• Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësa
mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa tip
vidë të hequra nga mbajtësja), çelësa të
humbjeve në tokëzim dhe kontaktorë.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
Përdorimi
Paralajmërim Rrezik lëndimi, djegiesh
ose goditjeje elektrike ose shpërthimi.
• Përdoreni pajisjen në mjedis shtëpiak.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Sigurohuni që vrimat e ajrimit nuk janë të
bllokuara.
• Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë
punës.
• Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
• Bëni kujdes kur hapni derën e pajisjes
ndërkohë që pajisja është në punë. Mund
të dal ajër i nxehtë.
• Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura
ose kur ajo ka kontakt me ujin.
• Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose për të ruajtur sende.
• Mbajeni gjithmonë të mbyllur derën e
pajisjes kur pajisja është në punë.
• Hapeni me kujdes derën e pajisjes.
Përdorimi i përbërësve me alkool mund të
krijoj një përzierje alkooli dhe ajri.
• Mos lejoni që pajisja të bjer në kontakt me
shkëndija apo flakë të hapura kur hapni
derën.
• Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
Paralajmërim Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Për të parandaluar dëmtime ose çngjyrime
të smaltit:
– Mos vendosni enë furre ose objekte të
tjera drejtpërdrejt në fund të pajisjes.
– Mos fusni letër alumini direkt në pjesën e
poshtme të pajisjes.
– mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen e
nxehtë.
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
– bëni kujdes kur hiqni ose vendosni
aksesorët.
• Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon në
funksionimin e pajisjes. Ai nuk
konsiderohet defekt në kuptimin e ligjit për
garancinë.
• Përdorni një tigan të thellë për kek të
njomë. Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla
që mund të jenë të përhershme.
Kujdesi dhe pastrimi
Paralajmërim Rrezik lëndimi, zjarri ose
dëmtimi të pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga
priza.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka
rrezik që panelet e xhamit të thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të
derës kur janë të dëmtuara. Lidhuni me
Servisin.
• Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Yndyra ose ushqimi i mbetur brenda
pajisjes mund të shkaktojë zjarr.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni
udhëzimet e sigurisë në paketim.
• Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse ka)
me asnjë lloj detergjenti.
Drita e brendshme
• Lloji i llambës ose llambës halogjene të
përdorur për këtë pajisje, është vetëm për
4
www.zanussi.com