Zanussi ZOB692XQ Kullanım kılavuzu

Tip
Kullanım kılavuzu

Bu kılavuz için de uygundur

SQ
Udhëzimet për përdorim 2
BG
Ръководство за
употреба
21
TR
Kullanma Kılavuzu 41
Furrë
Фурна
Fırın
ZOB692
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 2
Përshkrim i produktit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Përpara përdorimit parë _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Përdorimi I përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 6
Funksionet e orës _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 8
Përdorimi i aksesorëve _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 8
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme _ _ _ 9
Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 15
Si veprojmë nëse… _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 17
Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 18
Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 18
Lidhja elektrike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 19
Probleme lidhen me mjedisin _ _ _ _ _ 20
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni me
kujdes këtë manual:
Për të mbrojtur veten dhe pronën tuaj.
Për të respektuar mjedisin
Për funksionim të rregullt të pajisjes.
Gjithmonë mbajini këto udhëzime me pajisjen
edhe nëse e lëvizni apo e shisni.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
instalimi ose përdorimi i pasaktë shkakton
dëme.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të
moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me
aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose
mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe
njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje
ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të
pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit. Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes
ose lëndimeve fizike.
PARALAJMËRIM: Mbajini fëmijët dhe
kafshët larg pajisjes, gjatë kohës që dera e
saj është e hapur ose pajisja është në
funksionim, sepse ajo nxehet. Ekziston
rreziku i lëndimeve fizike ose gjymtimeve të
përhershme.
Pajisja ka një funksion bllokimi për fëmijët
ose bllokim të butonave (bllokim të
butonave të kontrollit), përdoreni. Ky
funksion nuk lejon që fëmijët dhe kafshët ta
vënë pajisjen në punë pa dashur.
Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni të dhënat e kësaj pajisjeje.
Ekziston rreziku i lëndimit dhe i dëmtimit të
pajisjes.
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
Pajisjen fikeni pas çdo përdorimi.
Instalimi
Vetëm një elektricist i kualifikuar mund ta
instalojë dhe ta lidhë pajisjen në rrjet.
Kontaktoni një qendër shërbimi të
aprovuar. Kjo do të parandalojë rrezikun e
dëmtimeve në strukturë ose lëndimet fizike.
Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar
nga transporti. Mos e lidhni pajisjen në
rrjet, po të jetë dëmtuar. Nëse është e
nevojshme, lidhuni me shitësin.
Hiqni çdo material ambalazhimi, adezivë
dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para
përdorimit të parë. Mos e hiqni pllakën e
specifikimeve. Kjo mund të shfuqizojë
garancinë.
Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të vendit
ku do të përdorni pajisjen (normat e
sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e
sigurisë elektrike ose të gazit, etj.).
Sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga
rrjeti elektrik gjatë instalimit.
Bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen. Pajisja
është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
2
sigurie. Mos e tërhiqni kurrë pajisjen nga
doreza.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
izoluese, e cila ju lejon ta shkëpusni
pajisjen nga korrenti në të gjitha polet.
Pajisja izoluese duhet të ketë një hapje
kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
Duhet të dispononi mjetet e duhura
izoluese: çelësa mbrojtës të linjës, siguresa
(siguresa tip vidë të hequra nga mbajtësja),
çelësa të humbjeve në neutral dhe
kontaktorë.
Pjesët e mbrojtjes nga goditjet duhet të
vendosen në mënyrë të tillë që të mos
hiqen pa vegla.
Përpara instalimit, sigurohuni që mobilia e
kuzhinës të ketë përmasat e përshtatshme
të zgavrës.
Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar nën
dhe pranë strukturave të sigurta.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Instalojeni pajisjen me pjesën e saj
pasme dhe me një anë afër pajisjes me
lartësi më të madhe. Ana tjetër duhet të
vendoset pranë pajisjeve që kanë të njëjtën
lartësi.
Pajisja nuk mund të vendoset mbi një
bazament.
Furrat e integruara dhe sipërfaqet e gatimit
të integruara janë të pajisur me sistem
lidhjesh të posaçëm. Për të parandaluar
dëmtimet ndaj pajisjes, kombinoni vetëm
pajisje nga i njëjti prodhues.
Lidhja elektrike
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
etiketën e parametrave të përputhen me
furnizimin me energji elektrike të shtëpisë
suaj.
Informacioni mbi voltazhin gjendet në
pllakëzën e parametrave.
Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të
instaluar mirë.
Kur lidhni pajisje elektrike në prizat
kryesore, mos lejoni që kabllot të prekin
ose të jenë pranë derës së pajisjes me
nxehtësi.
Mos përdorni spina me shumë hyrje,
kolektorë dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik
zjarri.
Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon
kryesore elektrike. Kontaktoni qendrën e
shërbimit.
Bëni kujdes të mos dëmtoni ose shkaktoni
dëmtime tek spina (nëse është e
zbatueshme) dhe kabllon kryesore të
elektrikut mbrapa pajisjes.
Sigurohuni që lidhja me korrentin të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për të
shkëputur pajisjen nga korrenti. Tërhiqeni
gjithmonë nga spina - nëse është e
aplikueshme.
Zbatimi
Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për
përdorim tregtar dhe industrial.
Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime gatimi
shtëpiak. Kjo bëhet për të shmangur
lëndimet fizike ndaj personit ose dëmtimet
në pronë.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose mbështetëse.
Mos vendosni produkte ose sende të
ndezshme ose të lagura me produkte të
ndezshme, dhe/ose objekte të shkrishme
(prej plastmasi ose alumini) afër ose
brenda në pajisje. Ka rrezik shpërthimi ose
zjarri.
Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet
shumë gjatë përdorimit. Ka rrezik djegieje.
Mos i prekni elementët e nxehtë në pajisje.
Përdorni doreza kur vendosni ose hiqni
aksesorë ose enë gatimi.
Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni
aksesorët, për të shmangur dëmtime të
mundshme të smaltit të furrës.
Qëndroni gjithnjë larg nga pajisja kur hapni
derën ndërsa pajisja është në punë. Mund
të dalë avull i nxehtë. Ka rrezik djegieje të
lëkurës.
3
Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon në
performancën e pajisjes, pra nuk kemi të
bëjmë me një defekt në aspektin e ligjit të
garancisë.
Për të parandaluar dëmtime ose çngjyrime
të smaltit:
mos vendosni asnjë objekt drejtpërdrejt
mbi dyshemenë e pajisjes dhe mos e
mbuloni me letër varaku (alumini);
mos hidhni ujë të nxehtë direkt në
pajisje;
mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
Mos e përdorni këtë pajisje nëse është në
kontakt me ujin. Mos e përdorni pajisjen
me duar të lagura.
Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
Gatuani gjithmonë me derën e pajisjes
mbyllur edhe kur piqni në skarë.
Kujdesi dhe pastrimi
Para se të mirëmbani pajisjen, fikeni dhe
shkëputeni nga rrjeti elektrik.
Para se ta mirëmbani, sigurohuni që pajisja
të jetë e ftohtë. Ka rrezik djegieje. Ka rrezik
që panelet e xhamit të thyhen.
Mbajeni pajisjen të pastër në çdo kohë.
Grumbullimi i yndyrave ose ushqimeve të
tjera mund të shkaktojë zjarr.
Pastrimi i rregullt parandalon prishjen e
materialit të sipërfaqes
Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për
kekët shumë të lëngshëm për të
parandaluar që lëngjet e frutave të lënë
njolla që mund të mos hiqen më.
Për sigurinë tuaj personale dhe të pronës
suaj, pastrojeni pajisjen vetëm me ujë dhe
sapun. Mos përdorni produkte të
ndezshme ose produkte që mund të
shkaktojnë gërryerje.
Mos e pastroni pajisjen me pastrues me
avull, pastrues me presion të lartë, objekte
të mprehta, pastrues abrazivë, sfungjerë
gërryes dhe lëngje që heqin njollat.
Nëse përdorni një spërkatës furre, ndiqni
udhëzimet e prodhuesit.
Mos e pastroni derën prej xhami me
agjentë pastrues gërryes ose gërvishtëse
metalike. Sipërfaqja rezistente ndaj të
nxehtit e xhamit të brendshëm mund thyhet
e të kriset.
Kur panelet e xhamit të derës dëmtohen,
ato dobësohen dhe mund të thyhen. Ju
duhet t'i zëvendësoni. Lidhuni me qendrën
e shërbimit.
Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse ka).
Rrezik zjarri
Hapeni derën me kujdes. Përdorimi i
përbërësve me alkool mund të krijojë një
përzierje alkooli dhe ajri. Ka rrezik zjarri.
Mos lejoni që pranë pajisjes të ketë
shkëndija apo flakë të hapura kur hapni
derën.
Mos vendosni produkte ose sende të
ndezshme ose të lagura me produkte të
ndezshme, dhe/ose objekte të shkrishme
(prej plastmasi ose alumini) afër ose
brenda në pajisje.
Llambushka e furrës
Llambushkat e përdorura në këtë pajisje
janë llamba të posaçme të përzgjedhura
vetëm për përdorim në pajisje elektro-
shtëpiake. Ato nuk mund të përdoren për
ndriçim të plotë ose të pjesshëm dhome.
Nëse nevojitet zëvendësimi i llambushkës,
përdorni një tjetër të së njëjtës fuqi dhe
projektuar enkas për pajisjet elektro-
shtëpiake.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti para se të
zëvendësoni llambën e furrës. Ka rrezik
goditjeje elektrike.
Qendra e shërbimit
Vetëm një inxhinier i specializuar mund të
riparojë ose të punojë me pajisjen.
Kontaktoni një qendër shërbimi të miratuar.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Hedhja e pajisjes
Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve
fizike ose dëmtimeve
4
Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
Priteni kabllon e rrymës dhe hidheni.
Flakni mbajtësen e derës. Kjo bëhet për
të mos lejuar që fëmijët ose kafshët e
vogla të ngecin brenda pajisjes. Ka
rrezik mbytjeje.
Përshkrim i produktit
Vështrim i përgjithshëm
11
12
7
8
9
10
1 6542 3
1 Paneli i kontrollit
2 Drita e kontrollit të temperaturës
3 Treguesi i energjisë
4 Çelësi i temperaturës
5 Programuesi elektronik
6 Çelësi i funksioneve të furrës
7 Vrimat e ajrimit për ventilatorin ftohës
8 Grili
9 Llamba e furrës
10 Vrima e hellit rrotullues
11 Etiketa e parametrave
12 Ventilatori
Aksesorët e furrës
Rafti i furrës
Për enë gatimi, forma keku, tava pjekjeje.
Tava e sheshtë e pjekjes
Për ëmbëlsira dhe biskota.
Tava e thellë e pjekjes
Për të pjekur ose për të mbledhur yndyrën.
Helli rrotullues
Për të pjekur copa më të mëdha mishi ose
shpendësh.
Përpara përdorimit të parë
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Hiqni gjithë ambalazhimet, nga brenda e
jashtë furrës, përpara se ta përdorni atë.
Mos e hiqni pllakëzën e parametrave.
Kujdes Për të hapur derën e furrës,
kapeni gjithmonë dorezën në mes.
Regjistrimi i orës
Furra punon vetëm pasi është regjistruar
ora.
Kur lidhni pajisjen me ushqimin elektrik ose
në rast të ikjes së korrentit, treguesi i
funksionit të KOHËS pulson automatikisht.
Për të regjistruar orën aktuale, përdorni
butonin " + " ose " - ".
5
Pas afro 5 sekondash pulsimi ndalon dhe
ekrani shfaq orën aktuale të regjistruar.
Për të ndryshuar orën nuk duhet të
vendosni një funksion automatik
(Kohëzgjatja
ose Përfundimi )
njëkohësisht.
Pastrimi paraprak
Hiqini të gjitha pjesët nga pajisja.
Pastroni pajisjen përpara përdorimit për
herë të parë.
Kujdes Mos përdorni agjentë pastrues
gërryes! Kjo mund të dëmtojë
sipërfaqen. Referojuni kapitullit "Kujdesi dhe
Pastrimi".
Nxehja paraprake
1.
Cilësoni funksionin
dhe temperaturën
maksimale.
2. Lëreni pajisjen të punojë pa ushqim
brenda për afërsisht 1 orë.
3.
Cilësoni funksionin
dhe temperaturën
maksimale.
4. Lëreni pajisjen të punojë pa ushqim
brenda për afërsisht 10 minuta.
5.
Cilësoni funksionin
dhe temperaturën
maksimale.
6. Lëreni pajisjen të punojë pa ushqim
brenda për afërsisht 10 minuta.
Kjo duhet për të djegur mbetjet në pajisje.
Pajisjet ndihmëse mund të nxehen më shumë
se zakonisht. Kur e paranxehni pajisjen për
herë të parë, pajisja mund të lëshojë erë
keqe dhe tym. Kjo pritet që të ndodhë.
Sigurohuni që të ketë ajrim të mjaftueshëm.
Përdorimi I përditshëm
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Për të përdorur furrën, shtypni çelësin e
palosshëm. Çelësi do të dalë më pas
jashtë.
Ndezja dhe fikja e furrës
1. Rrotullojeni çelësin e funksioneve në një
funksioni të furrës.
2. Rrotullojeni çelësin e temperaturës në një
temperaturë.
Treguesi i fuqisë ndizet ndërsa furra
është në punë e sipër.
Treguesi i temperaturës ndizet ndërsa
temperatura e furrës rritet.
3. Për të fikur furrën, rrotullojeni çelësin e
funksioneve dhe çelësin e temperaturës
në pozicionin Off (e fikur).
Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori ftohës
ndizet automatikisht për të mbajtur të ftohta
sipërfaqet e pajisjes. Nëse fikni pajisjen,
ventilatori ftohës vazhdon të punojë derisa të
ftohet pajisja.
Termostati i sigurisë
Për të parandaluar mbinxehjen e rrezikshme
(nga përdorimi i gabuar i pajisjes ose
komponentëve me defekt), furra është pajisur
me një termostat sigurie, i cili ndërpret
energjinë elektrike. Furra ndizet përsëri
automatikisht, kur bie temperatura.
Funksionet e furrës
Funksioni i furrës Zbatimi
Pozicioni Off Pajisja është e fikur.
6
Funksioni i furrës Zbatimi
Shkrirja
Shkrin ushqimin e ngrirë. Çelësi i temperaturës duhet të jetë në
pozicionin off
Gatimi me ventilim
Për pjekjen dhe gatimin e ushqimeve që kërkojnë të njëjtën
temperaturë gatimi, duke përdorur më shumë se një nivel të
furrës, pa përzierjen e erërave.
Grili termik
Elementi i grilit dhe ventilatori i furrës punojnë në mënyrë të
alternuar, duke e qarkulluar ajrin e nxehtë rreth e qark ushqimit.
Për gatimin e copave të mëdha të mishit. Temperatura
maksimale për këtë funksion është 200 °C.
Grili i plotë
Elementi i grilit të plotë është i ndezur. Për të pjekur në gril
ushqime të sheshta në sasi të mëdha. Për të bërë toste.
Helli rrotullues Për të pjekur në hell mish ose copëza të vogla mishi.
Grili i brendshëm
Për të pjekur ushqimet e sheshta në sasi të vogla në nivelin e
mesit. Për të bërë toste
Elementi i ngrohjes
së poshtme
Nxehtësia vetëm nga pjesa e poshtme e furrës. Për pjekjen e
kekëve me bazë krokante ose të thekur.
Elementi i ngrohjes
së sipërme
Nxehtësia vetëm nga pjesa e sipërme e furrës. Për përfundimin
e gatesave.
Gatimi
konvencional
Nxehtësia vjen nga të dy elementët, ai i sipërm dhe ai i poshtëm.
Për të pjekur në një nivel.
Llamba e furrës Ndizet pa ndonjë funksion gatimi të aktivizuar.
Ekrani
1 2 3
456
1 Treguesit e funksionit
2 Treguesi i orës
3 Treguesit e funksionit
4 Butoni "+"
5 Butoni i përzgjedhësit
6 Butoni "-"
7
Funksionet e orës
Funksioni i orës Përdorimi
Ora Tregon orën. Për të cilësuar, ndryshuar ose kontrolluar orën.
Treguesi i
minutave
Për të cilësuar një kohëvonesë.
Kur të ketë përfunduar kohëvonesa, do të dëgjohet një sinjal.
Ky funksion nuk ndikon në funksionimin e furrës.
Kohëzgjatja Për të caktuar sa kohë do të punojë furra.
Fund Për të cilësuar kur do të fiket një funksion i furrës.
Kohëzgjatja dhe Përfundimi mund
të përdoren njëkohësisht, nëse furra
duhet ndezur dhe fikur më vonë
automatikisht. Në këtë rast, vendosni fillimisht
Kohëzgjatjen
, më pas Përfundimin .
Rregullimi i funksioneve të orës
1. Vendosni një funksion furre dhe një
temperaturë (nuk është i nevojshëm
Treguesi i minutave).
2. Shtypni butonin e përzgjedhjes
vazhdimisht, derisa treguesi i funksionit
të dëshiruar të orës të fillojë pulsimin.
3. Për të vendosur kohën për treguesin e
minutave
, Kohëzgjatjen ose
Përfundimin
, shtypni butonin "+" ose
butonin "-".
Treguesi i funksionit përkatës të orës do
të ndizet.
Kur të përfundojë koha e caktuar,
treguesi i funksionit të orës fillon të
pulsojë dhe një sinjal akustik do të
dëgjohet për 2 minuta.
Me funksionet Kohëzgjatja
dhe
Përfundimi
pajisja çaktivizohet
automatikisht.
4. Shtypni çfarëdolloj butoni për ta ndalur
sinjalin.
5. Rrotullojeni çelësin e kontrollit të
funksionit të furrës dhe çelësin e
temperaturës në pozicionin e fikjes.
Anulimi i funksionit të orës
1. Shtypni butonin Përzgjedhës sërish
derisa treguesi i funksionit të duhur të
pulsojë.
2. Shtypni dhe mbani shtypur butonin " - ".
Pas pak sekondash funksioni i orës
çaktivizohet.
Përdorimi i aksesorëve
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
8
Helli rrotullues
1
2
4
3
1 Doreza
2 Helli
3 Pirunët
4 Korniza e hellit rrotullues
Paralajmërim Pirunët dhe helli i hellit
rrotullues janë të mprehta (nëse jeni
pajisur me to) Kini kujdes gjatë përdorimit të
tij.
1. Futeni tavën e thellë të pjekjes në
pozicionin e parë të nivelit nga fundi.
2. Futeni kornizën e hellit rrotullues në
pozicionin e dytë të nivelit nga fundi.
3. Instaloni pirunin e parë në hell.
4. Vendosni ushqimin që do piqet.
5. Instaloni pirunin e dytë.
Përdorni vidhat për të shtrënguar pirunët.
6. Instaloni majën e hellit në vrimën e
rrotullimit të hellit (referojuni paragrafit
“Përshkrimi i produktit”).
7. Instaloni pjesën ballore të hellit në
kornizën e hellit.
8. Hiqni dorezën.
9. Vendosni funksionin e furrës dhe
temperaturën (referojuni "Tabelat e
gatimit").
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Pajisja ka katër nivele raftesh. Numërojini
nivelet e rafteve duke nisur nga poshtë.
Ju mund të gatuani tava të ndryshme në dy
nivele në të njëjtën kohë. Vendosini raftet
në nivelin 1 dhe 3.
Pajisja ka një sistem të veçantë që
qarkullon ajrin dhe riciklon vazhdimisht
avullin. Me këtë sistem mund të gatuani në
një ambient me avull dhe t'i mbani
ushqimet të buta brenda dhe të pjekura
mirë nga jashtë. Ai ul kohën e gatimit dhe
konsumin e energjisë në minimum.
Në pajisje ose në dyert prej xhami mund
kondensohet lagështi. Kjo është normale.
Qëndroni gjithmonë pak larg pajisjes kur
hapni derën e furrës ndërsa kjo është duke
funksionuar. Për të pakësuar kondensimin,
vëreni pajisjen në punë për 10 minuta para
gatimit.
Fshini lagështinë e formuar pas çdo
përdorimi të pajisjes.
Mos vendosni objekte drejtpërdrejt mbi
dyshemenë e pajisjes dhe mos i mbuloni
pjesët e furrës me letër varaku (alumini)
gjatë gatimit. Kjo mund të ndryshojë
rezultatet e pjekjes dhe mund të dëmtojë
veshjen prej smalti.
Pjekja e kekeve/tortave
Temperatura ideale për pjekjen e kekëve
është midis 150 °C dhe 200 °C.
9
Paranxehni furrën për afro 10 minuta para
pjekjes.
Mos e hapni derën e furrës para se të ketë
kaluar 3/4 e kohës së pjekjes.
Nëse përdorni dy tava pjekjeje
njëkohësisht, mbajeni një nivel bosh mes
tyre.
Gatimi i mishit dhe peshkut
Mos piqni në furrë copa mishi më të vogla
se 1 kg. Gatimi i sasive të vogla shkakton
tharjen e mishit.
Për të pjekur mirë nga jashtë dhe të njomë
nga brenda mishin e kuq, vendosni një
temperaturë prej 200 °C-250 °C.
Për mishin e bardhë, shpendët dhe
peshkun vendosni një temperaturë midis
150°C-175°C.
Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për
ushqimet me shumë yndyrë, për të ruajtur
furrën nga njollat që mund të mos ikin më.
Lëreni mishin afro 15 minuta përpara se ta
shponi, në mënyrë që lëngu të mos
derdhet jashtë.
Për të shmangur tymin e tepërt në furrë
gjatë pjekjes, hidhni pak ujë në tavën
pritëse të yndyrave. Për të shmangur
kondensimin e tymrave, shtoni ujë herë
pas herë pasi ai të avullojë.
Kohët e gatimit
Kohët e gatimit varen nga lloji, shpeshtësia
dhe vëllimi i ushqimit.
Fillimisht, kontrolloni funksionimin e pajisjes
kur gatuani. Gjeni përzgjedhjet më të mira
(përzgjedhjet e nxehtësisë, kohët e gatimit,
etj.) për gatesat tuaja, recetat dhe sasitë
përkatëse kur përdorni pajisjen.
Tabela e pjekjes dhe e skuqjes
KEKËT
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me ajrim
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Recetat me
qull të rrahur
2 170 2 (1
dhe 3)
160 45-60 Në tavën e kekut
Brumë i
shkrifët për
ëmbëlsirë
2 170 2 (1
dhe 3)
160 24-34 Në tavën e kekut
Kek me gjalpë
qumështi e
krem bulmeti
1 170 2 160 60-80 Në tavën e kekut 26 cm
Kek me mollë
(Ëmbëlsirë me
mollë)
1 170 2 (1
dhe 3)
160 100-120 2 tava keku prej 20 cm
në raftin me rrjetë
Strudel 2 175 2 150 60-80 Në tavën e pjekjes
Ëmbëlsirë me
reçel
2 170 2 160 30-40 Në tavën e kekut 26 cm
Kek me fruta 2 170 2 155 60-70 Në tavën e kekut 26 cm
10
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me ajrim
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Pandispanjë
(Pandispanjë
pa yndyrë)
2 170 2 160 35-45 Në tavën e kekut 26 cm
Kek
krishtlindjesh/
Kek i pasur me
fruta
2 170 2 160 50-60 Në tavën e kekut 20 cm
Kek me
kumbulla
2 170 2 160 50-60
Në tavën e bukës
1)
Kekë të vegjël 3 170 3 (1
dhe 3)
160 20-30 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
Biskota 3 150 3 150 20-30 tavën e sheshtë të
pjekjes
1)
Mafishe 3 100 3 100 90-120 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
Simite 3 190 3 180 15-20 tavën e sheshtë të
pjekjes
1)
Pufka me
krem
3 190 3 180 25-35 tavën e sheshtë të
pjekjes
1)
Torta të
sheshta
3 180 2 170 45-70 Në tavën e kekut 20 cm
Kek "Viktoria" 1 ose
2
180 2 170 40-55 Majtas + djathtas në
tavën e kekut 20 cm
1) Ngroheni paraprakisht për 10 minuta.
BUKË DHE PICA
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me ajrim
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Bukë e bardhë 1 190 1 190 60-70 1-2 copë, 500 g një
copë
1)
Bukë thekre 1 190 1 180 30-45 Në tavën e bukës
Simite 2 190 2 (1
dhe 3)
180 25-40 6-8 simite në tavën e
sheshtë të pjekjes
1)
11
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me ajrim
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Pica 1 190 1 190 20-30 Në tavën e thellë të
pjekjes
1)
Gurabije 3 200 2 190 10~20 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
1)
1) Ngroheni paraprakisht për 10 minuta.
KREM I PJEKUR
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me ajrim
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Bazë brumi 2 180 2 180 40-50 Në tavë
Pite me
perime
2 200 2 175 45-60 Në tavë
Kish 1 190 1 190 40-50 Në tavë
Lazanja 2 200 2 200 25-40 Në tavë
Kaneloni 2 200 2 190 25-40 Në tavë
Petulla
"Yorkshire"
2 220 2 210 20-30
6 kupa pjekje
1)
1) Ngroheni paraprakisht për 10 minuta.
MISH
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me ajrim
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Mish lope 2 200 2 190 50-70 Në raftin e furrës dhe në
tavën e thellë të pjekjes
Mish derri 2 180 2 180 90-120 Në raftin e furrës dhe në
tavën e thellë të pjekjes
Mish viçi 2 190 2 175 90-120 Në raftin e furrës dhe në
tavën e thellë të pjekjes
Rosto viçi
angleze (e
pjekur pak)
2 210 2 200 44-50 Në raftin e furrës dhe në
tavën e thellë të pjekjes
12
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me ajrim
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Rosto viçi
angleze (e
pjekur
mesatarisht)
2 210 2 200 51-55 Në raftin e furrës dhe në
tavën e thellë të pjekjes
Rosto viçi
angleze (e
pjekur mirë)
2 210 2 200 55-60 Në raftin e furrës dhe në
tavën e thellë të pjekjes
Shpatull derri 2 180 2 170 120-150 Në tavën e thellë të
pjekjes
Kërci derri 2 180 2 160 100-120 2 copë në tavën e thellë
të pjekjes
Mish qengji 2 190 2 190 110-130 Kofshë
Pulë 2 200 2 200 70-85 I gjithi në tavën e thellë
të pjekjes
Gjel deti 1 180 1 160 210-240 I gjithi në tavën e thellë
të pjekjes
Rosë 2 175 2 160 120-150 I gjithi në tavën e thellë
të pjekjes
Patë 1 175 1 160 150-200 I gjithi në tavën e thellë
të pjekjes
Lepur 2 190 2 175 60-80 I prerë në copa
Lepur i egër 2 190 2 175 150-200 I prerë në copa
Fazan 2 190 2 175 90-120 I gjithi në tavën e thellë
të pjekjes
PESHK
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me ajrim
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Troftë / Krap
deti
2 190 2 (1
dhe 3)
175 40-55 3-4 peshq
Peshk ton/
Salmon
2 190 2 (1
dhe 3)
175 35-60 4-6 fileto
13
Pjekja në grilë
Parangrohni furrën bosh për 10 minuta
përpara gatimit.
Sasia Pjekja në skarë Koha e gatimit në
minuta
LLOJI I
GATESËS
Copë g
niveli
Tempera
tura (°C)
Njëra anë Ana tjetër
Biftek fileto 4 800 3 250 12-15 12-14
Biftek 4 600 3 250 10-12 6-8
Salsiçe 8 / 3 250 12-15 10-12
Kotëleta derri 4 600 3 250 12-16 12-14
Pulë (e ndarë në 2
pjesë)
2 1000 3 250 30-35 25-30
Qebapë 4 / 3 250 10-15 10-12
Gjoks pule 4 400 3 250 12-15 12-14
Hamburger 6 600 3 250 20-30
Fileto Peshku 4 400 3 250 12-14 10-12
Sanduiçe tost 4-6 / 3 250 5-7 /
Bukë e thekur 4-6 / 3 250 2-4 2-3
Grili termik
Paralajmërim Përdoreni këtë funksion
me një temperaturë maksimale prej
200°C.
Sasia Pjekja në skarë Koha e gatimit në
minuta
LLOJI I GATESËS Copë g
niveli
Tempera
tura (°C)
Njëra anë Ana tjetër
Role mishi (gjel
deti)
1 1000 3 200 30-40 20-30
Pulë (e ndarë më
dysh)
2 1000 3 200 25-30 20-30
Kofshë pule 6 - 3 200 15-20 15-18
Shkurtë 4 500 3 200 25-30 20-25
Tavë me perime - - 3 200 20-25 -
copa. Skallopë - - 3 200 15-20 -
Skumbri 2-4 - 3 200 15-20 10-15
14
Sasia Pjekja në skarë Koha e gatimit në
minuta
LLOJI I GATESËS Copë g
niveli
Tempera
tura (°C)
Njëra anë Ana tjetër
Feta peshku 4-6 800 3 200 12-15 8-10
Helli rrotullues
Parangrohni furrën bosh për 10 minuta
përpara gatimit.
LLOJI I
GATESËS
Sasia temp °C Koha e gatimit
në minuta
Shpendë 1000 2 250 50-60
Rosto 800 2 250 50-60
Informacion mbi akrilamidet
E rëndësishme Sipas zbulimeve të fundit
shkencore, nëse e thekni ushqimin
(veçanërisht ato me përmbajtje niseshteje),
akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për
shëndetin.Për këtë arsye, ju këshillojmë të
gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të
mos e thekni shumë ushqimin.
Kujdesi dhe pastrimi
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Pastroni pjesën e përparme të pajisjes me
një copë të butë dhe me ujë të ngrohtë e
me agjent pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni një agjent të zakonshëm pastrues
Pastrojeni brendësinë e furrës pas çdo
përdorimi. Për këtë arsye, mund të hiqni
pisllëkun më lehtë që të mos digjet.
Pastroni ndotjet kokëfortë me një pastrues
të posaçëm për furrë.
Pastroni gjithë aksesorët e furrës (me një
copë të butë dhe me ujë të ngrohtë e me
agjent pastrues) pas çdo përdorimi dhe
lërini të thahen.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjitin, mos i
pastroni ato duke përdorur agjentë
agresivë, objekte të mprehta me majë ose
enëlarëse. Këto mund të prishin veshjen e
sipërme që nuk ngjit!
Pastrimi i guarnicionit të derës
Kontrolloni rregullisht guarnicionin e derës.
Guarnicioni i derës është vendosur
përgjatë kornizës së derës së furrës. Mos e
përdorni pajisjen nëse guarnicioni i derës
është dëmtuar. Kontaktoni me qendrën e
shërbimit.
Për të pastruar guarnicionin e derës
shikoni informacionin e përgjithshëm rreth
pastrimit.
Shinat e rafteve
Ju mund t'i hiqni shinat e raftit për të pastruar
muret anësore.
15
Heqja e shinave rrëshqitëse të rafteve
1
Tërhiqni pjesën
ballore të rafteve
nga muri anësor.
1
2
2
Tërhiqini raftet
nga pjesa e pasme e
murit të pasmë për
të çmontuar shinat
mbajtëse të rafteve.
Montimi i shinave rrëshqitëse të rafteve
Montoni shinat rrëshqitëse të rafteve
rendin e kundërt.
E rëndësishme Sigurohuni që kunjat
mbajtëse mbi shinat rrëshqitëse të rafteve të
jenë përpara.
Tavani i furrës
Ju mund të palosni elementin ngrohës mbi
tavanin e furrës, për ta pastruar lehtësisht
tavanin e furrës.
Paralajmërim Përpara se të palosni
elementin ngrohës, fikni pajisjen.
Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka
rrezik djegieje!
1
Zhvidhosni vidën
që mban elementin
nxehës. Herën e
parë, përdorni një
kaçavidë.
2
Me kujdes
tërhiqeni poshtë
elementin nxehës.
Tavani i furrës është
gati për t'u pastruar.
Pastroni tavanin e furrës me një copë të butë
dhe me ujë të ngrohtë e me agjent pastrues
dhe lërini të thahen.
Montimi i elementit ngrohës
1. Montoni elementin ngrohës duke ndjekur
hapat në rendin e kundërt.
Paralajmërim Sigurohuni që elementi
ngrohës është montuar siç duhet dhe
nuk bie poshtë.
Pastrimi i derës së furrës
Dera e furrës ka dy panele xhami. Ju mund të
hiqni derën e furrës dhe panelin e brendshëm
prej xhami për t'i pastruar.
Dera e furrës mund të mbyllet nëse
përpiqeni të hiqni panelin e brendshëm
prej xhami, përpara se të hiqni derën e furrës.
1
Hapeni derën
plotësisht dhe mbani
dy menteshat e
derës.
2
Ngrini dhe
rrotulloni levat mbi
dy menteshat.
3
Mbyllni derën e
furrës në pozicionin
e parë të hapjes
(gjysmë hapur). Më
pas tërhiqeni nga
përpara dhe hiqeni
derën nga foleja e
saj.
4
Vendoseni derën
mbi një cohë të butë
në një sipërfaqe të
qëndrueshme.
16
5
Lironi sistemin
bllokues për të
hequr panelet e
brendshme prej
xhami.
90°
6
Rrotullojini dy
mbërthyeset me 90°
dhe nxirrini ato nga
foletë e tyre.
1
2
7
Ngrini (hapi 1)
me kujdes panelin
prej xhami dhe
hiqeni (hapi 2) atë.
Pastroni panelet e xhamit me ujë dhe sapun.
Fshijini panelet prej xhami me kujdes.
Montimi i derës dhe paneleve të xhamit
Kur instaloni panelin me kornizë dekorative,
bëni kujdes që pjesa me printime të jetë
vendosur me faqe brenda derës. Sigurohuni
që pas instalimit sipërfaqja e kornizës së
panelit prej xhami tek pjesët me printime të
mos jetë e ashpër kur e prekni.
Sigurohuni që ta instaloni panelin e
brendshëm prej xhami në udhëzuesit e duhur
(referojuni ilustrimit më poshtë).
Pajisjet prej inoksi ose alumini:
Pastrojeni derën e furrës vetëm me një
sfungjer të njomë. Thajeni atë me një leckë të
butë.
Mos përdorni lesh teli, acide ose materiale
gërryese pasi mund të dëmtojnë sipërfaqen.
Pastroni panelin e kontrollit të furrës në të
njëjtën mënyrë
Llambushka e furrës
Paralajmërim Bëni kujdes! Ka rrezik
goditjeje elektrike!
Përpara se të zëvendësoni llambushkën e
furrës:
Fikni pajisjen.
Hiqni siguresat nga kutia e siguresave ose
çaktivizoni çelësin stakues.
Vendosni një cohë në fund të furrës për
të mbrojtur dritën e furrës dhe kapakun
prej xhami.
1. Rrotullojeni mbulesën prej xhami në
drejtim të kundërt të akrepave të orës për
ta çmontuar.
2. Pastroni mbulesën prej xhami.
3. Zëvendësojeni llambën e furrës me një
llambë furre që i reziston temperaturës
300°C.
Përdorni të njëjtin lloj llambushke furre.
4. Montoni mbulesën prej xhami.
Si të veprojmë nëse…
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
17
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Furra nuk nxehet Furra nuk është ndezur Ndizeni furrën
Furra nuk nxehet Nuk është vendosur ora Cilësoni orën
Furra nuk nxehet Nuk janë bërë cilësimet e
nevojshme
Kontrolloni parametrat
Furra nuk nxehet Ka rënë siguresa në kutinë e
siguresave të shtëpisë
Kontrolloni siguresën. Nëse
siguresa bie më shumë se
një herë, lidhuni me një
elektricist të kualifikuar.
Llamba e furrës nuk punon Llamba e furrës është me
defekt
Zëvendësoni llambën e
furrës
Mbi ushqim dhe në brendësi
të furrës formohet avull dhe
kondensim
I keni lënë ushqimet në furrë
për shumë kohë
Mos i lini gatesat në furrë për
më shumë se 15-20 minuta
pas përfundimit të procesit të
gatimit
Në ekran shfaqet “12.00” dhe
"LED"
Ndërprerje e energjisë Rivendosni orën
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, lidhuni
me shitësin tuaj ose qendrën e shërbimit.
Të dhënat e nevojshme për qendrën e
shërbimit janë në etiketën e parametrave.
Etiketa e parametrave gjendet në kornizën
ballore të hapësirës së furrës.
Rekomandojmë që ju t'i shkruani të dhënat këtu:
Modeli (MOD.) .........................................
Numri i produktit (PNC) ............ .........................................
Numri i serisë (S.N.) .........................................
Të dhëna teknike
Tensioni 230 V
Frekuenca 50 Hz
Instalimi
Montimi
Paralajmërim Vetëm një person
kompetent e i kualifikuar duhet të kryejë
instalimin e pajisjes. Nëse nuk kontaktoni një
person të kualifikuar ose kompetent, garancia
bëhet e pavlefshme nëse ka ndodhur një
dëmtim.
Përpara se të ndërfutni në mobilie pajisjen,
sigurohuni që përmasat e zgavrës janë të
përshtatshme.
Sigurohuni që për instalimin të ketë një
mbrojtje anti-shoku.
Në përputhje me rregulloret në fuqi, të
gjitha pjesët që sigurojnë mbrojtjen nga
18
goditja elektrike, duhet të shtrëngohen në
mënyrë të tillë që të mos hiqen dot pa
ndihmën e veglave.
Disa pjesë të furrës kanë korrent.
Kufizojeni pajisjen me mobilie dhe
sigurohuni që të mos jetë hapësira boshe.
Kjo parandalon goditjet elektrike pasi nuk
ekziston rreziku të prekni pa dashje pjesët
e rrezikshme.
Kjo pajisje mund të vendoset me pjesën e
saj të pasme dhe me një anë afër pajisjeve
ose mureve me lartësi më të madhe. Ana
tjetër duhet të vendoset afër mobilieve që
kanë të njëjtën lartësi.
Furrat inkaso dhe sipërfaqet inkaso të
gatimit janë pajisur me sisteme të posaçme
lidhëse. Për arsye sigurie, duhet të
kombinoni vetëm pajisje nga i njëjti
prodhues.
594
2
20
570
590
540
560
50
580
550 min
560÷570
550 min
593
560-570
80÷100
A
B
Lidhja elektrike
Paralajmërim Instalimet elektrike mund
të kryhen vetëm nga një ekspert i
kualifikuar dhe kompetent.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse nuk
ndiqni këto masa sigurie.
Respektoni masat e sigurisë kur instaloni
pajisjen.
Sigurohuni që tensioni dhe lloji i fuqisë në
etiketët e parametrave të përputhen me të
dhënat e tensionit dhe fuqisë së ushqimit
elektrik lokal.
Kjo pajisje nuk ka prizë dhe kabllo
kryesore.
Çdo element elektrik duhet të instalohet
ose të zëvendësohet nga tekniku i Qendrës
së Shërbimit ose nga një ekspert i
kualifikuar.
Llojet e disponueshme të kabllit : H07RN-
F, H05RN-F, H05RR-F, H05VVF,
H05V2V2-F (T90), H05BB-F.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar e
instaluar siç duhet.
Mos përdorni spina me shumë hyrje, priza
bashkuese dhe kabllo zgjatues. Ka një
rrezik zjarri.
Sigurohuni që, pas instalimit, inxhinieri të
arrijë të ketë akses të lehtë te furra, nëse
janë të nevojshme riparimet apo
mirëmbajtja.
19
Mos e tërhiqni kabllin e ushqimit për të
hequr spinën e pajisjes. Tërhiqni gjithmonë
spinën e ushqimit.
Lidheni pajisjen me ushqimin me anë të n
mekanizmi që ju lejon të shkëputni
korrentin e pajisjes, me një zgavër kontakti
me gjerësi 3 mm, përkatësisht me një çelës
automatik ose siguresë.
Të dhënat e tensionit i gjeni në etiketën e
parametrave (referojuni kapitullit
"Përshkrimi i produktit").
Probleme që lidhen me mjedisin
Materiali paketues
Materiali i ambalazhimit nuk është i
dëmshëm për mjedisin dhe është i ri-
përdorshëm Pjesët plastike janë shënuar me
shkurtime ndërkombëtare të tilla si PE, PS,
etj. Materialet e ambalazhimit hidhini në
koshat e ofruar për këtë qëllim në vendin e
caktuar lokal për këtë qëllim.
20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60

Zanussi ZOB692XQ Kullanım kılavuzu

Tip
Kullanım kılavuzu
Bu kılavuz için de uygundur