
mum
Simboli Përshkrimi
furnizim me gaz në mini‐
mum
3.3 Pamja e panelit të kontrollit
1 2 4 5 63
7810 9
Përdorni fushat me sensor për të përdorur pajisjen. Ekranet, treguesit dhe sinjalet
akustike tregojnë se cilat funksione përdoren.
Fusha
me sen‐
sor
Funksioni Komenti
1
NDEZUR/FIKUR Për të aktivizuar dhe çaktivizuar vatrën.
2
Bllokimi / Mekanizmi i
sigurisë për fëmijët
Për të bllokuar/zhbllokuar panelin e kon‐
trollit.
3
/
- Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë.
4
- Ekrani i cilësimit të
nxehtësisë
Për të treguar cilësimin e nxehtësisë.
5
- Treguesit e kohës në
zonat e gatimit
Për të treguar se për cilën zonë po ven‐
dosni kohën.
6
- Ekrani i kohëmatësit Për të treguar kohën në minuta.
7
- Për të zgjedhur zonën e gatimit.
8
/
- Për të shtuar ose pakësuar kohën.
9
Funksioni i fuqisë Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksio‐
nin.
10
STOP+GO Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksio‐
nin.
www.electrolux.com8
3.4 Ekranet e cilësimit të nxehtësisë
Ekrani Përshkrimi
Zona e gatimit është e çaktivizuar.
-
Zona e gatimit është në punë.
Funksioni STOP+GO funksionon.
Funksioni Nxehja automatike funksionon.
Funksioni i fuqisë funksionon.
+ numri
Ka një keqfunksionim.
Një zonë gatimi është ende e nxehtë (nxehtësi e mbetur).
Funksioni Bllokimi /Mekanizmi i sigurisë për fëmijët funksionon.
Enë gatimi jo e duhur ose shumë e vogël ose mbi zonën e gatimit
nuk ka enë.
Funksioni Fikje automatike funksionon.
3.5 Treguesi i nxehtësisë së
mbetur
PARALAJMËRIM!
Rrezik djegieje nga
nxehtësia e mbetur.
Zonat e gatimit me induksion lëshojnë
nxehtësinë e nevojshme për procesin e
gatimit drejtpërdrejt në bazamentin e
enës. Qeramika e xhamit nxehet nga
nxehtësia e enës.
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
SHQIP 9
4.1 Vatrat e gazit
Pamje e përgjithshme e vatrës
së gatimit
A
B
C
A) Kapaku dhe kurora e vatrës
B) Termoçifti
C) Kandela e ndezjes
Ndezja e vatrës
Ndizni gjithnjë vatrën
përpara se të vendosni enët
mbi të.
PARALAJMËRIM!
Bëni shumë kujdes kur
përdorni zjarre në mjedisin e
kuzhinës. Prodhuesi nuk
mban asnjë përgjegjësi në
rast se flaka keqpërdoret.
1. Shtypni çelësin e kontrollit për poshtë
dhe kthejeni atë në drejtim kundër
orar në pozicionin e çlirimit të gazit
në maksimum ( ).
2. Mbajeni çelësin e kontrollit të shtypur
për rreth 10 ose më pak sekonda.
Kjo mundëson ngrohjen e termoçiftit.
Nëse jo, furnizimi me gaz ndërpritet.
3. Rregullojeni flakën pasi të ndizet
normalisht.
Nëse pas disa përpjekjesh
vatra nuk ndizet, kontrolloni
nëse kurora dhe kapaku i saj
janë vendosur mirë.
PARALAJMËRIM!
Mos e mbani çelësin e
kontrollit të shtypur për më
shumë se 15 sekonda. Nëse
vatra nuk ndizet pas 15
sekondash, lirojeni çelësin e
kontrollit, rrotullojeni atë në
pozicionin "off" (fikur) dhe
prisni të paktën 1 minutë
përpara se të provoni të
ndizni vatrën sërish.
KUJDES!
Kur nuk ka rrymë elektrike,
mund ta ndizni vatrën pa
ndihmën e ndezësit elektrik;
në këtë rast afrojini vatrës
një flakë, ktheni çelësin e
kontrollit në drejtim
kundërorar në pozicionin e
çlirimit të gazit në maksimum
dhe shtyjeni për poshtë.
Mbajeni dorezën e kontrollit
të shtypur për 10 ose më
pak sekonda që ta lini
termoçiftin të ngrohet.
Nëse vatra fiket
aksidentalisht, rrotullojeni
çelësin e kontrollit në
pozicionin e fikjes dhe
riprovoni të ndizni vatrën
sërish pas të paktën 1
minute.
Krijuesi i shkëndijave mund
të ndizet automatikisht kur
riktheni rrymën elektrike, pas
instalimit ose pas një
ndërprerjeje të rrymës.
Është normale.
Fikja e vatrës
Për të fikur flakën, rrotullojeni çelësin në
pozicionin e fikjes .
www.electrolux.com10
PARALAJMËRIM!
Gjithnjë uleni flakën ose
fikeni atë përpara se të hiqni
enët nga vatra.
4.2 Sipërfaqet e gatimit me
induksion
Aktivizimi dhe çaktivizimi
Prekni për 1 sekondë për ta aktivizuar
ose për ta çaktivizuar vatrën e gatimit.
Fikje automatike
Funksioni e çaktivizon vatrën
automatikisht nëse:
Të gjitha zonat e gatimit janë të
çaktivizuara.
Nuk caktoni cilësimin e nxehtësisë
pasi aktivizoni vatrën e gatimit.
Derdhni diçka apo futni diçka në
panelin e kontrollit për më shumë se
10 sekonda (tavë, leckë etj.). Bie një
sinjal akustik dhe vatra e gatimit
çaktivizohet. Hiqni objektin ose
pastroni panelin e kontrollit.
Vatra nxehet shumë (p.sh. kur një
tenxhere zien pa ujë brenda). Lëreni
zonën e gatimit të ftohet përpara se ta
përdorni vatrën sërish.
Po përdorni një enë të
papërshtatshme. Simboli ndizet
dhe pas 2 minutash zona e gatimit
çaktivizohet automatikisht.
Nuk e çaktivizoni një zonë gatimi ose
nuk ndryshoni cilësimin e nxehtësisë.
Pas pak kohe ndizet
dhe vatra
çaktivizohet. Shihni më poshtë.
Lidhja ndërmjet cilësimit të nxehtësisë
dhe kohës së funksionit:
, 1 - 2— 6 orë
3 - 4 — 5 orë
5 — 4 orë
6 - 9 — 1,5 orë
Cilësimi i nxehtësisë
Prekni për të ngritur cilësimin e
nxehtësisë. Prekni për të ulur
cilësimin e nxehtësisë. Prekni dhe
njëkohësisht për ta çaktivizuar zonën e
gatimit.
Nxehja automatike
Nëse aktivizoni këtë funksion, mund ta
arrini cilësimin e nevojshëm të
nxehtësisë në një kohë më të shkurtër.
Funksioni vendos për pak kohë cilësimin
më të lartë të nxehtësisë dhe më pas
zbret te cilësimi i duhur i nxehtësisë.
Për ta aktivizuar funksionin,
zona e gatimit duhet të jetë e
ftohtë.
Për të aktivizuar funksionin për një
zonë gatimi: prekni ( ndizet).
Prekni menjëherë ( ndizet). Prekni
menjëherë derisa të aktivizohet
cilësimi i duhur i nxehtësisë. Pas 3
sekondash ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni
.
Funksioni i fuqisë
Ky funksion vë më shumë fuqi në
dispozicion të zonave të gatimit me
induksion. Funksioni mund të aktivizohet
për zonën e gatimit me induksion vetëm
për një periudhë të kufizuar kohe. Pas
kësaj kohe, zona e gatimit me induksion
kthehet automatikisht në cilësimin e
nxehtësisë më të lartë.
Për të aktivizuar funksionin për një
zonë gatimi: prekni . ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni
ose .
Kohëmatësi
Kohëmatësi me numërim zbritës
Mund ta përdorni këtë funksion për të
caktuar kohëzgjatjen e funksionimit të
zonës së gatimit vetëm për këtë herë.
Caktoni fillimisht zonën e gatimit dhe
më pas caktoni funksionin. Ju mund të
SHQIP 11
caktoni cilësimin e nxehtësisë para ose
pasi të caktoni kohëmatësin.
Për të caktuar zonën e gatimit: prekni
disa herë derisa treguesi i zonës së
nevojshme të gatimit të ndizet.
Për ta aktivizuar funksionin ose për të
ndryshuar orën: prekni
ose e
kohëmatësit për të caktuar kohën (00 -
99 minuta). Kur treguesi i zonës së
gatimit fillon të pulsojë më ngadalë, koha
fillon të zbresë.
Për të kontrolluar kohën e mbetur:
caktoni zonën e gatimit me . Treguesi i
zonës së gatimit fillon të pulsojë shpejt.
Në ekran shfaqet koha e mbetur.
Për të çaktivizuar funksionin: caktoni
zonën e gatimit me dhe prekni .
Koha e mbetur numëron mbrapsht deri
00. Treguesi i zonës së gatimit fiket.
Kur koha mbaron, tingulli
aktivizohet dhe 00 pulson.
Zona e gatimit çaktivizohet.
Për të ndaluar tingullin: prekni .
Kujtuesi i minutave
Mund ta përdorni këtë funksion si
Kujtuesi i minutave kur vatra aktivizohet
dhe zonat e gatimit nuk funksionojnë
(ekrani i caktimit të nxehtësisë tregon
).
Për të aktivizuar funksionin: prekni .
Prekni ose të kohëmatësit për të
caktuar kohën. Kur koha mbaron, tingulli
aktivizohet dhe 00 pulson.
Për të ndaluar tingullin: prekni .
Funksioni nuk ndikon në
funksionimin e pajisjes.
STOP+GO
Ky funksion cakton përzgjedhjen më të
ulët të nxehtësisë për gjitha zonat e
gatimit.
Kur ky funksion përdoret, nuk mund ta
ndryshoni cilësimin e nxehtësisë.
Funksioni nuk i ndalon funksionet e
kohëmatësit.
Për të aktivizuar funksionin: prekni .
ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni
. Aktivizohet cilësimi i mëparshëm i
nxehtësisë.
Bllokimi
Mund ta bllokoni panelin e kontrollit gjatë
funksionimit të zonave të gatimit. Kjo
parandalon një ndryshim aksidental të
cilësimit të nxehtësisë.
Vendosni cilësimin e nxehtësisë në
fillim.
Për të aktivizuar funksionin: prekni
.
ndizet për 4 sekonda.Kohëmatësi
mbetet i ndezur.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni
. Aktivizohet cilësimi i mëparshëm i
nxehtësisë.
Kur çaktivizoni vatrën,
çaktivizohet edhe ky
funksion.
Mekanizmi i sigurisë për fëmijët
Ky funksion parandalon përdorimin
aksidental të vatrës së gatimit.
Për të aktivizuar funksionin: aktivizoni
vatrën me . Mos caktoni cilësimet e
nxehtësisë. Prekni për 4 sekonda.
ndizet. Çaktivizoni vatrën me .
Për të çaktivizuar funksionin: aktivizoni
vatrën me . Mos caktoni cilësimet e
nxehtësisë. Prekni për 4 sekonda.
ndizeton. Çaktivizoni vatrën me .
Për të anashkaluar funksionin vetëm
për kohë gatimi: aktivizoni vatrën me
. ndizet. Prekni për 4 sekonda.
Caktoni cilësimin e nxehtësisë në 10
sekonda. Ju mund të përdorni vatrën.
Kur e çaktivizoni vatrën me
funksioni
punon sërish.
www.electrolux.com12
Funksioni Menaxhimi i fuqisë
Të gjitha zonat e gatimit lidhen me një
fazë. Shikoni figurën.
Faza ka ngarkesë maksimale
elektrike prej 3700 W.
Funksioni e ndan fuqinë ndërmjet
zonave të gatimit.
Funksioni aktivizohet kur ngarkesa
totale elektrike e zonave të gatimit i
kalon 3700 W.
Funksioni e ul fuqinë për zonat e tjera
të gatimit.
Afishimi i cilësimit të nxehjes së
zonave të reduktuara alternohet mes
dy niveleve.
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Enët e gatimit
Elektrike:
Për zonat e gatimit me
induksion, fusha e fortë
elektromagnetike e krijon
shumë shpejt nxehtësinë në
enën e gatimit.
Përdorini zonat e gatimit me
induksion me enë gatimi të
përshtatshme.
Materialet e enëve të gatimit
i përshtatshëm: hekur i derdhur,
çelik, çelik i smaltuar, inoks, me fund
me shumë shtresa (e cilësuar si e
përshtatshme nga prodhuesi).
i papërshtatshëm: alumini, bakri,
tunxhi, qelqi, qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një
vatër me induksion nëse:
uji zien shumë shpejt në një zonë të
vendosur në cilësimin më të lartë të
nxehtësisë.
fundi i enës tërhiqet nga një magnet.
Fundi i enëve të gatimit
duhet të jetë sa më i trashë
dhe më i rrafshët që të jetë e
mundur.
Përmasat e enës së gatimit
Zonat e gatimit me induksion i përshtaten
përmasave të bazamentit të enëve
automatikisht deri diku.
Efikasiteti i zonës së gatimit është i lidhur
me diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
Referojuni kapitullit "Të
dhëna teknike".
KUJDES!
Mos përdorni tiganë prej
gize, enë balte, pllaka skare
ose pllakat thekëse.
Gaz:
PARALAJMËRIM!
Mos vendosni të njëjtin tigan
mbi dy vatra.
PARALAJMËRIM!
Mos vendosni mbi vatra
tenxhere që nuk qëndrojnë
mirë ose janë të dëmtuara
për të parandaluar derdhjen
dhe lëndimet.
SHQIP 13
KUJDES!
Sigurohuni që fundi i
tenxhereve të mos qëndrojë
mbi çelësat e kontrollit, në të
kundërt flaka do të nxehë
çelësat e kontrollit.
KUJDES!
Sigurohuni që dorezat e
tenxhereve të mos
qëndrojnë mbi pjesën e
përparme të sipërfaqes së
vatrës.
KUJDES!
Sigurohuni që tenxheret të
jenë vendosur në qendër
mbi vatrat, për të përfituar
stabilitet maksimal dhe
konsumin më të ulët të gazit.
KUJDES!
Lëngjet e derdhura gjatë
gatimit mund të shkaktojnë
thyerjen e xhamit.
5.2 Diametrat e enëve të
gatimit
Përdorni enë gatimi, diametri
i të cilave korrespondon me
përmasat e vatrave.
Vatra Diametri i
enës së gati‐
mit (mm)
E shpejtë 180 - 220
Gjysmë e shpejtë 120 - 220
5.3 Kursimi i energjisë
Nëse është e mundur, vendosni
gjithmonë kapakët mbi enët e gatimit.
Vini enën e gatimit mbi zonën e
gatimit para se ta ndizni atë.
Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta
mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta
shkrirë atë.
Kur lëngu fillon të vlojë, uleni flakën
sa për të zier pak ujin.
5.4 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
zhurmë kërcitëse: enët janë të
përbëra nga materiale të ndryshme
(strukturë sanduiç).
tingull fishkëllime: e përdorni zonën e
gatimit me nivel të lartë fuqie dhe ena
është e përbërë nga materiale të
ndryshme (struktura sanduiç).
gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë
fuqie.
kërcitje: po ndodh një proces
shkëmbimi elektrik.
fërshëllimë, zukatje: ventilatori po
punon.
Zhurmat janë normale dhe nuk
tregojnë se ka keqfunksionim të
vatrës.
5.5 Shembuj të përdorimit për
gatim
Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë dhe
konsumit të energjisë së zonës së gatimit
nuk është lineare. Kur ju rritni cilësimin e
nxehtësisë, rritja nuk është në proporcion
me rritjen e konsumit të energjisë së
zonës së gatimit. Kjo do të thotë se zona
e gatimit me cilësim mesatar nxehtësie
përdor më pak se gjysmën e fuqisë së
saj.
Të dhënat në tabelë janë
vetëm udhëzuese.
Cilësimi i
nxehtësisë
Përdoreni për: Koha
(minu‐
ta)
Këshilla
- 1
Të mbajtur ngrohtë ushqimet
e gatuara.
sipas
nevojës
Vendosni kapak mbi enën e
gatimit.
www.electrolux.com14
Cilësimi i
nxehtësisë
Përdoreni për: Koha
(minu‐
ta)
Këshilla
1 - 2 Salcë holandeze, shkrirje:
gjalpë, çokollatë, xhelatinë.
5 - 25 Trazojeni herë pas here.
1 - 2 Mpiksje: omëleta të shkrifëta,
vezë të pjekura.
10 - 40 Gatuani me kapak.
2 - 3 Zierje orizi dhe gatesa me
bazë qumështi; ngrohje ush‐
qimesh të gatshme.
25 - 50 Shtoni të paktën dy herë
lëng sa orizi, trazojini gate‐
sat me qumësht gjatë gati‐
mit.
3 - 4 Gatim me avull i perimeve,
peshkut, mishit.
20 - 45 Shtoni disa lugë gjelle lëng.
4 - 5 Gatim i patateve me avull. 20 - 60 Përdorni maksimumi ¼ l ujë
për 750 g patate.
4 - 5 Gatim sasish më të mëdha
ushqimi, mishi me lëng dhe
supash.
60 -
150
Deri në 3 l lëng plus përbër‐
ësit.
6 - 7 Skuqje e lehtë: eskallop,
mish viçi me djathë e prosh‐
utë, kotëleta, qofte, salsiçe,
mëlçi, salcë, vezë, petulla,
gjevrek.
sipas
nevojës
Kthejeni pasi të ketë kaluar
gjysma e kohës.
7 - 8 Skuqje e fortë, të thekura, fil‐
eto mishi, biftekë.
5 - 15 Kthejeni pasi të ketë kaluar
gjysma e kohës.
9 Zierje uji, zierje makaronash, kaurdisje mishi (gulash, mish rosto), pa‐
tate të skuqura.
Zierje sasish të mëdha uji. Funksioni i fuqisë aktivizohet.
6. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Informacione të
përgjithshme
Pastroni vatrën pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament
të pastër.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e vatrës.
Përdorni një pastrues të veçantë që
mund të përdoret për sipërfaqen e
vatrës.
Përdorni kruajtëse të posaçme për
xhamin.
PARALAJMËRIM!
Mos përdorni thikë, kruajtëse
ose instrumente të ngjashme
për të pastruar sipërfaqen e
xhamit ose vendet midis
buzëve të vatrave dhe
skeletit (nëse ka).
Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe
pastaj thajini me një leckë të butë.
SHQIP 15
6.2 Skarat mbështetëse të
tenxhereve
Skarat e enëve nuk janë
rezistente ndaj larjes në
enëlarëse. Ato duhet të
lahen me dorë.
1. Për ta pastruar më mirë vatrën, hiqni
skarat mbështetëse të tenxhereve.
Tregoni shumë kujdes
kur t'i rivendosni skarat
mbështetëse, për të mos
e dëmtuar rrafshin e
gatimit.
2. Veshja prej smalti ndonjëherë mund
të ketë cepa të fortë, kështu që bëni
kujdes kur të lani me dorë
mbështetëset e tenxhereve dhe kur
t'i thani. Nëse është e nevojshme,
hiqni njollat e forta me një pastrues
në trajtë paste.
3. Pas pastrimit të skarave
mbështetëse të tenxhereve,
sigurohuni që ato të vendosen në
pozicionin e duhur.
4. Në mënyrë që vatrat të funksionojnë
mirë, sigurohuni që krahët e skarës
mbështetëse të puthiten me qendrën
e vatrës.
6.3 Pastrimi i vatrës
Hiqni menjëherë: plastmasë të
shkrirë, celofan dhe ushqime me
sheqer. Nëse nuk e bëni, vatra mund
të dëmtohet nga papastërtia.
Vendoseni kruajtësen speciale mbi
sipërfaqen e xhamit në një kënd të
ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi
sipërfaqe.
Hiqeni kur vatra të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e çmërsit,
rrëketë e ujit, njollat e yndyrës,
çngjyrosjet e ndritshme metalike.
Pastrojeni vatrën me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent. Pas
pastrimit, thajeni vatrën me një leckë
të butë.
Për t'i pastruar pjesët e emaluara,
bekun dhe kurorën, lajini ato me ujë të
ngrohtë dhe sapun dhe thajini me
kujdes përpara se t'i vendosni në
vend.
6.4 Pastrimi i kandelës së
ndezjes
Kjo karakteristikë realizohet nëpërmjet
një kandele ndezëse prej qeramike me
një elektrodë metalike. Këta elementë
mbajini të pastra për të shmangur
vështirësitë në ndezje, si dhe kontrolloni
që vrimat e kurorës së vatrës të mos jenë
të bllokuara.
6.5 Mirëmbajtja periodike
Flisni vazhdimisht me qendrën tuaj lokale
të autorizuar të shërbimit që të
kontrollojnë gjendjen e tubit të gazit dhe
rregulluesin e presionit, nëse është i
pranishëm.
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Nuk arrini ta aktivizoni ose
ta vini në punë vatrën.
Vatra nuk është e lidhur
me rrjetin elektrik ose nuk
është lidhur saktë.
Kontrolloni nëse vatra
është lidhur siç duhet me
rrjetin elektrik. Referojuni
qarkut të lidhjes.
www.electrolux.com16
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Ka rënë siguresa. Sigurohuni që shkaku i
mosfunksionimit është si‐
guresa. Nëse siguresa liro‐
het vazhdimisht, kontaktoni
një elektricist të kualifikuar.
Aktivizojeni vatrën sërish
dhe cilësojeni nxehtësinë
në më pak se 10 sekonda.
Keni prekur 2 ose më
shumë fusha me sensor
njëkohësisht.
Prekni vetëm një fushë me
sensor.
STOP+GO funksionon. Referojuni kapitullit "Për‐
dorimi i përditshëm".
Mbi panelin e kontrollit ka
njolla uji ose njolla yndyre.
Pastroni panelin e kontrol‐
lit.
Bie një sinjal akustik dhe
vatra e gatimit çaktivizohet.
Një sinjal akustik bie kur
vatra e gatimit çaktivizohet.
Keni vendosur diçka mbi
një ose më shumë fusha
me sensor.
Hiqni objektin nga fushat
me sensor.
Vatra çaktivizohet. Keni vendosur diçka mbi
fushën me sensor .
Hiqni objektin nga fusha
me sensor.
Treguesi i nxehtësisë së
mbetur nuk ndizet.
Zona nuk është e nxehtë,
sepse ka punuar vetëm
për pak kohë.
Nëse zona ka qëndruar
ndezur mjaftueshëm për të
qenë e nxehtë, flisni me
një qendër të autorizuar
shërbimi.
Funksioni Nxehja automa‐
tike nuk aktivizohet.
Zona është e nxehtë. Lëreni zonën që të ftohet
mjaftueshëm.
Është vendosur cilësimi
më i lartë i nxehtësisë.
Cilësimi më i lartë i nxehtë‐
sisë ka të njëjtën fuqi me
funksionin.
Cilësimi i nxehtësisë ndry‐
shon midis dy niveleve.
Funksioni Menaxhimi i fuq‐
isë është i aktivizuar.
Referojuni kapitullit "Për‐
dorimi i përditshëm".
Fushat me sensor nxehen. Ena e gatimit është tepër e
madhe ose e keni vendo‐
sur atë shumë afër buto‐
nave komandues.
Nëse është e mundur, ven‐
dosini enët e mëdha në zo‐
nat e pasme të gatimit.
ndizet.
Fikje automatike janë ak‐
tivë.
Çaktivizojeni vatrën dhe
aktivizojeni sërish.
ndizet.
Funksioni Mekanizmi i
sigurisë për fëmijët ose
Bllokimi aktivizohet.
Referojuni kapitullit "Për‐
dorimi i përditshëm".
SHQIP 17
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
ndizet.
Nuk ka enë mbi zonën e
gatimit.
Vendosni enë mbi zonën e
gatimit.
Ena është e papër‐
shtatshme.
Përdorni enë të përsh‐
tatshme.
Referojuni kapitullit "Udhë‐
zime dhe këshilla".
Diametri i bazamentit të
enës është shumë i vogël
për zonën e gatimit.
Përdorni enë gatimi me
përmasa të sakta.
Referojuni kapitullit "Të
dhëna teknike".
Afishohet dhe një nu‐
mër.
Ka një gabim në vatrën e
gatimit.
Shkëputeni vatrën e gati‐
mit nga rrjeti elektrik për
pak kohë. Hiqni siguresën
nga sistemi elektrik i shtëp‐
isë. Lidheni atë sërish.
Nëse ndizet sërish,
kontaktoni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
ndizet.
Në vatrën e gatimit ka një
gabim sepse një enë gati‐
mi është lënë pa ujë. Fikje
automatike dhe mbrojtja
nga mbinxehtësia për zo‐
nat e gatimit vihet në funk‐
sion.
Çaktivizoni vatrën e gati‐
mit. Hiqeni enën e nxehtë.
Pas afro 30 sekondave,
aktivizojeni sërish zonën e
gatimit. Nëse problemi
ishte ena e gatimit, mesaz‐
hi i gabimit fiket. Treguesi i
nxehtësisë së mbetur
mund të vazhdojë të rrijë
ndezur. Lëreni enën e gati‐
mit që të ftohet mjaftue‐
shëm. Kontrolloni nëse
ena e gatimit përshtatet
me vatrën.
Referojuni kapitullit "Udhë‐
zime dhe këshilla".
Nuk ka shkëndijë kur mun‐
doheni të aktivizoni ndezë‐
sin e shkëndijës.
Vatra nuk është e lidhur
me rrjetin elektrik ose nuk
është lidhur saktë.
Kontrolloni nëse vatra
është lidhur siç duhet me
rrjetin elektrik.
Ka rënë siguresa. Sigurohuni që shkaku i
mosfunksionimit është si‐
guresa. Nëse siguresa liro‐
het vazhdimisht, kontaktoni
një elektricist të kualifikuar.
Kapaku dhe kurora e gati‐
mit janë vendosur të pani‐
veluara.
Vendoseni mirë kapakun
dhe kurorën e vatrës.
www.electrolux.com18
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Flaka fiket menjëherë pas
ndezjes.
Termoçifti nuk është nxe‐
hur sa duhet.
Pasi të keni ndezur flakën,
mbajeni çelësin të shtypur
për 10 ose më pak sekon‐
da.
Unaza e flakës nuk është e
niveluar.
Kurora e vatrës është e
bllokuar nga mbetjet ushqi‐
more.
Sigurohuni që injektori të
mos jetë bllokuar si dhe që
kurora e vatrës të jetë e
pastër.
7.2 Nëse nuk mund të gjeni
zgjidhje...
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje,
kontaktoni shitësin tuaj ose me një
qendër shërbimi të autorizuar. Jepni të
dhënat nga pllaka e specifikimeve. Jepni
gjithashtu mesazhin e gabimit që
shfaqet.Sigurohuni që ta përdorni vatrën
saktë. Nëse jo, servisi nga tekniku i
shërbimit apo shitësi nuk do të jetë falas,
edhe gjatë periudhës së garancisë.
Udhëzimet lidhur me qendrën e shërbimit
dhe kushtet e garancisë janë në
broshurën e garancisë.
7.3 Etiketat që merren me
çantën e aksesorëve
Ngjisni etiketat adezive siç tregohet më
poshtë:
MOD.
PROD.NO.
SER.NO
DATA
MOD.
PROD.NO.
SER.NO
DATA
MOD.
PROD.NO.
SER.NO.
03 IT
MADE IN ITALY
TYPE
230V-50Hz
IP20
0049
A B C
A) Ngjiteni mbi letrën e garancisë dhe
dërgoni këtë pjesë (nëse zbatohet).
B) Ngjiteni mbi letrën e garancisë dhe
mbajeni këtë pjesë (nëse zbatohet).
C) Ngjiteni mbi librin e udhëzimeve.
8. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
8.1 Përpara instalimit
Përpara se të instaloni vatrën, shkruani
informacionin e mëposhtëm nga pllaka e
SHQIP 19
specifikimeve. Pllaka e specifikimeve
gjendet në pjesën e poshtme të vatrës.
Modeli .......................................
PNC .........................................
Numri i serisë ...........................
8.2 Vatra inkaso
Vatrat inkaso përdorini vetëm pasi ta
keni montuar vatrën siç duhet në njësitë
inkaso dhe në planin e punës, sipas
standardeve në fuqi.
8.3 Lidhja e gazit
PARALAJMËRIM!
Udhëzimet e mëposhtme
lidhur me instalimin dhe
mirëmbajtjen duhet të
kryhen nga një personel i
kualifikuar dhe në përputhje
me standardet dhe rregullat
vendore në fuqi.
Zgjidhni lidhje të palëvizshme ose
përdorni një tub fleksibël prej inoksi në
përputhje me rregulloren në fuqi. Nëse
përdorni tuba metalikë fleksibël, bëni
kujdes që këta të mos bien në kontakt
me pjesët e lëvizshme ose që të mos
shtypen. Gjithashtu kini kujdes kur vatra
të vendoset bashkë me furrën.
Sigurohuni që presioni i
furnizimit me gaz të pajisjes
përputhet me vlerat e
rekomanduara. Rakordi tip
bërryl lidhet me linjën e
ushqimit me gaz nëpërmjet
një dadoje të filetuar G 1/2".
Vidhosini pjesët dhe
shtrëngoni çdo gjë me
izolant nëse është e
nevojshme, për të marrë
drejtimin e duhur.
A
B
C
A) Fundi i boshtit me dado
B) Rondela
C) Bërryli (nëse nevojitet)
Lidhja e papërkulshme:
Lidhjen bëjeni duke përdorur tuba metali
të papërkulshëm (bakër me anë
mekanike).
Lidhjet "fleksibël" me funde
mekanike:
Gaz natyror: lidhja e bërë me tuba
fleksibël me anë mekanike të cilat
vidhosen direkt tek bërryli i animit të
pajisjes.
Butan / Propan: përdorni një tub
fleksibël, me guarnicinet nëse ja vlen
të përdoret e gjithë gjatësia dhe nëse
pajisja funksionon vetëm me butan.
Nëse pajisja funksionon me propan,
përdorni tub fleksibël me funde metali
të përshtatshme.
Lidhjet me tuba fleksibël jometalikë:
Nëse është e mundur që të kontrollohet
lehtësisht lidhja në të gjithë sipërfaqen e
saj, ju mund të përdorni një tub fleksibël.
Lidhni fort tubin fleksibël me mbërthyese.
Gaz i lëngshëm
Përdorni mbajtësen prej gome të tubit
për gazin e lëngshëm. Përdorni
gjithmonë guarnicionin. Më pas vazhdoni
me lidhjen e gazit.
Tubi fleksibël është gati për punë kur:
nuk nxehet më shumë se temperatura
e dhomës, ose më shumë se 30°C;
nuk është më i gjatë se 1500 mm;
nuk ka ngushtime;
nuk është tërhequr ose përdredhur;
nuk është në kontakt me pjesë të
mprehta ose qoshe;
të jetë lehtësisht i kontrollueshëm për
të kontrolluar gjendjen e tij.
Kontrollet për ruajtjen e tubit fleksibël
bëhen në mënyrë që:
të mos tregojë plasaritje, prerje,
shenja djegieje në të dyja skajet si
dhe në të gjithë gjatësinë e tij;
materiali përbërës i tij të mos jetë i
forcuar, por të ketë elasticitetin e
duhur;
mbërthyeset mbajtëse të mos jenë
ndryshkur;
afati i skadimit të mos ketë kaluar.
www.electrolux.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72
  • Page 73 73
  • Page 74 74
  • Page 75 75
  • Page 76 76
  • Page 77 77
  • Page 78 78
  • Page 79 79
  • Page 80 80

Electrolux EGD6576NOK Kullanım kılavuzu

Tip
Kullanım kılavuzu