Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 2
Përshkrim i produktit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Përpara përdorimit të parë _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Përdorimi I përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 6
Funksionet e orës _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 8
Përdorimi i aksesorëve _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 8
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme _ _ _ 9
Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 15
Si të veprojmë nëse… _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 17
Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 18
Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 18
Lidhja elektrike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 19
Probleme që lidhen me mjedisin _ _ _ _ _ 20
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni me
kujdes këtë manual:
• Për të mbrojtur veten dhe pronën tuaj.
• Për të respektuar mjedisin
• Për funksionim të rregullt të pajisjes.
Gjithmonë mbajini këto udhëzime me pajisjen
edhe nëse e lëvizni apo e shisni.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
instalimi ose përdorimi i pasaktë shkakton
dëme.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të
moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me
aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose
mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe
njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje
ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të
pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit. Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes
ose lëndimeve fizike.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët larg pajisjes,
gjatë kohës që dera e saj është e hapur
ose pajisja është në funksionim, sepse ajo
nxehet. Ekziston rreziku i lëndimeve fizike
ose gjymtimeve të përhershme.
• Pajisja ka një funksion bllokimi për fëmijët
ose bllokim të butonave (bllokim të
butonave të kontrollit), përdoreni. Ky
funksion nuk lejon që fëmijët dhe kafshët ta
vënë pajisjen në punë pa dashur.
Siguria e përgjithshme
• Mos i ndryshoni të dhënat e kësaj pajisjeje.
Ekziston rreziku i lëndimit dhe i dëmtimit të
pajisjes.
• Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
• Pajisjen fikeni pas çdo përdorimi.
Instalimi
• Vetëm një elektricist i kualifikuar mund ta
instalojë dhe ta lidhë pajisjen në rrjet.
Kontaktoni një qendër shërbimi të
aprovuar. Kjo do të parandalojë rrezikun e
dëmtimeve në strukturë ose lëndimet fizike.
• Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar
nga transporti. Mos e lidhni pajisjen në
rrjet, po të jetë dëmtuar. Nëse është e
nevojshme, lidhuni me shitësin.
• Hiqni çdo material ambalazhimi, adezivë
dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para
përdorimit të parë. Mos e hiqni pllakën e
specifikimeve. Kjo mund të shfuqizojë
garancinë.
• Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të vendit
ku do të përdorni pajisjen (normat e
sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e
sigurisë elektrike ose të gazit, etj.).
• Sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga
rrjeti elektrik gjatë instalimit.
• Bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen. Pajisja
është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie. Mos e tërhiqni kurrë pajisjen nga
doreza.
2